TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shkurt 2021Reformë në Kontraktimet Publike, AIS rekomandime për programet e Subjekteve Elektorale 202
AIS pas vitesh monitorim dhe vlerësim risku në Prokurimet Publike sektorët Shëndetësi, Bashki dhe Infrastrukturë Kombëtare ka formuluar 7 propozime për Reformë në Prokurime dhe Kontraktime Publike. Këto rekomandime do u propozohen Partive Kryesore në Zgjedhje duke sugjeruar përfshirje në programin dhe premtimet e tyre elektorale. Rekomandimet u Hartuan në kuadër të Forumit Qeverisje për Ndryshim Propozime nga shoqëria Civile organizuar nga Co-Plan dhe partneret.Propozimet do tu dorëzohen zyrtarisht Partive Politike Subjekt në Zgjedhje 2021.
.Akses Info Drejtësi, Regjistri i Magjistratëve zbardh Profile të Prokurorëve Special SPAK
DataMining Akses Info Drejtësi ka zbardhur Informacion dhe Dokumente mbi profilin e Prokurorëve të SPAK Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Qëllimi i Akses Info Drejtësi me minierën e të dhënave Regjistër Magjistrat, është të risë aksesin në informacion, kontrollin dhe besimin publik tek Integriteti i Individëve të Promovuar dhe Institucioneve të Reja të Drejtësisë. Për secilin prokuror është krijuar një Profil me të dhëna të CV, karrierës, nivelit të arsimit, eksperiencës në sistemin e drejtësisë, publikime, vetdeklarime në bazë të kërkesave ligjore, vlerësime dhe vendime të institucioneve për Kualifikim, Vlerësim dhe Promovim. WebDatabaza është krijuar nga AIS dhe aktualisht është në proces kërkim fondesh.
Gjurmo tender për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19, Një databazë e AIS si mekanizëm i pavarur monitorimi
AIS ka gjurmuar tender të institucioneve shëndetësore në vend, dhe ka krijuar një databazë me informacion për procedurat, blerjet, performancën dhe ecurinë e tenderimeve. Databaza bën të mundur transparencë dhe gjurmimin e kontraktimeve për medikamente, aparatura , mjete mbrojtëse, oksigjen spitalor , apo blerje vaksine, Të dhënat listohen edhe sipas procedurës apo sipas Institucionit. Gjurmimi, transparenca dhe llogaridhënia marrin rëndësi më të madhe në momente të krizave dhe fatkeqësive humanitare. Databaza e tenderëve gjatë periudhës së gjendjes të katastrofës natyrore Covid19 është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit” mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana