Vlerësimi i Impaktit Fiskal në Reforma Strukturore (FIASR) – Rast Studimor mbi Shqipërinë

Në datat 23 dhe 24 tetor 2012, Center of Excellence in Finance CEF organizoi në Danilovgrad të Malit të Zi, seminarin me titull Fiscal Impact Assessment of Structural Reforms. Instituti Shqiptar i Shkencave, AIS u prezantua në këtë event me ekspert të tij duke prezantuar një rast studimor mbi Vlerësimin e Impaktit Fiskal të Reformave Strukturore në Shqipëri.

Ky seminar organizohet nga CEF në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Malit të Zi me mbështetje të SECO – World Bank Trust Fund themeluar nga Unioni Europian. Ky seminar finalizoi punën kërkimore disa mujore me qellim realizimin e nj një studim të gjerë me objekt vendeve si Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia dhe Turqia. Pjesëmarrja e ekspertëve të AIS në këtë projekt si partner të Center of Excelence in Finance shënon edhe një nga bashkëpunimet e para me karakter kërkimor në fushën e financës publike.

Rasti Studimor për Shqipërinë me titull Fiscal Impact Assessment of Structural Reforms – Albania ka si autorë dy ekspertë të Institutit Shqiptar të Shkencave znj. Blerta Zilja dhe znj. Edlira Kalaja. Në këtë analizë kërkimore vlerësohet impakti i reformave strukturore të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare duke vënë theksin tek nevoja e rritjes së kapaciteteve të drejtorive të buxhetit në ministritë e linjës, gjatë konceptimit dhe implementimit të reformave strukturore. Ky rast studimor për Shqipërinë do të publikohet së shpejti në faqen zyrtare të CEF www.cef-see.org .