Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Ndiq Paratë Ndarja Sektoriale Koncesione dhe PPP të miratuara 2017 – 2020
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Ndarjen Sektoriale për koncesione dhe Partneritetit Publik Privat PPP të miratuara në Shqipëri gjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2020. Artikulli identifikon numrin dhe vlerën e investimit specifikuar Sektorin Institucional dhe Kategorinë Sektoriale. Të dhënat janë nga databaza e Regjistrit Koncesionar PPP të publikuar në portalin OpenCorporates.al. Gjatë periudhës Janar 2017 […]
Biznese Kontraktore Shëndetësi Covid-19, Mars 2020 – Maj 2021
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS organizatë promotore e Open Data Albania po hulumton mbi Biznese, kontraktorë në sektorin shëndetësi, për blerje për përballim të Situatës Covid-19. Hulumtimi është bërë për Kontrata ku janë njoftuar fitues, sikurse për Pagesa Thesari të ekzekutuara në favor të tyre në datat mars 2020 deri maj 2021. Kompanitë janë listuar sipas totalit të vlerës. […]
Denoncim Pranë Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Fondi i Rindërtimit u përdor në Durrës për favorizim të Subjekti Elektoral
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS ka bërë kallëzim tek Komisoneri për Zgjedhjet me Objekt Keqpërdorim i Parave Publike në Zgjedhje përmes Granteve Individuale për Fondin e Rindërtimit pas Tërmetit zona zgjedhore Durrës. Keqpërdoimi është në favor të subjektit elektoral partia në pushtet qendror dhe vendor. 16 muaj pas Tërmetit në data Fushatë Zgjedhore me VKM dhe pa Ligj janë […]
AIS kallëzim kundër Bashkisë Tiranë. Mungesë transparence mbi Përfitues Fondi i Rindërtimit në Fushatë Zgjedhore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata jo qeveritare AIS / Open Data Albania i është drejtuar sot 25.05.2021 Komisionerit për të Drejtën e Informimit me një Ankesë kundër Bashkisë Tiranë. Ankimi kundër kësaj Bashkie vjen pas refuzimit për të Publikuar Vendimet e Këshillit Bashkiak Lista emërore me Përfitues të Fondeve të Rindërtimit, të datave që përkojnë me Fushatën Zgjedhore 2021. […]
AIS po kërkon një Përkthyes të Gjuhës Angleze për Përkthime Tekst i Shkruar nga Gjuha Shqipe në Gjuhën Angleze
/in Kreupost, Pozicione Pune /by adminPersoni që kërkohet duhet të bëjë përkthim të teksteve administrative, tekste me karakter social ekonomik dhe tekste ligjore. Për këtë arsye Duhet të zotërojë mirë gjuhët Anglisht dhe Shqip, dhe të jetë i aftë të punoje me fjalor mbi terminologjinë e sipërshënuar. Kandidati duhet të jetë i disponueshëm për të punuar në zyrën e Organizatës […]
Open Data Albania Media Java 2 deri 10 Maj Fondi i Rindërtimit, Përdorim në Fushatë Zgjedhore
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminTë dhëna të publikuara nga portali Open Data Albania dhe blog-u NdiqParate.al janë përdorur në javën e parë të muajit Maj si fakte për disa shkrime mediatike. Temë kryesore në media janë përdorimi i mundshëm i Fond Programi i Rindërtimit pas Tërmetit të 26 Nëntor 2019. Ky Fond u përqendrua në datat e fushatës zgjedhore […]
Periudha Fushatë Zgjedhore dhe Fondi i Rindërtimit, Shtesa Buxhetore në Transfertë e Pakushtëzuar për 11 Bashki
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania ka hulumtuar mbi shtesa për Transfertën e Pakushtëzuar për njëmbëdhjetë bashki përfituese nga Fondi i Rindërtimit. Fokus janë Transfertat e miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM në Periudhën Fushatë Zgjedhore 25 Mars deri 25 Prill 2021. Në analizë janë parë edhe data parazgjedhore nga 1 janari deri 25 Prill. Artikulli: http://ndiqparate.al/2021/05/07/periudha-zgjedhore-dhe-fondi-i-rindertimit-shtesa-buxhetore-ne-transferte-e-pakushtezuar-per-11-bashki/ Transfertë […]