Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Etapa të Procesit gjyqësor AIS vs Parti politike për transparencë me financat elektorale
/in Aktivitete, Kreupost, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS ka paraqitur në Gjykatën e Apelit Administrativ ankimimin ku insiston që ky nivel gjyqësor të interpretojë mbi detyrimin e Subjekteve Elektorale për të bërë transparente në kohë reale shpenzimet dhe donacionet e fushatës. Palë të paditura janë tre partitë kryesore PD, PS dhe LSI, të cilat nuk ju përgjigjën kërkesës së organizatës për të […]
Deklarata dhe Interesa Pasurore për Kryebashkiak të zgjedhur në 21 qershor 2015
/in Aktivitete, Kreupost /by adminNë kuadër të programit Money, Government & Politics, në portalin Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet janë përditësuar të dhëna për pasurinë e deklaruar të Kryebashkiakëve të Zgjedhur më 21 qershor 2015 dhe të pjesëtarëve në lidhje familjare me ta. Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe […]
Rritja e impaktit të Open Data në demokratizimin e politikave fiskale
/in Aktivitete, Kreupost /by adminSi kontribuon Open Data në transparencën e buxheteve dhe shpenzimeve publike? Në kuadër të projektit OpenBudgets.eu, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) merr pjesë në workshopin “Demokratizimi i Politikave Fiskale” i organizuar nga Open Knowldege International dhe OKF Germany, në datat 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2015. Workshopi kishte si qëllim krijimin e një modeli open-source për integrimin e […]
Money Government & Politics në Media Dhjetor 2015
/in Kreupost /by adminFtesë për pjesëmarrje: Hackathon Albania 2015 “Jeta në një Qytet tjetër”
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminHackathon Hacker + Marathon është një maratonë e hapur e cila do të organizohet nga AIS në datën 19 Dhjetor 2015. Individë të ndryshëm mund të marrin pjesë, punojnë dhe finalizojnë një aplikacion. Këtë vit tema është Jeta në një Qytet Tjetër dhe sugjerohet të krijohen harta apo app me të dhëna mbi një zonë […]
Shpenzime Transparente për Bashkitë
/in Kreupost, Projekte të Kaluara /by adminUSAID/Albania dhe Planning & Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë do të zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data. Qytetarët dhe grupet e interesit do të kenë akses të pakufizuar në informacionin mbi shpenzimet për programet dhe funksionet e qeverisjes lokale. Rezultate specifike të kësaj iniciative do të jenë, zhvillimi i një aplikimi “Modeli i Shpenzimit të Parave” dhe një aplikim për “Monitorimin e Thesarit të Bashkisë”,
Workshop me gazetarë, Iniciativa Open Spending
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata jonë AIS me datë 10 Tetor 2015, ora 10.30 zhvilloi një workshop me gazetarë të cilët në vijimësi do të angazhohen në Iniciativën Open Spending. Kjo nismë konsiston në krijimin e një networku me gazetarë lokal të afirmuar, të cilët do të angazhohen në informimin e publikut mbi mënyrën e shpenzimit të parave të […]