Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Workshop mbi “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”
/in Aktivitete, Kreupost /by adminNë kuadër të projektit të USAID, “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, AIS është duke organizuar një workshop për Inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave me temën “Sistemet Elektronike të Deklarimit të Pasurive për Maksimizimin e Transparencës”. Nëpërmjet këtij workshop-i, Inspektorët do të mund të diskutojnë me eksperten ndërkombëtare […]
DataThon 2018 – Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa ?
/in Aktivitete, Kreupost /by adminAIS, organizatë promotore për të dhëna të hapura dhe grant marrëse e programit Lëviz Albania organizon eventin DataThon 2018. Slogan i eventit: Si shpenzon Bashkia ku unë paguaj Taksa. DataThon është një marathon dy ditore për të gjetur, analizuar, vizualizuar dhe shpjeguar me fakte të thjeshta, procese të buxhetimit, kontraktimit, prokurimit dhe të tjera, që […]
Integrimi i algoritmit Red Flag në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost /by adminIntegrimi i algoritmit Red Flags në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH) është një nga shtyllat e projektit “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”, të financuar nga Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga University Research Company, LLC (URC). Pas një serie takimesh me stafin e KLSH-së, në mënyrë […]
Prokurime të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga janar 2015, online një databazë sipas standardit OpenContracting
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga institucionet më të rëndësishme publike. Projektet e tij mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe kreditimi i Institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Prokurimi i punëve civile të FSHZH janë prokurime me rëndësi të veçantë për shkak të vlerave të larta dhe impaktit që duhet të krijojnë në sektorin publik. AIS […]
Asset Declaration, interesa ekonomike dhe pasurore të Kryebashkiakëve
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminCilat janë interesat ekonomike të Kryebashkiakëve? Asset Declaration është një proces i kontrollit të integritetit, interesave dhe pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Në vendin tonë Kryebashkiakët si drejtues të nivelit të lartë dhe të zgjedhur me votë kanë detyrim të bëjnë deklarim të aseteve pranë institucionit Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë […]
Open Corporates Albania – Monitoro Klient të Bashkive
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminMonitoro Klient të Bashkive, është një nga projektet e AIS për transparencë me Bashkitë. Projektit ka si rezultat kryesor databazën Open Corporates Albania. Në këtë databazë janë të dhëna ekonomike të subjekteve të biznesit që kanë fituar tendera dhe kontrata me bashkitë. Databaza prezanton Kontraktorët Privat të Bashkive, bën te njohur se kush janë zotërues […]
Si shpenzohen para të taksapaguesve, Pagesa të bashkive përmes Transaksione Thesari
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminKu shkojnë para të taksapaguesve? Për çdo bashki apo institucion buxhetor në vend, databaza e mirëstrukturuar për Pagesa Thesari bën të mundur transparencë të plotë për çdo pagesë të bërë nga Thesari i Shtetit drejt Klientëve. Sistemi ka të dhëna autentike me burim Ministrinë e Financave por ofron një mirëstrukturim që filtron të dhënat sipas […]