Nis hetimi pas Kallëzimit të AIS kundër Qeverisë – Keqpërdorim i Fondeve Publike për Qëllime Elektorale
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka filluar hetimin administrativ mbi Keqpërdorimin e Parave Publike në Zgjedhje, përmes granteve individuale Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit. Në shkresën Nr Protokolli 6092 Komisioneri u ka kërkuar Qeverisë Qendrore dhe asaj Lokale Durrës, Informacione mbi Objektin dhe faktet e Kallëzimit nga AIS/OpenData Albania. Me Vendim nr 439 u vendos që Hetimi të konsiderohet çështje komplekse me nevoja të hetimit administrativ shtesë dhe afat më gjatë se 60 ditë. Organizata AIS ka kallëzuar se Qeveria po përdor Fondet e Rindërtimit pas tërmetit të nëntor 2019 për qëllime elektorale. Në Durrës Pushteti Qendror dhe Lokal miratuan dhe paguan grante individuale në data fushatë zgjedhore, data për të cilat Kodi Zgjedhor ka parashikime të veçanta. Organizata jonë i ka kërkuar Komisionerit hetim administrativ, pranim faktesh, verifikim, ekspertizë e pavarur ndërkombëtare mbi përdorim fonde publike në Fushatë Zgjedhore. Në finale vlerësim i përgjegjësive për Favorizim Elektoral përmes Keqpërdorimit të Parave Publike Neni 92/5 Kodi. Për tu njohur me argumente dhe prova të dorëzuara pranë Komisionerit mund të gjeni të plotë Kallëzimin në faqen tonë.