Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
Thirrje për të rinj aktivist nga Berati dhe Hasi.
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminFtohen të aplikojnë të rinj që kanë dëshirë të jenë Qytetar Aktiv, të Informuar dhe Pjesëmarrës. Organizata AIS promotore e Open Data Albania dëshiron të ftojë të rinj nga dy Bashki të vendit Has dhe Berat të bëhen pjesë e aktiviteteve për rritje të ndërgjegjësimit dhe kapaciteteve për advokim dhe monitorim të Shpenzimeve dhe Kontraktimeve Publike. Individët që dëshirojnë të marrin […]
DATATHON ALBANIA 2024
/in Aktivitete, Datathon Albania, Kreupost /by adminThe Albanian Institute of Science (AIS), contracted as a local implementing partner for the OSCE Presence in Albania, organized DataThon 2024,
Dhënie mendimi gjatë Konsultimit Publik të Draft Strategjisë Ndër Sektoriale Kundër Korrupsionit 2024 – 2030
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminNë përgjigje të Ftesës së Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, për pjesëmarrje në Konsultim Publik të Draft – Strategjisë Kombëtare Antikorrupson, lancuar në Korrik 2024, organziata AIS mori pjesë në Takimin me Shoqërinë Civile dhe adresoi gjithashtu me shkrim sugjerime dhe dhënie mendimi. Duke vlerësuar dokumentin e realizuar dhe mundësinë për pjesëmarrje […]
Thirrje për Aplikime si Pjesëmarrës në DataThon 2024
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOrganizata AIS, promotore e Open Data për Shqipërinë në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri ju ftojnë të aplikoni për t’u bërë pjesë e maratonës për të dhëna të hapura dhe transparente DataThon 2024. Maratona e Open Data këtë vit i dedikohet të rinjve dhe do të fokusohet në të dhëna të buxheteve të […]
Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAGJENDA Event: Media dhe Parlamenti: Mbikëqyrja e Financave Publike dhe Raportimi i Buxhetit të Shtetit Organizator: AIS, promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti: “Rritja e përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të qytetarëve” një projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium, i drejtuar nga IDM, në partneritet me […]
Workshop: Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminWorkshop: Me Pjesëmarrës Përfaqësues nga Administrata e Parlamentit dhe e Kontrollit të Lartë të Shtetit Mbi aspekte të punës për pjesëmarrje, monitorim dhe dialog me qytetarët gjatë hartimit dhe raportimit të Financave Publike Workshop-i mund të konsiderohet edhe si vijimësi (follow up) i eventit të mëhershëm të mbajtur në datën 31 Janar 2024, me titull […]
TRAJNIM: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminAGJENDA TRAINIM Malësi e Madhe, 08 Mars 2024 Titull: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit Organizator: AIS promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti: Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një […]