Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Përmbledhje e përpjekjeve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDiskutimet rreth Teatrit Kombëtar filluan në mars të vitit 2018 me paraqitjen nga kryeministri Rama të një projekti ndërtimi për një teatër të ri. Megjithatë, me sipërfaqe prej 3000 m², projekti i Teatrit të ri Kombëtar zë më pak se gjysmën e sipërfaqes fillestare. Pjesa tjetër synohet të përdoret për ndërtimin e ndërtesave të larta […]
Parlamenti po voton Kontrata Koncesionare PPP në Gjendje Fatkeqësi Natyrore
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDeputetët e Kuvendit do të votojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, konkretisht në seancën parlamentare të datës 30 Prill një Ligj për Miratim të Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës. Kjo vendimmarrje Politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit […]
Rast Studimor – Prokurimi Publik
/in Aktivitete, Kreupost, Publikime /by adminNjë aktivitet tjetër i projektit tonë “Improvement of Integrity of the Public Contractor. Legislation; Practice and Role of civic Actor” ishte përgatitja e dy rasteve studimore për dy kontrata të mëdha publike dhe prokurime. Objektivat e së parës janë Marrëveshja Koncesionare për financimin, projektimin, rinovimin, furnizimin, riorganizimin dhe funksionimin e koncesionarit PPP për ofrimin e […]
Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete, i shmanget Pjesëmarrjes dhe Transparencës
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS promotore e Open Data Albania. vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19. Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë […]
Tender Programi i Rindërtimit, Pjesa e Mbështetur nga Buxheti i Shtetit
/in Kreupost /by adminOpen Procurement Albania publikon Prokurimet 9.4 miliard lekë (76,42 milion Euro) për Shtëpi dhe Shkolla të dëmtuara nga Tërmeti. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar. Të dhëna dokumente dhe çdo etape të procedurës aksesohet lehtësisht në databazën […]
Kërkesë për Informim mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminTogether for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF i kanë drejtuar një kërkesë për Informim, mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19, Ministrisë së Shëndetësisë. Kërkesën e plotë për Informim e gjeni Këtu
15 ORGANIZATA KUNDER PROPOZIMEVE LIGJORE TE QEVERISE PER MEDIAT data 10 dhjetor 2019
/in Kreupost, Mbulimi mediatik, Njoftime per shtyp /by adminNe, një grupim prej 15 organizatash të gazetarëve dhe shoqërisë civile, në mënyrë të përsëritur, duke filluar nga Dhjetori i vitit 2018, përmes deklaratave tona publike i kemi kërkuar qeverisë të tërheqë dy projektligjet e prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje, duke renditur të gjitha kundërtitë tona. Gjithashtu, pas dorëzimit të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin […]