Tendera në shëndetësi, 40% e procedurave me risk klientelizmi, shënuar me flamur të kuq

Arrestimi i zyrtares mё tё lartё tё Ministrisë sё Shёndetёsisё pёrkon me zhvillime difektoze nё kontraktimet publike tё këtij sektori.

AIS, përmes databazёs OpenPorcurementAlbania kategoria Shëndetësi prej vitesh monitoron tё gjitha procedurat dhe vlerëson e markon me njё Flamur tё Kuq (rrezik pёr parregullsi dhe klientelizёm) disa prej tyre ku indicia ёshtё e shprehur qartё.


Link DataBaza
Link Listimi me Flamur te Kuq (risk për klientelizem dhe parregullsi)

Shëndetësia ёshtё sektori ku raporti Tendera me Flamur tё Kuq kundrejt Tendera nё Total e kalon raportin 40% tё rasteve (tek bashkitë ky indicator lёviz nga 15 deri 25%).

Fenomeni i arrestimit vetëm nё raste flagrante mitmarrje ёshtё shumё pak pёr tё minimizuar korrupsionin nё tenderim. Analiza, investigimi apo auditimi i procedurave me rrisk do tё çonte nё shpёrndarje mё tё mirё tё parasë publike nё kёtё sektor qё ndikon dhe vulnerabilizon jetёn e pacientëve nё systemin shёndetёsor. List tendera tё Ministrisë sё Shёndetёsisё pёr tё cilët Ministria ende nuk ka shpallur fituesin.