TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shtator 2020Regjistri i Magjistratëve, të dhëna dhe dokumente mbi Integritetin Individëve Drejtësi
Databaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirë-strukturuar dhe krijojnë një model për Regjistrin e Magjistratit . Ky Regjistër është detyrim ligjor për institucionet e reja të drejtësisë ende i pakrijuar. Akses Drejtësi ka të dhëna mbi CV, vetdeklarimet publike, kulifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror. Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur në akses sipas makinës të kërkimit për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj. AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minierë të të dhënave.
Klient ekskluziv për kontrata me Bashkitë, Open Procurement mbështet gazetari fakti
Risk Assesment Open Procurement Albania algoritmi për vlerësim të tenderimeve të 61 Bashkive në vend ka nxitur dhe forcuar gazetarinë e bazuar në të dhëna si gazetari qytetare. JOQ Një portal i njohur masivisht dhe i famshëm për sensin satirik ka publikuar një listë me individ dhe biznese të pagëzuara si Klient të Bashkive. Këto Biznese rezultojnë se kanë fituar me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa garë një pjesë të mirë të kontratave me bashki të caktuara. Lista bazohet tek instrumenti anti korrupsion për vlerësim risku dhe klientelizimi në tenderim Red Flag Algoritëm. Ky instrument është krijuar nga AIS. Fenomeni i ilustruar me të dhëna, njihet si procesi i përqendrimit i parasë publike në pak duar përmes procedurave pa garë dhe me risk të lartë për klientelizëm.Aplikimi i databazave më të dhëna të hapura dhe listim automatik përmes algoritmeve, është një proces që AIS bën prej 5 vitesh duke nxitur kultutën watchdog në nivele bashkish.
Kush bën biznes në Shqipëri, OpenCorporates Albania
Kush po bën biznes në Shqipëri??? OpenCorporates Albaniakrijon çdo muaj pasaporta me informacion dhe dokumenta për Kompani Biznesi që regjistrohen për aktivitet ekonomik në Shqipëri. Janar - Shtator 2020, janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit vetëm 1884 kompani. Nga këto me kapital aksionar Italian (pjesërisht apo plotësisht) janë 215; 57 shoqëri të regjistruara në 2020 rezultojnë me kapital (aksioner apo ortak) shtetas. Egjiptian. 15 biznese ku ortak apo aksioner janë edhe shtetas me pasaportë Gjermane dhe 12 shoqëri biznesi me ortak shtetas me pasaportë Greke. Makina e Kërkimit tek OpenCorporates.al ju liston biznese sipas origjinës së kapitalit, vitit të themelimit, objektit, vlerave të aksioneve, formës ligjore dhe identitetit të Zotëruesit të Kompanisë. Databaza Open Corporates Albania funksionon sipas standardeve të OpenData dhe mirë-strukturon informacion dhe dokumenta të regjistrave shtetëror publik.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana