TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
Za’Lart 2017 News LetterZa’Lart 2017 Newsletter - 185 raportime për shkelje zgjedhore, evidentohen zonat më problematike .
Gjatë dy javëve të fundit, stafi teknik pranë AIS ka arritur të implementojë platformën Za’Lart 2017 . Platforma në versionin e ri të USHAHID-IT është tashmë në gjuhën shqipe dhe është konvertuar në versionin e hartës fizike të Shqipërisë. Në platformë qytetar të ndryshëm kanë mundësi të raportojnë për ngjarje zgjedhore kryesisht cenim i të drejtës për të votuar. Në platformë janë vendosur dhe propozuar disa kategori problematikash që përkojnë më shkelje zgjedhore (Kodi Zgjedhor) dhe veprime të parashikuara si vepra penale dhe krime (Kodi Penal). Raportime Zgjedhore: Platforma është online prej të dielës 18 korrik dhe deri e enjte data 23 korrik në të janë postuar dhe publikuar 185 shkelje zgjedhore . Renditet si shkelja më të raportuarat Keqpërdorimi i administratës dhe Sektorit Publik me 61 raportime; Tensione dhe Parregullsi me 31 Parregullsi; Shit - Blerje Vote tentativa dhe veprime 30 raportime; Dhunë dhe Ligjërim jo etik në evente elektorale me 13 raportime dhe Shpenzime Elektorale të Ekzagjeruara 8 raportime.
Zona ku ka më shumë raportime dhe ku jepen indice për defekte zgjedhore është qarku i Shkodrës me Bashkitë Fushë Arrës; Pukë; Vau i Dejës; Malësi e Madhe dhe Shkodër. Në këtë qark janë konstatua tema të ndryshme problematikash që tek tentativat për shitje – blerje vote; përdorimi i parave publike në fushatë; angazhimi i administratës qendrore dhe vendore për qëllime elektorale; tensionet dhe keqpërdorim i policisë bashkiake. Zona të tjera me problema janë qarku i Lezhës; Berati dhe Kamza. Za’Lart fton qytetarët të raportojnë edhe në orët në vijim sikurse në datën e zgjedhjeve në lidhje me problematika të hasura dhe raste të korrupsionit zgjedhor. Ekipe verifikues ejani në terren për të zbardhur raste të raportuara.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana