Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Jora Risto shpallet fituese e konkursit e-Participation
/in Aktivitete, Kreupost /by adminKonkursi e-Participation EU, Ceremonia më 8 dhjetor në godinën e Parlamentit Europian Bruksel. AIS si pjesëmarrës i rrjetit Telecenter Europe në kuadër të Projektit e-UROPA organizoi në muajt maj – shtator 2015 Konkursin “Historia ime në e-Pjesëmarrje”. Konkursi kishte për qëllim mbledhjen e historive më të bukura personale me fund pozitiv ose jo. Në çdo […]
Programi Money, Government and Politics prezantohet në TransparencyCamp 2015
/in Kreupost /by admin11-12 Shtator, Washington DC Për të tretin vit rradhazi organizata jonë është bërë pjesë e eventit TransparencyCamp 2015 një “unconference” për OpenGov e organizuar nga Fondacioni Sunlight. Cdo vit në këtë event mblidhen qindra profesionistë të cilët ndajnë njohuritë dhe risitë teknologjike në funksion të mirëqeverisjes. Përfaqësuesja e AIS Besjana HYSA foli në këtë aktivitet […]
Money, Government & Politics
/in Kreupost /by Besi HysaProjekti Money, Government and Politcs dhe aktivitetet e tij kanë për synim të adresojnë tek publiku realisht çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontestin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi synon të hapë të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërore; pagesa të institucioneve buxhetore; shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçensionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
ZA’LART 2015 – Perceptimi Qytetar mbi Fushatën Elektorale
/in Kreupost, Projekte, Projekte të Kaluara /by adminZA’LART 2015, është një projekt ku qytetarët ftohen të raportojnë përmes web-it dhe aplikacioneve mobile, probleme dhe vështirësi gjatë procesit zgjedhor. ZA’LART mundëson pjesëmarrje dhe monitorim në kohë reale. Projekti është një formë e re e shprehjes së vlerave demokratike. Qëllimi është: të dëgjohet zëri qytetar në zgjedhjet vendore 2015. Përdorimi i teknologjisë dhe inovacionit […]
Open Corporates / Kompani Biznesi
/in Kreupost /by Besi HysaKy projekt synon të bëjë të hapura të dhëna mbi shoqëritë e biznesit që funksionojnë në vend. Përmes një aplikacioni Shoqëri Biznesi kushdo mund të gjejë dhe përdorë me lehtësi të dhëna mbi emrin e kompanisë; numrin e Identifikimit (NIPT); vitin e themelimit dhe formën ligjore të funksionimit të saj. Për çdo kompani të regjistruar […]
Broshura e rrjetit Unite-IT në gjuhën Shqipe
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaUnite-IT është rrjet joformal i përfshirjes dixhitale të profesionistëve (mësuesit dhe trajnerët, ekspertët, mjekët, biznesi, hartuesit e politikave, akademikë) që synojnë bashkimin e Evropës përmes Fuqizimit dixhital. Unite-IT krijon një hapësirë bashkëpunimi për anëtarët e saj që të angazhohen në mënyrë të hapur dialogu, ndajnë përvoja dhe burime ndërtojnë kontakte mes njëri-tjetrin dhe të krijojnë […]
Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore mbi administrimin e proçesit zgjedhor
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaDhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar proçesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitorojë proçesin e numërimit të votave. Përmes portalit online zalart.al është bashkëpunuar me qytetarët për të siguruar një proçes të rregullt zgjedhor. Fakti që qindra qytetarë në të gjithë Shqipërinë i janë përgjigjur thirrjes për […]