Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Startoi “Shkurti Muaji i Angazhimit Civil për EU Integrim” – AIS prezanton Dokumentin mbi Kontrollin e Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe Konteksti Shqiptar
/in Aktivitete, Kreupost /by adminShkurti Muaji i Angazhimit Civil për Integrimin Evropian, filloi me një event të Organizatës AIS, me titull Kontrolli i Integritetit të Kontraktorëve Publik, praktikat EU dhe kontraktimi në Kontekstin Shqiptar, ku u prezantua edhe një Dokument Politikash realizuar në kuadër të Projektit C1-EU-NPA. Në takim mori pjesë edhe shkëlqesia e tij ambasadori i Mbretërisë së […]
Në punojmë në Edukim Qytetar – Fuqizim i të rinjve në Antikorrupsion
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, ky është qëllim për të cilin prej një viti kemi krijuar një grup me të rinj pjesë e OpenDataYouthNetwork. Në muajin tetor ky ekip u trajnua mbi disa tema të rëndësishme në analizë dhe rritje kapacitetesh kundër korrupsionit. Edukimi qytetar dhe forcimi i Modeleve FactChecking për llogaridhënie janë dy aspekte […]
StartUp Datathon Albania, Data Marathon nga AIS promotor i të Dhënave të Hapura
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAIS po i kthehet traditës së Datathon dhe Hackathon Albania. Kemi startuar këtë nëntor punën më një grup të rinjsh për DataThon që do të mbahet në Janar 2023. DataThon vjen nga fjalët Data plus Marathon. Janë evente ku njerëzit takohen për të punuar së bashku mbi një ide, dhe për të mbledhur, analizuar, vizualizuar […]
Transaksione Thesari, 10 vjet të dhëna të hapura për çdo shpenzim, 1900 institucione buxhetore
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminSi shpenzon Qeveria Paratë e Taksapaguesve. Databaza jonë e mirë strukturuar Transaksione Thesari, mundëson monitorim të të gjitha pagesave që Institucionet Buxhetore kryejnë ndaj palëve të treta. Tashmë janë 10 vjet të dhëna për çdo pagesë të realizuar. Të dhënat sigurohen përmes aksesit në informacion nga Drejtoria e Thesarit. Ato vendosen në një sistem ku […]
Raporte Gjinore dhe Open Data, Zbardhen të dhëna social-ekonomike mbi balancat
/in Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminPortali Open Data Albania publikon në vijimësi të dhëna qe lidhen me Statistika për Balancat Gjinore në vend. Artikujt listohen për Tema Raporte Gjinore (Gender Relations). Të dhënat e fundit të publikuara lidhen me balancën në sektorë dhe fusha si Demografi, Edukim, Përfaqësim Publik dhe Politika Penale ndaj grupeve gjinore. Të dhënat ndihmojnë në evidentimin e raporteve […]
Kontrolli Kushtetues mbi Ligjet Korruptive, Vakancat disa vjeçare në Gjykatën Kushtetues sjellin Pasoja të Rënda për Parandalimin e Korrupsionit me Ligj
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata AIS inicioi në Shtator 2021 një Padi për Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar Shfuqizimin si antikushtetues të ligjit që rregullon Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit. Padia e Organizatës AIS/ Open Data Albania kërkonte Shfuqizim të Pjesshëm të Ligjit nr 97/2019 për miratimin e Aktit normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9 / 2019 […]
Gazeta gjermane Die Welt shkruan për Shqipërinë: Corruption, justice and issues with press freedom – is Albania ready for the EU?
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminShqipëria drejt BE, shtypi Gjerman kritikon qeverinë, themeluese e AIS, Aranita Brahaj flet për korrupsionin dhe drejtësinë Gazeta serioze Gjermane ka Die Weld ka publikuar këtë shtator një artikull me titull: Corruption, justice and issues with press freedom – is Albania ready for the EU? Artikulli analizon me kujdes disa aspekte të gjeopolitike dhe […]