Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption

AIS po zbaton projektin me titull: Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption. Projekti mbështetet financiarish nga SIDA – Sweden International Development Cooperation Agency.

Koha e zbatimit Mars 2021 – Shkurt 2024

Dy janë komponentët kryesor të ndërhyrjes përmes këtij projekti: Rritja e transparencës mbi paratë publike dhe Fuqizimi i të Rinjve kundër korrupsionit, përmes edukimit qytetar dhe forcimit të modeleve i verifikimit të fakteve.

Qëllimi i Projektit është Promovimi i Transparencës dhe Informimi i Publikut përmes të Dhënave të hapura. Kjo duke bërë të aksesueshme të dhëna mbi shpenzimet publike, prokurimet, asetet e deklaruara, të dhëna të sektorit të shëndetësisë, kompanive të zotëruara nga shteti dhe të dhëna për sektorë të  tjerë të ekspozuar dhe me risk për korrupsion.

Gjithashtu projekti synon zhvillimin e instrumenteve të vlerësimit të riskut dhe Forcimin e të Rinjve në debatin dhe reagimin publik për mirëqeverisje.

Projekti ka si përfitues aktivist dhe monitorues të institucioneve publike, gazetar investigues, të rinj të aktivizuar në llogaridhënie dhe mirëqeverisje, taksapagues dhe përfitues të shërbimeve publike. Në përgjithësi, aktivitetet e projektit kanë në vëmëndje edhe ofruesit e shërbimeve publike, edhe përfituesit e transparencës, qeverisjes së mirë dhe politikave antikorrupsion.

Kontraktime Transparente nga Bashkitë, dhe vlerësimi me Red Flag Indeks, Prill 2022 – Prill 2024

Kontraktime Transparente nga Bashkitë dhe vlerësimi me Red Flag Indeks, është një projekt në vijimësi, zbatohet nga AIS me mbështetje financiare nga NED, me kohëzgjatje deri Prill 2024.

Aktivitete Kryesore të tij janë si vijon:

  • Aplikohet një indeks që vlerëson procesin e prokurimit në 61 bashki të Shqipërisë, duke vlerësuar secilën për rrezikun e përgjithshëm për tendera pa garë, periudhat e shkurtra të tenderimit, skualifikimit të ofertave më të ulëta dhe procese të tjera jo transparente apo preferenciale.

  • Monitorim i Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, duke prodhuar një raport ecurie.

  • Përditësimi i databazës së të dhënave të hapura të kontraktimeve, me mbi 20,000 pasaporta për tendera publik dhe dokumentacionin përkatës.

  • Aplikim i algoritmit të “flamurit të kuq” për të përcaktuar tenderët me risk për parregullsi.

  • Takime me gazetarë dhe aktor të shoqërisë civile, dy herë në vit, mbi përdorimin e databazës së të dhënave dhe algoritmit të “flamurit të kuq”.

Projekti është vijimësi e punës së Organizatës në vitet e fundit, ku janë zbatuar aktivitete dhe janë arritur rezultate si më poshtë:

Përmes Projektit dy vjecar Open Contracting Albania LGU and Red Flag Index 2020-2021, aktiviteteve dhe rezultateve të tij, organizata aplikante ka arritur të forcojë  (Instill) kulturën watch dog në vend me fokus Prokurimet dhe Kontraktimet Publike.

Projekti shënoi rezultate si vijon:

  • konsolidoi instrumentet (ICT tools) antikorrupsion;

  • forcoi presionin publik ndaj autoriteteve qeveritare për shpërndarje sa më të drejtë të kontratave publike;

  • konsolidoi databaza që bëjnë të mundur informim, transparencë, llogaridhënie;

  • fuqizoi gazetarinë e bazuar në fakte;

  • ndihmoi procese analizuese mbi cilësinë dhe integritetin e Kontraktimeve Publike;

  • Advokoi për Kontraktime të bazuara në Ligj sipas Standardeve EU për Prokurimet Publike.

Rezultatet, gjetjet e projektit kanë nxitur dhe e kanë bërë më cilësor debatin publik dhe institucional mbi korrupsionin në tenderime. Shpesh të dhënat e databazës u kanë bërë oponencë të drejtpërdrejtë edhe argumenteve të Qeverisë Shqiptare, ku justifikohen defektet në proceset e Kontraktimit Publik.

Faktet dhe vlerësimet mbi Tenderat Publik kanë nxitur dhjetëra histori të gazetarisë cilësore.

Databaza e krijuar dhe algoritmi RedFlag në tenderim, në këtë moment, janë instrumente kyçe vendimtare në kontrollin dhe vlerësimin e punës së Qeverisjes Lokale e Bashkive.

Modeli i krijuar ka siguruar furnizimin me të dhëna e informacion, si dhe Dokumente të ndryshme, ku artikulohet mbi cilësinë e Prokurimeve Publike.

Përmes gjetjeve dhe eksperiencës së krijuar organizata ka marrë pjesë edhe në konsultimet në nivel kombëtar për hartimin e Ligjit të Ri mbi Prokurimet Publike dhe Strategjisë Sektoriale.

Organizma të rëndësishme i kanë propozuar Autoriteteve shqiptare që të konsiderojnë databazën dhe algoritmin e vlerësimit të Riskut, si aktivitete të projektit Open Contracting Albania LGU and Red Flag Index 2020-2021, si modele që duhen aplikuar nga vetë Institucionet Shtetërore përgjegjëse për publikim dhe vlerësim risku në tenderim [1].

Projekti i zbatuar ka konsoliduar Organizatën Aplikante si një organizatë udhëheqëse mes aktorëve civil që punojnë për informim, transparencë, llogaridhënie dhe presion publik në Tenderime dhe Kontraktime të Rregullta.

Përvese ka publikuar të dhëna dhe dokumente mbi Prokurimet Publike në Bashki, Organizata ka aplikuar me sukses dhe algoritmin për markim me flamur të kuq të tenderave që kanë indicje për parregullsi gare.

Të gjithë tenderat që janë njoftuar dhe proceduar nga 61 Bashkitë dhe Institucionet e tyre, janë publikuar në databazë sipas standardit OpenContracting në kohë reale. Në Pasaportën e krijuar për secilin tender janë vendosur edhe dokumente të domosdoshme për publikim. Në përfundim, janë përditësuar të gjitha etapat e konkurrimit dhe është bërë skanimi me algoritmin redflag. I njëjti proces është bërë edhe për tenderime të Programit Shtetëror të Rindërtimit. Databaza e mirëstrukturuar është pëlqyer nga audienca, e cila ka shënuar numër të kënaqshëm klikimet dhe vizitash.

Transparencë dhe Litigim mbi Tenderimet. Organizata ka monitoruar me kujdes edhe procesin e zbatimit të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, program i hartuar dy vite më parë nga Qeveria Shqiptare dhe ende në fillimet e zbatimit të tij. Programi u hartua në situatë emergjente dhe u karakterizua nga vështirësi dhe problematika. Së pari, procesi i vlerësimit të dëmeve nuk ka përfunduar ende dhe disa objekte apo zona janë ende në një proces vlerësimi të dëmeve dhe nevojës për shembje dhe rindërtim. Gjatë monitorimit, veç zvarritjeve, Aplikanti konstatoi dhe referoi defekte edhe me legjislacionin e aplikuar për të përzgjedhur kontraktorët/ndërtuesit e përfshirë në këtë Program sipas zonave dhe llojit të ndërhyrjes. Duke konstatuar aplikimin e një ligji special, në cenim të të drejtës për Liri Ekonomike dhe Konkurueshmëri, organizata vendosi të hartojë një Padi në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar Ligjin Special dhe kërkuar që Kontraktorët të përzgjidhen sipas standardeve të Ligjit mbi Prokurimet, i cili parashikon edhe situata me nevoja për ndërhyrje të shpejta, duke garantuar garën dhe eficencën në kontraktim.

[1] Ky propozim vjen nga Open Contracting Parnership dhe nga Heritie School of Governance http://ais.al/new/en/corruption-risk-in-albania-public-procurement-2017-2019-a-document-prepared-by-heritie-school-of-governance-and-the-albanian-institute-of-sciences-ais-may-2021/.