Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Para dhe Pushtet, Media zbardh Interesa Ekonomik të Ministrave dhe Familjarëve Kabineti Ministrorë Rama 3
/in Kreupost, Mbulimi mediatik /by adminKontrolli Publik i interesave ekonomike dhe personale të Shtetarëve, është proces i rëndësishëm sa i takon Integritetit. AIS ka krijuar databazën online Para dhe Pushtet, me të dhëna të Integruara, ku publikohen pasuri dhe interesa të Individëve Drejtues në Pozicione të larta. NewsBomb revistë e printuar çdo muaj, i ka kushtuar një Shkrim në Kopertinë […]
AIS pjesë e marrëveshjes me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes ILD dhe 6 organizatave të Shoqërisë Civile.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminVendosja e një komunikimi të vazhdueshëm mes shoqërisë civile dhe Zyrës së ILD-së, u formalizua sot përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Z. Artur Metani dhe gjashtë organizatave të shoqërisë civile (OSHC), që kanë pjesë të punës së tyre monitorimin e reformës në drejtësi, e të drejtave të njeriut, […]
Dokument Politikash Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Europan
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Publikime /by adminDokumenti i politikave me titull Prokurimet Publike në Lupën e Integrimit Evropian është dokument i hartuar nga Organizata AIS / Open Data Albania si rezultat i Projektit C1 – EU – NPA Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike, përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri. […]
Bëhu Pjesë e #OpenData Fellowship Youth #Network
/in Aktivitete, Kreupost, Pozicione Pune /by adminMundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar • Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania • Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa […]
Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Pozicione Pune /by adminDatë 09/02/2022 AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për […]
AIS po kërkon Dy Analist të Dhënash me kohë të plotë dhe të pjesshme
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp, Pozicione Pune /by adminPozicioni: Analist Open Data. Programi: Open Data, Access and Transparency over sectors to Risk of Corrupsion. Varet nga: Drejtori i Projektit Paga: Totali për pagë neto plus të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës, plus tatime mbi pagën është planifikuar 900 Euro në muaj. Datë Publikimi: Gusht 2022 Afati për Aplikim: Shtator 2022 Organizata AIS, një organizatë e […]
Open Data FellowShip Youth Network, punojmë me të rinjtë për rritje kapacitetesh
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS po punon me një ekip rinor për edukim, rritje të kapaciteteve dhe aftësive të tyre në artikulim publik dhe debatin e bazuar në kontrollin e fakteve. Të rinjtë vijnë nga audtiore universitare, institucione të rëndësishme apo nga organizata dhe lëvizje qytetare. Forcimi i tyre kundër Korrupsionit përmes Edukimit Qytetar, dhe përmirësimit të modeleve për […]