SHKURTI 2022: Muaji i Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian!

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian në tërësi si dhe procesi i negociatave për anëtarësim në veçanti është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare si një prioritet kombëtar, i cili kërkon vazhdimësi dhe angazhim nga të gjithë faktorët shoqëror.

Ideja për të patur një muaj të veçantë, të dedikuar me aktivitete të ndryshme dhe të organizuar nga të gjitha grupet e interesit si dhe institucionet publike e jopublike të përfshira në proces, vjen për të rritur më tej cilësinë e debatit publik mbi procesin e integrimit evropian si dhe për të patur një fokus më të gjerë në informimin dhe njohjen e procesit.

 

Muaji i Integrimit në BE:

 Më shumë përfshirje e aktorëve shoqërorë në procesin e Integrimit Evropian.

 Rritje e cilësisë së debatit publik mbi Integrimin dhe Negociatat.

 Njohje më e mirë e hapave që Shqipëria do të ndjekë në rrugën drejt BE.

→ Rritje e transparencës dhe bashkërendimit ndërmjet aktorëve publikë dhe jopublikë.