Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Regjistri i Magjistratëve, Shtohen Profile të reja Prokuror dhe Gjyqtaar AksesInfoDrejtësi.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë periudhën Dhjetor – Janar 2021 janë shtuar në Regjistrin e Magjistratëve , databazë publike krijuar nga AIS pasaporta profil për 17 Gjyqtar dhe Prokurorë (Magjistratë) që kanë kaluar Vettingun në muajt apo javët e fundit. Në çdo Profil Pasaportë të krijuar ka informacion CV, vetë deklarimet publike, kualifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat […]
Kosto Koncessionare PPP për Taksapaguesit Publik viti 2018 – 2023 Planifikime.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Kostot e Buxhetit të Shtetit për Koncesionet Partneritet Publik Privat (PPP) që mbulohen me fonde publike, për periudhën 2018-2023. Artikulli identifikon planifikimin për pagesa vit pas vit dhe sipas shoqërive koncesionare bën një analizë të ecurisë në vite. Ky hulumtim mbështetet mbi dokumentin e Relacionit të Buxhetit që shoqëron […]
Mediat Shqiptare : Përgjimet e Antimafias Italiane për Influencë në Tender në Tiranë, 80 Prokurime u denoncuan për risk dhe korrupsion nga Open Procurement Albania.
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminNë muajin Janar janë disa portale që kanë përdorur të dhënat e databazave tona për raportime mbi çështje të korrupsionit dhe parregullsive. Në disa prej tyre bëhet një lidhje mes përgjimeve të bëra nga Antimafia Italiane ne 2017 (publikuar ne Itali Janar 2021), dhe tenderave të denoncuar me risk për parregullsi dhe korrupsion në databazën […]
Buxheti 2021 Kosto Publike të Parashikuara për koncesione Partneriteti Publik Privat (PPP)
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania po hulumton mbi Kostot e Parashikuara për tu paguar për Partneritetet Publik Privat PPP apo Koncesione, që mbulohen nga Buxheti i Shtetit 2021. Artikulli bën një analizë sipas kontratave koncesionare PPP që janë aktive në vitin 2021 dhe kostot e parashikuara për secilën nga këto kontrata përgjatë periudhës 2018-2023. Në vitin 2021, […]
Përgjimet e Ndrag’hetas që përfshinë Bashkinë Tirane e Shëndetësinë – Çfarë dimë deri tani?
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminExit.al ka publikuar në datën 21 Janar një Shkrim me Titull: Përgjimet e Ndrag’hetas që Përfshijnë Bashkinë Tiranë dhe Shëndetësisë. Përmbajtja e Shkrimit si vijon: Arrestimi i dhjetëra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë […]
Te dhënat/ Si i fitoi kompania e përgjimeve të Ndragheta-s 80 tendera publik në Shqipëri, “Open Data” ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi
/in Aktivitete, Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminDosja.al ka publikuar më 23 Janar 2021 artikullin me titull: Të dhëna / Si fitoi Kompania e Ndragheta-s 80 tendera publikë në Shqipëri, Open Data ngriti flamurin e kuq po askush nuk e dëgjoi Nis marrja në pyetje e personave të përfshirë në aferën prej 250 mln € në Itali Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve […]
AIS po kërkon dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme
/in Aktivitete, Kreupost, Pozicione Pune /by adminPozicioni: Analist Open Data. Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion. Varet nga: Drejtori i Projektit Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj. Datë Publikimi: 01/03/2021 Afati për Aplikim: deri 31 Mars 2021. Organizata AIS, një […]