Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
AIS merr pjesë në workshopin WeLoveData
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaMë 24-25 Mars 2015, Zyra Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe ECSI organizuan në Stamboll, Turqi një workshop mbi të dhënat e hapura për OJQ-të në Euro-Azi, me titull: WeLoveData. Workshopi kishte si qëllim adresimin e nevojave dhe sfidave me të cilat komuniteti i të dhënave të hapura përballet në Evropë dhe Azinë Qëndrore. Aktiviteti […]
Java e Internetit. Takim me të rinjtë e shkollës së mesme “Ismail Qemali” Tiranë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të nismës Get Online Week, Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një takim me të rinj nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” Tirane. Nën slloganin Fuqizohu, Punësohu kërkohet të nxisim të rinjtë të zgjedhin të studiojnë në fushat ku tregu i punës ka më shumë kërkesa. Në vitin 2020 në BE parashikohet të ketë […]
Get Online Week 2015 – Anketë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi Hysa23-29 Marsi është Java e Internetit / Get Online Week 2015. Për të katërtin vit rresht Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) është pjesë e kesaj fushate për fuqizimin dixhital organizuar nga Telecentre Europe nën moton Fuqizohu; Punësohu.Në kuadër të kësaj jave ju lutemi të gjeni pak sekonda kohe të plotesoni këtë pyetësor. http://gow15.al.questionpro.com/
AIS në kërkim të bashkëpunëtorëve
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaOrganizata jonë AIS, ka dëshirë të zbatojë me shtrirje sa më të mirë territoriale programet e saj. Për këtë qëllim ne jemi në kërkim të bashkëpunëtorëve tanë kryesisht korrespondent mediatik, në qytete të ndryshme të vendit. Konkretisht në qytete / bashki si: Mirditë; Malësi e Madhe; Bulqizë; Mat; Kurbin; Kamzë;Peqin; Librazhd; Lushnje; Kuçovë; Ura Vajgurore; […]
AIS merr pjesë në workshopin Open Data Priorities and Engagement
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaAIS përmes programeve për Open Data Albania do të marrë pjesë duke përfaqësuar Shqipërin në workshop me titull: Open Data Priorities and Engagement dhe organizohet në datat 16 dhe 17 mars në Timisoara të Rumanisë. Organizator të këtij eventi është Share-PSI 2.0 the Network for Inovation in European Public Sector. Organizata jonë AIS si promotore […]
Raporto në kohë reale – Trajnim me gazetarë lokalë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaZA’LART ICT për zgjedhje të drejta Më 12 Mars, AIS organizoi trajnimin me titull Raporto në Kohë Reale. Trajnimi synonte rritjen e kapaciteteve të gazetarëve lokal në monitorim dhe raportim të problematikave në Proçese Zgjedhore. Pjesmarrës ishin përfaqsues të mediave tradiconale (televizione dhe gazeta) në disa qarqe si Korça; Shkodra; Fieri; Dibra; Vlora dhe Kukësi. […]
Trajnim në kuadër të projektit ZA’LART – ICT për Zgjedhje të Drejta
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të aktiviteteve për projektin ZA’LART 2015, më 4 Mars, AIS organizoi një trajnim- workshop me pjesëtarë të redaksisë Ad-Hoc dhe stafin që do të angazhohet në zbatimin e ketij projekti. Synimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve dhe aftësimi në përdorim të platformës për monitorim dhe verifikim të problematikave zgjedhore në kohë reale. […]