Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag
Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazëme të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive dhe në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike do të shënohet me një flamur të kuq.
Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016
Përmes këtij projekti është finalizuar ndërtimi i një databaze të mirëstrukturar që shërben si intrument për transparencë, informim, kontroll qytetar dhe reagim mbi prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016. Të dhënat e kësaj databaze, për çdo procedurë prokurimi të shpallur dhe realizuara që prej datës 1 janar 2016, update-ohen në kohë reale. Databaza shërben si një instrument për atikorrupsion.
Open Data Albania
Promovojmë Transparencë përmes të Dhënave
Open Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data). Projekti grumbullon të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomik, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.
Open Spending Albania
Ku shkojnë paratë e shqiptarëve?
Për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve, AIS ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Open Spending Albania.
Money, Government & Politics
Ky projekt dhe aktivitetet e tij adresojnë tek publiku çështje të abuzimit; korrupsionit apo konfliktit të interesit në kontekstin e qeverisjes dhe politikës në Shqipëri. Programi hap të dhëna për pasurinë e funksionarëve të lartë shtetërorë, pagesa të institucioneve buxhetore, shpenzime të subjekteve elektorale dhe kompanive konçesionare. Krahasimi dhe analiza e të dhënave rrit transparencën dhe presionin publik në raste të favorizimit në fonde dhe asete publike.
Shpenzime Transparente për Bashki në nivel lokal
Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë
Planning and Local Governance Project, PLGP në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) po realizon disa aktivitete në kuadër të iniciativës Qeverisja e hapur si një Qeverisje e mirë. Kjo iniciativë po zhvillohet duke u bazuar në ekperiencën e AIS, për t’í bërë buxhetet e bashkive më transparente duke publikuar informacionin financiar në një format Open Data.
ACADEMIC´AL
Rritje Vizibiliteti për Kërkimin Shkencor
Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre, të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.
SHKURTI 2022: Muaji i Angazhimit të Shoqërisë Civile për Integrimin Evropian!
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminProcesi i integrimit në Bashkimin Evropian në tërësi si dhe procesi i negociatave për anëtarësim në veçanti është një përpjekje e përbashkët e shoqërisë shqiptare si një prioritet kombëtar, i cili kërkon vazhdimësi dhe angazhim nga të gjithë faktorët shoqëror. Ideja për të patur një muaj të veçantë, të dedikuar me aktivitete të ndryshme dhe të […]
100 tenderat me vlerë më të lartë viti 2021, 35 janë me RedFlag pa garë
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania ka publikuar listën me 100 tenderat me vlerë më të lartë, të mbajtur nga Autoritetet Tenderuese Shtetërore gjatë vitit 2021 . Këto tenderë janë të renditura sipas vlerave, Tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021 është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor […]
Bizneset që po ndërtojnë pas Tërmetit, 10 Operator Ekonomik fituan 25 % të gjithë fondit shtetëror
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminOpen Data Albania ka publikuar Renditje të Operatorëve Ekonimik në Procesin e Rindërtimit sipas vlerave. Në total janë 67.6 miliard lekë të njoftuara për Kontraktim sipas Bizneseve. Lista kryesohet nga një bashkim operatorësh ku drejton një Biznes i themeluar nga një kryebashkiak në detyrë. 10 Kontraktorët më të mëdhenj kanë aty 25% të vlerës totale të kontraktimit. […]
Tendera me Risk për Parregullsi dhe Probleme të Garës Bashki viti 2021
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDate : 26 Janar, 2022 Në vitin 2021 Bashkitë kanë zhvilluar 29 tendera me vlerë mbi 100 milion lekë dhe me shënimin RedFlag çfarë tregon për rrisk potencial për parregullsi dhe korrupsion në garë Bashki problematike paraqitet Durrësi, për shkak të procedurës së dhënies me negocim (pa garë) e Kontratës me Vlerë 1 148 864 000 Lekë objekt pune […]
Gjykata Kushtetuese të Shfuqizojë Ligjin Korruptiv – Partia Demokratike mbështet Padinë e Përgatitur nga Shoqëria Civile
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminDatë: 17 Janar, 2022 Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese Kërkesë Padi për Pezullimi dhe Shfuqizimi të Kreut VI, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ligji cenon Lirinë e Veprimtarisë Ekonomike si liri Kushtetuese. Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit 2019, me fond rreth 120 miliard […]
Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Rrogozhinë 18.12.2021
/in Aktivitete, Kreupost /by adminOrganizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 18 Dhjetor për Bashkinë Rrogozhinë një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe […]
AIS partner në Projektin C1-EU-NPA, në Përmbushjen e Kapitujve Negociues (Cluster 1), dhe Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri
/in Aktivitete, Kreupost, Njoftime per shtyp /by adminC1-EU-NPA, Përmirësim i Debatit të Politikave dhe Llogaridhënies në Përmbushjen e Grupit të Parë të Kapitujve Negociues (Cluster 1), Përmes Krijimit të Platformës së Negociatave BE – Shqipëri. Ky është Projekti[1] më i ri i AIS në partneritet me organizatat CSDG; ISP dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Partnerët synojnë Të mbështesin procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me […]