Shembuj aplikimesh që mund të prezantohen në Open Datathon Albania 2011
Aplikimet që priten në këtë Hackathon do jenë të ndarë në 2 kategori. 1) Prezantime vizuale të të dhënave kryesisht nga ekspertë ekonomie dhe gazetarie dhe 2) aplikime ekspertësh të informatikës (mashups, flash, interactive maps etj).
Një shembull i një prezantimi vizual të dhënash është psh artikulli i kolegeve tona tek ODA Blerta Zilja & Marilda Mançka
Shembulli i mësipërm bazohet mbi një punë hulumtuese të shpërndarjes së buxhetit shqiptar sipas funksioneve. Vizualizimi i shpërndarjes së buxhetit nëpërmjet Google Visualization Tools jep një ide të qartë të peshës së zërave të ndryshëm të buxhetit. Shembull, shteti shqiptar shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit për mbrojtjen sociale. Vizualizimi është bërë i mundur nga këto të dhëna dhe gjendet tek kjo lidhje.
Nëse jeni një web developer dhe dëshironi të bëni dicka ndryshe, atehere vizualizimi i të dhënave me tabela në të cilat mund të rendisësh lehtësisht rezultatet apo vizualizim i elementeve në harta, është një sfidë e këndshme për këdo. Një aplikim i tillë mund të gjendet tek: http://datathon.data.al/ndotjaplazhe. Aplikimi bazohet mbi artikullin: Cilësia e plazheve shqiptare 2009