Eventi Tryezë Pune me temë: Akses Info Drejtësi e Reformuar

Organizata Instituti Shqiptar i Shkencave AIS organizoi një Tryezë Pune me temë Akses Info Drejtësi e Reformuar. Kjo tryezë u mbajt në datën 4 Tetor 2019, ora 10:00 pranë ambienteve të Hotel Plaza salla Marin Barleti A. Projekti u mbështet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë OSFA.
Pjesëmarrës në këtë Tryezë Pune ishin: Institucione, OJF, Programet e Asistencës, Ekspert ligjor dhe Moderator.

Agjenda Këtu
Listë prezenca Këtu







61 Bashki realizuan 26 084 tendera në mandatin katërvjeçar Korrik 2015 – Korrik 2019, të dhëna të mirëstrukturuara tek Open Procurement Albania

Ndërsa Kryebashkiakët po përfundojnë mandatin në krye të 61 Bashkive, mandat 2015 – 2019 si mandat i parë pas Reformës Administrative dhe Territoriale, publiku ka mundësi të aksesojë historikun e plotë të tenderave për këto 61 Bashki, shoqëritë publike në administrimin e tyre dhe  ndërmarrjet e vartësisë.  Kjo databazë në version të mirë strukturuar informacioni, me të dhëna për çdo tender, me të dhëna që shkarkohen edhe në formatin Open Data dhe me dokumenta të listuara është e mundur të aksesohet në Portalin Open Procurement Albania, kategoria Prokurime Publike Njësi të Qeverisjes Vendore http://prokurimetransparente.al/

Në krye të katër viteve histori tenderimesh nga 61 njësi të qeverisjes vendore, publiku mund të aplikojë filtra kërkimi duke bërë të mundur kërkim dhe listim të tenderave sipas Bashkive, Sipas Llojit të Kontratës apo sipas kompanisë fituese.

Në total deri tani për periudhën Korrik 2015 deri Korrik 2019 janë të afishuara 26 084 tendera të shpallur nga të cilët janë finalizuar me njoftim për shpallje fituesi 19 499 http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list

Ndër këta tendera me vlerë mbi 100 milion lekë janë shpallur vetëm 215, ndër bashkitë që nuk kanë realizuar asnjë tender me vlerë mbi 100 milion lekë janë: Bulqiza, Fushë-Arrëz, Klos, Kolonjë, Kukës, Lezhë, Mallakastër, Mat, Përmet, Poliçan, Pustec dhe Selenicë http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/limit_fond/100%20infinit

Databaza është e ndërtuar dhe funksionon edhe me një algoritëm të markimit me RedFlag për tenderat procedura e të cilave ka risk për parregullsi dhe defekte të garës. Ky sistem markimi ka shënuar 2983 tendera si problematik me potencial për parregullsi të mundshme të konkurrencës në tenderim
http://prokurimetransparente.al/sq/index/redflag

Databaza ka informacion edhe për ankande të mbajtura nga Bashkitë si Njësi të qeverisjes vendore. Në katër vite përmes mbi 200 buletineve të Agjencisë së Prokurimeve Publike janë sistemuar dhe publikuar të dhëna për 441 Ankande nga Bashkitë http://prokurimetransparente.al/sq/auction/list

Në katër vite, pesë kompanitë që kanë fituar vlerën më të lartë të tenderave nga 61 bashkitë janë:

    1. Fusha shpk me total vlerë kontratash të lidhura prej  4 922 891 411 Lekë http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/J61922018S/

    2. GPG Company shpk me vlerë kontratash 2 005 352 859 Lekë http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/J64324443V

    3. Salillari ka fituar kontrata me vlerë 1 570 604 436 Lekë http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/J62903125G

    4. Alko IMPEX General Contruction
      http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/J62903125G

    5. Vëllezërit Hysa
      http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/corporate_id/K12911201C

Databaza do të vijojë të plotësohet me rezultate të tenderimeve të shpallura në muajt e parë të vitit për të cilat pranimi,  vlerësimi dhe finalizimi i ofertave vijon të bëhet. Gjithashtu listimi i tenderave do të vijojë edhe për mandatin e dytë të punës së bashkive.