Tendera për Kite dhe Teste situate Covid – 19, Spitalet Rajonale pritet Buxheti 2021

Në faqen Open Procurement Albania, sektori Shëndetësi janë të gjitha tenderat e institucioneve që punojnë në sektorin publik.

Për të kuptuar sa po shpenzohet në blerjen e Kiteve dhe Testeve për Covid19, kush janë furnitorët, cilën tipologji testi po kërkon Instituti i Shëndetit Publik dhe Qendrat Spitalore mund të shikohen me kujdes  si Vijon:

Me Vlerë 496 000 000 Lekë (katërqind e nëntëdhjetë e gjashtë milion lekë të reja) është shpallur në datën 2 Dhjetor tenderi me titull Blerje Teste Diagnostike antigenike të shpejta për Sars – Cov -2 për nevoja të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor periudha 12 mujore, sipas listës së miratuar nga OBSH. Ky është një tender i hapur, ndërkombëtar për Blerje Mallrash përmes marrëveshjes kuadër. Afati për mbylljen e këtij tenderi është 18 Janari 2021. Link Ky tender http://openprocurement.al/sq/htender/view/id/25822

 

EUROMED shpk do të furnizojë Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë me Blerje Kit (tampon + terren) dhe tamponë orofaringeal e nazofaringeal për marrjen e mostrave të testimeve Covid 19. Tenderi kishte fond limit prej 166 260 000 lekë, në tender morën pjesë 10 operator, Oferta më e ulët e EUROMED shpk u shpall fituese me vlerë 41 760 000 lekë. Link ky tender http://openprocurement.al/sq/htender/view/id/25643

Ndërkohë pa garë me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake, Ministria e Shëndetësisë  ka blerë nga kompania EVITA shpk një sasi Teste Diagnostike antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja emergjente të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Kjo kontratë ishte planifikuar me fond limit 124 000 000 Lekë (njëqind e njëzet e katër milion lekë) dhe është ofertuar dhe lidhur kontratë 100% e vlerës së fondit limit.

Të tjera tendera të shpallura dhe finalizuar me fjalë kyçe kërkimi KIT janë listuar:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/kit?

Të tjerë tendera të shpallura dhe finalziuara me fjalë kyce kërkimi TEST:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/test?

Të tjera tendera të shpallura dhe finalizuara me fjalë kyçe kërkimi COVID:

http://openprocurement.al/sq/htender/list/keyword/covid?

 

Projekti Open Procurement Albania ju fton të kërkoni dhe vlerësoni edhe mbi tendera të fundit të Spitaleve Rajonale. Këto tendera tregojnë se blerjet dhe furnizimet për pajisje, medikamente, oksigjen dhe të tjera mallra apo shërbime që nejvoiten për funksionim si spitale Covid, janë të lidhura fort me buxhetin e vitit 2021. Ato janë tendera të saposhpallur  ose ende në proces.

 

Databaza e tenderave gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid19  është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.