Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Projekti OpenLGP Albania prezantohet në Personal Forum Democracy Poloni 2016
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë datat 17 dhe 18 mars u mbajt në Gdansk të Polonisë Personal Forum Democracy 2016 për Europën Qendrore dhe Lindore PFD 2016. Ky forum zhvillohet çdo vit në Poloni si një përpjekje e shoqërisë civile për të përdorur teknologjinë për demokratizim dhe angazhim civil. Folës dhe Moderatorë të workshopeve këtë vit u përqendruan tek […]
Java e Interneti 2016 / Get Online Week 2016
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFuqizohu, Punësohu Instituti Shqiptar i Shkencave në partneritet me Telecentre Europe organizon për të pestin vit në Shqipëri fushatën vjetore Get Online Week për fuqizimin dixhital. Ky event mbahet ne datat 14 deri 20 Mars në mbarë Europën. Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin e internetit. Në […]
Tregues mbi Shoqëri Aksionare me Kapital Publik Open Data Albania
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOpen Data Albania ka hulumtuar mbi tregues të performancës së Shoqërive Aksionare SHA me Kapital Publik, duke marrë në shqyrtim 120 të tilla. Analiza ka vlerësuar kapitalin e tyre themeltar, rritjen apo zvogëlimin në vitin 2014 dhe 2015, xhiron vjetore për 2014 apo fitimin vjetor përpara tatimit. E njëjta analizë është bërë edhe për Aftësinë […]
AIS vs PS, LSI dhe PD mbi Transparencën me Fondet e Fushatave. Kërkesë Gjykatës Administrative Apeli për përshpejtim të shqyrtimit gjyqësor
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaNë vijim të procesit gjyqësorë, dhe përpjekjeve për të detyruar partitë politike të vënë në dispozicion të publikut në kohë reale (gjatë fushatës) të dhëna për Financimin e Fushatave Zgjedhore, po ndajmë me ju informacion mbi zhvillime të fundit. Konkretisht AIS, ka depozituar në Gjykatës Administrative Apeli, një Ankim me Objekt: Shfuqizimin e vendimit nr. […]
DiploHack Tirana 29 – 30 Janar
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAmbasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Instituti Shqiptar i Shkencave do të organizojë DiploHack Tirana, “Zë për Shoqërinë Civile: përdorim I të dhënave transparente për advokim nga shoqëria civile”, në datat 29 dhe 30 janar 2015. Ky event Hackathon do të bëjë sëbashku përfaqësues të shoqërisë civile, diplomat, dhe programues në një event […]
Prokurime Publike të Bashkive Open LGP
/in Kreupost, Projekte /by adminFinalist në Open Data Hackathon Albania 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminData 19. 12. 2015 Organizator AIS në kuadër të MG&P Vendi My Office Tiranë Tema këtë vit: Jeta në një Qytet Tjetër Hackathon Hacker + Marathon është maratona e hapur ku individ të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion apo hartë. Këtë vit Hackathon u mbajt në 19 dhjetor dhe tema […]