Informacione mbi aktivitetin Hackathon 2011

Ngjarja: Open Data Albania Hackathon
Vendi: Fakulteti i Ekonomisë, Rr. “Arben Broci”, Tirana, Albania

Përshëndetje të nderuar  pjesëmarrës në Datathon Albania 2011,
Po ju shkruajmë për disa informacione të tjera mbi këtë aktivitet. Siç dhe është pasqyruar në faqen tonë, Open Datathon Albania do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë Universiteti i Tiranës, të Martën 20 dhjetor ora 10.00 tek Seksioni A i godinës, kati II.

Te ftuar dhe pjesëmarrës do të mblidhen në orën 10.00, ndërsa vetë konkurrentët janë të lutur të paraqiten që në orën 9.00 me qëllim realizimin e një komunikimi dhe prezantimi të përbashkët.
Deri tani kemi njoftime për 20 pjesëmarrës kryesisht studentë që konkurrojnë për tre çmimet e Datathon. Vlerësimi do të bëhet për 50% të pikëve nga vetë pjesëmarrësit  dhe pjesa tjetër e pikëve janë nën vlerësimin e Jurisë e cila paraprakisht përbëhet nga disa pjesëtarë të stafit të Open Data Albania.

Open Datathon Albania do të reklamohet në tre website me reputacion mbi Teknologjinë e Informimit dhe Aktivizimin Qytetar që janë http://open.data.al/, http://datathon.data.al/, http://ais.al. Gjithashtu aktiviteti do të promovohet në media dhe tek portali i mirënjohur ne gjuhen shqipe www.shqiperia.com.
Open Datathon Albania do të prezantohet si një Maratonë e Inteligjencës dhe Krijimtarisë; si një festë e ideve të reja për Teknologji të Informacionit dhe njëkohësisht si një aktivitet që bëhet pjesë e një zinxhiri eventesh në shumë kryeqytete evropiane. Deri tani kemi rreth 70 të regjistruar, por ka vend dhe për të tjerë kështuqë jeni në kohë të ftoni miq e të njohur të marrin pjesë.

Duke parashtruar idenë dhe ftesën tonë për pjesëmarrje jemi të hapur për propozime dhe sugjerime nga ana Juaj.

Për më shumë informacione: Open Data Albania Hackathon