Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Raporto në kohë reale – Trajnim me gazetarë lokalë
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaZA’LART ICT për zgjedhje të drejta Më 12 Mars, AIS organizoi trajnimin me titull Raporto në Kohë Reale. Trajnimi synonte rritjen e kapaciteteve të gazetarëve lokal në monitorim dhe raportim të problematikave në Proçese Zgjedhore. Pjesmarrës ishin përfaqsues të mediave tradiconale (televizione dhe gazeta) në disa qarqe si Korça; Shkodra; Fieri; Dibra; Vlora dhe Kukësi. […]
Trajnim në kuadër të projektit ZA’LART – ICT për Zgjedhje të Drejta
/in Aktivitete, Kreupost /by Besi HysaNë kuadër të aktiviteteve për projektin ZA’LART 2015, më 4 Mars, AIS organizoi një trajnim- workshop me pjesëtarë të redaksisë Ad-Hoc dhe stafin që do të angazhohet në zbatimin e ketij projekti. Synimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve dhe aftësimi në përdorim të platformës për monitorim dhe verifikim të problematikave zgjedhore në kohë reale. […]
AIS merr pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Telecentre Europë
/in Kreupost /by Besi HysaTelecentre Europë mbajti Asamblenë e përgjithshme (GA) në Bruksel (Belgjikë) më 25 Shkurt 2015. Pjesmarrja këtë vit ishte shumë e lartë dhe përbehej nga 39 organizata që veprojnë në Europë . Instituti Shqiptar i Shkencave morri pjesë në këtë asamble si pjestar i Telecentre Europe. Eventi Zgjati dy ditë dhe u zhvillua në ambientet e Microsoft […]
Open Corporates Albania pasqyrohet në VOA
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by Besi HysaNë datën 21.02.2015, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura (International Open Data Day), Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) si promotor i Open Data organizoi takimin prezantues të Open Corporates Albania.
Ftesë për pjesëmarrje: Open Data Day Albania (21 Shkurt 2015)
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaAIS si promotor i Open Data ka kënaqësi t´ju informojë se në datën 21 shkurt është Dita Ndërkombëtare e të Dhënave të Hapura: Open Data Day 2015. Në këtë datë në kryeqytete të ndryshme të botës, aktivist dhe promotor që punojnë për të dhëna të hapura përpiqen të orgnizojnë evente dhe prezantime të ndryshme. Në Shqipëri, me […]
Dita Ndërkombëtare e Open Data 2015
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by Besi HysaDatë 21 Shkurt, 2015 ora 11:00 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të dhënave të hapura, International Open Data Day 2015, Instituti Shqiptar i Shkencave në bashkëpunim me qëndrën Protik organizojnë workshopin për prezantimin e Open Corporates Albania në ambientet e qëndrës Protik.
Fillon lobimi për të abroguar ligjin që pakëson përfitim leje lindje. Open Data Albania publikoi tabelat me përllogaritjet e reja
/in Kreupost /by adminPas analizës së detajuar të publikuar në Open Data Albania mbi pakësimin e përfitimit si pasojë e ndryshimeve ligjore, anëtare të Grupit për Çështje Gjinore në Parlamentin e Shqipërisë kanë njoftuar se do të shikohet mundësia për abrogim të këtij neni me efekte ligjore përkeqësuese. E drejta e grave për të përfituar leje lindje rrjedh […]