TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shkurt 2018Deputetët e rinj zotërojnë pasuri dhjetra herë më shumë se kolegët, deklarimet publikohen online
Mbi 40 përqind e deputetëve pas zgjedhjeve të Qershorit 2017 janë deputet të rinj, që marrin mandatet për herë të parë. Spending Data Albania, rubrika Para dhe Pushtet ka publikuar deklarimet fillestare të pasurisë dhe interesave. Disa nga ligjvënësit e rinj zotërojnë para, pasuri, asete, tituj pronësie dhe koleksione arti, dhjetra herë më shumë se deputetë prej disa mandatesh. Prezenca e deputetëve pa eksperienca politike në kuvend, kërkon monitorim mbi sjelljen e tyre kundrejt vendimmarrjes si ligjvënës, për çështje që lidhen me interesa të grupeve të biznesit që përfaqësojnë.
Partitë Politike, problematika me raportimin dhe auditimin e shpenzimeve elektorale 2017
Tre partitë kryesore, deklarojnë se nuk kanë paguar asnjë lek për qindra zyra elektorale gjatë fushatës zgjedhore 2017. Ekzistenca e zyrave ishte monitoruar më parë nga ekspertë të emëruar nga KQZ dhe aktivistë të shoqërisë civile. Partitë kanë deklaruar se zyrat janë vënë në dispozicion pa pagesë, si dhurime në natyrë. Por në shkelje të legjislacionit dhe rregullave kontabël, partitë nuk kanë evidenca dhe fatura për këto lloj shërbimesh të dhuruara. Auditimeve financiare nga ekspertë të pavarur, evidentojnë problematika të raportimit financiar për fushatën. Partitë mbeten në marrëdhënie debie apo donacioni me subjektet mediatike. Kjo marrëdhënie parti politike – media, bie ndesh me parimin dhe rregullimin ligjor të pavarësisë së pushteteve.
Zbardhen zotërues të shoqërive të biznesit që kanë fituar kontrata publike
Cilët janë zotëruesit e shoqërive të biznesit që fitojnë numrin më të madh dhe vlerat më të larta në kontrata publike me njësitë e qeverisjes vendore? Ky informacion tashmë është i aksesueshëm për publikun në format open data, i lehtë për tu gjetur, përdorur dhe ripërdorur. Të dhënat janë edhe të lexueshme nga makina. Çdokush mund të njihet me listën e shoqërive që fitojnë kontrata dhe tender, me zotëruesit e tyre, performancën ekonomike në vitet e fundit, të dhëna mbi licenca dhe objekt të detajuar të aktivitetit. Gjithashtu pasaporta të shoqërive të biznesit në katalogun Open Corporates Albania shfaqin për çdo kompani edhe listën e transaksioneve të përfituara si transaksione thesari dhe listën e plotë të kontratave me bashkitë. Kjo databazë realizohet me mbështetje të programit Lëviz Albania.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana