Njoftim për trajnim me temë: “Public Data Usability – New Standarts of Publishing Government Data”
/in Aktivitete /by adminInstituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania, mbështet dhe promovon procese për Transparencë dhe Openness në Sektorin Publik. Publikimi i të dhënave qeveritare (Data Gov) pa barriera ligjore, adminisitrative dhe teknologjike është tashmë një angazhim i Shtetit Shqiptar në kuadër të Open Government Partnership. Shoqëria civile dhe komuniteti i ekspertëve të pavarur kanë rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe monitorimin e këtij procesi. Ky trajnim njëditor realizohet me qëllim aftësimin profesional të zyrtarëve të administratës publike dhe profesionistëve që punojnë pranë shoqërisë civile në përdorimin e teknologjive. Sipas angazhimit të Qeverisë për OGP të dhënat zyrtare do të jene shumë shpejt të detyrueshme në formatin Open. Ky angazhim rrit nevojën për aftësim dhe njohuri tek profesionistët e angazhuar.
Kush mund të marrë pjesë në këtë trajnim:
- Eksperte/Specialist IT
- Eksperte/Specialist ICT
- Zhvillues Software & Webmasters
- Aktiviste për Transparencë nëpërmjet teknologjive të reja.
Per regjistrime ju lutem perdorni adresen: http://publicdatausabilityalbania.eventbrite.com/
Vendndodhja e trajnimit do te njoftohet ne nje njoftim te dyte.
Java e Përdorimit të Internetit – Get Online Week Albania 2012
/in Aktivitete /by aranitaInstituti Shqiptar i Shkencave AIS, në partneritet me Telecentre Europe organizon për herë të parë në Shqipëri fushatën: Get Online Week 2012 – Java e Përdorimit të Internetit 2012. Kjo fushatë organizohet prej tre vitesh në vende të Bashkimit Europian. Qëllim i kësaj fushate është nxitja dhe aftësimi i sa më shumë personave në përdorimin e internetit. Këtë vit Telecentre Europe ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të Komisionit Europian dhe disa organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar. Synimi është shtrirja sa më të gjerë të kësaj fushate në vende të ndryshme të Europës. Instituti Shqiptar i Shkencave do të përcjellë dhe konkretizojë në Shqipëri qëllimin e fushatës për dobishmëri dhe zgjerim të përdorimit të internetit nga qytetarët. Në fushatën 2012 në fokus qëndron aftësimi grave për të përdorur internet si dhe tek përdorimi i internetit në punësimin e të rinjve.
Gjatë kësaj fushate një javore në 30 vende evropiane, nëpërmjet 15 000 qendrave të internetit synohet të realizohet aftësimi në përdorim i rreth 200 000 personave. Në Shqipëri fushata Get Online Week 2012 synon nxitjen e mbi 500 qytetarëve në përdorim apo aftësim të mëtejshëm në internet.
Instituti Shqiptarë i Shkencave fton qytetarët, organizatat jofitimprurëse, institucionet e edukimit, median dhe këdo tjetër të interesuar të përfshihen dhe bashkëpunojnë në Javën Shqiptare të Përdorimit të Internetit 26 – 30 mars 2012.
Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) bëhet anëtar i Telecentre – Europe
/in Njoftime per shtyp /by aranitaInstituti Shqiptar i Shkencave është anëtari më i ri i organizmit ndërkombëtar Telecentre Europe. Mes 30 vendeve nga Europa, AIS është partneri shqiptar në këtë organizëm me mbi njëqind organizata pjesëmarrëse. Telecentre Europe AISBL funksionon prej vitit 2010. Ky organizëm jo-qeveritar nën drejtimin e autoriteteve europiane, kontribuon për të përmirësuar aftësimin e qytetarëve në përdorimin e internetit. Rrjeti i Telecentre-Europe është partner me organizata lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, të gjitha të drejtuara në bashkëpunim nga nevoja për shkëmbim njohurish dhe rritje kapacitetesh.
Misioni i ketij rrjeti është përfshirja dhe aftësim i një numri sa më të madh qytetarësh europian në përdorim dhe aftësim nëpërmjet internetit. Telecenter Europe AISBL ka shtrirë gjithashtu partneritetin dhe shkëmbimin e eksperiencave me organizma jo vetëm europian por edhe ndër-kontinental. Në vitin 2012 fushatat dhe eventet e Telecente- Europe u mbështeten drejtpërdrejt nga Komisioni Europian.
Open Data dhe Platforma Europiane për Informacion të Sektorit Publik
/in Njoftime per shtyp /by aranitaInstituti Shqiptar i Shkencave merr pjesë në Konferencën: Platforma Europiane për Informacion të Sektorit Publik.
ePSI-Platforme- Rotterdam, Holandë 16 Mars 2012.
Lëvizja Open Data në Europë ka bërë vitet e fundit progres dhe hapa përpara duke e transformuar metodologjinë Open Data në një angazhim të Qeverive dhe Organizmave të Bashkimit Evropian. Anoncimi i Strategjisë për Open Data nga Komisioni Evropian announcement of the European Open Data Strategy by the European Commission, bën që aktivizimi për Open Data të shënojnë një stad të ri Suksesi.
Shoqëria civile që mbështet këtë lëvizje është tashmë në një stad më të lartë të angazhimit dhe arritjeve. Si komunitet për të dhëna të hapura pa barriera, kemi arritur në momente historik të adaptimit të metodologjisë nga Qeveritë. Në këtë stad konstatohet: përfshirja e një numri gjithnjë e më të madh personash dhe zotërimi i një katalogu të gjerë të dhënash për ri-përdorim. Në vende të ndryshme janë përhapur modele të Open Data, si dhe lehtësira teknologjike të përshtatura për ta ndihmuar proçesin.
Në konferencën ePSI-Platform 2012, 350 pjesëmarrës nga organizma të BE-së, shoqëria civile, qeveritë dhe institute të kërkimit shkencor, sollën ecurinë dhe sfidat për një proçes hapjeje të Sektorit Publik kundrejt Sektorit Privat.
Instituti Shqiptar i Shkencave si një organizëm joqeveritar, Promotor i Lëvizjes për Open Data në Shqipëri dhe Rajon, Realizues i portalit kombëtar Open Data Albania, mori pjesë në këtë evet të rëndësishëm në nivel europian. Qëllimi i pjesëmarrjes: shkëmbim eksperiencash dhe idesh me përfaqësues nga dyzet vende dhe organizma të rëndësishëm në nivel europian.
Rasti i Shqipërisë sjell një model të sfidës së shoqërisë civile kundrejt politikave të sektorit publik. Open Data Albania është i vetmi projekt me iniciativë të aktivistëve social dhe financim të drejtpërdrejt nga fonde joqeveritare si OSF dhe OSFA, që ja ka dalë të realizojë një portal kombëtar për Open Data. Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe sëfundmi Italia janë të vetmet shtete të BE që kanë konkretizuar portale nacionale me iniciativa dhe angazhim të Qeverive. Sfida shqiptare për të realizuar portal nacional me iniciativë dhe fonde jo-qeveritare është një Histori Sfide dhe Suksesi për Lëvizjen Open Data në rang Europian.
Ekspozitë – Lahuta e Eposit Shqiptar
/in Njoftime per shtyp /by adminInstituti ynë i bashkohet nismave në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe në bashkëpunim me “Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore”, “Qendrën Ndërkombëtare e Kulturës ‘Pjeter Arbnori’” dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve në ekspozitën “Lahuta e Eposit Shqiptar”. Kjo ngjarje shënon dhe përfundimin përgatitjes së dosjes, përmes së cilës Lahuta shqiptare do t’i propozohet UNESCO-s për marrjen në mbrotje si pjesë e trashëgimisë kulturore nën “Eposin e Kreshnikëve”.
Ekspozita do ofrojë pasqyrim të ekzemplarëve të ndryshëm lahutash. Krahas lahutave nder të cilat disa janë të shekullit të XIX, do ekspozohen dhe materile shoqëruese si botime të Eposit shqiptar, studime për Eposin dhe filma dokumentar dhe me muzikë nga një rapsod i Eposit shqiptar.
Në ditët në vazhdim do të njoftojmë datën e saktë të kësaj ngjarje.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana