AIS alarm: Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm, mund të përdoret në Zgjedhje të ardhshme (2022-2025) për të kompromentuar votuesit me grant individual pak orë para votimit.

Rreziku për keqpërdorim të parave publike në Zgjedhje është i larte. Denoncimi i AIS për keqpërdorim të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit, në Zgjedhje të 25 Prillit, u rrëzua nga Institucionet e Hetimit Administrativ.  Ato nuk dhanë zgjidhje për shkeljet e konstatuara në zonën ku kandidoi  Kryeministri Rama. AIS kallëzoi se në kundërshtim me Ligjin Zgjedhor, Këshilli i Ministrave Vendim datë 25 mars dhe Këshilli Bashkiak Durrës Vendime 12-24 Prill, transferuan-ekzekutuan  në Durrës 6.1 Milion Euro grante jo emergjente, përfitues Individ vlerë 1-5 mijë USD. Komisioneri u shpall jo kompetent dhe refuzoi padinë. KAS pas Apelimit të AIS, pranoi hetimin, por e përfundoi me vetëm një seancë ku nuk u dëgjuan ekspert dhe palë të Kallëzuara. Nisur nga qëndrime të Komisjonerit e KAS-it, organizata ngre alarmin se  Fondi i Rindërtimit, program buxhetor afatmesëm 3 – 5 vjet,  potencialisht do të përdoret edhe në Zgjedhje të ardhshme për të kompromentuar votuesit me dhënie grant individual pak orë para votimit.

Etapa të Procesit AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, Denoncim, Vendim, Hetim Administrativ:

  1. Data 31 Maj 2021, AIS paraqet Denoncim pranë Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Fondi i Rindërtimit u Përdor në Durrës për Favorizim të Subjekti Elektoral PS. Të Kallëzuar Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës Këtu
  2. Data 16. 07. 2021, Komisjoneri Shtetëror Përgjigje dhe Kërkesë për Informacion nga Institucione të Kallëzuara Këtu
  3. Vendim Nr. 439 datë 2.08.2021 Vendim i Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet për Zgjatje të Afatit të Shqyrtimit Administrativ Këtu
  4. Refuzim nga Komisioneri. Vendim i KQZ (nr. 457, datë 01.10.2021 ) Për  shqyrtimin administrativ për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës Këtu
  5. 28 tetor 2021. Ankimim AIS Kundër: Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet Këtu

Seanca në KAS u mbajt në datën 8 nëntor. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi Kërkesën tonë për ndryshim të Vendimit të Komisionerit Shtetoror pjesa e mos kompetencës, por rrëzoi pretendimet për parregullsi të akteve të Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, akte që bënë të mundur pagesa të granteve Individuale pak orë përpara ditës së Votimit. Teksti i Njoftimit të KAS si më poshtë

𝐊𝐀𝐒 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈𝐬 𝐚𝐧𝐤𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐈𝐒.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot (data 8 Nëntor) kërkesën ankimore nr. 74, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 457, datë 01.10.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”, me ankimues organizatën Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS).

Instituti Shqiptar i Shkencave ka kundërshtuar aktet të Këshillit të Ministrave dhe bashkisë Durrës lidhur me fondet që kanë akorduar për subjektet e prekura nga tërmeti. Për këtë ankimim, KSHZ kishte shpallur mos kompetence.

Pas dëgjimit të palës ankimuese dhe shqyrtimit të dokumentacionit, KAS konstatoi se shqyrtimi është kompetencë e organeve të KQZ-së, ndaj me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës për ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve sa i përket shpalljes së mos-kompetencës së për shqyrtimin e denoncimin e ankimuesit.

Në përfundim të hetimit administrativ, KAS konkludoi se aktet e kundërshtuara nga Instituti Shqiptar i Shkencave, nuk formojnë shkelje të vendimit nr. 9 datë 24.12.2020 të KRR (reformatori), sepse nëpërmjet tyre nuk propozohet, nuk miratohet dhe nuk bëhet alokim fondesh rishtazi por përcaktohen procedura ekzekutive, ndaj me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës për vendosjen e sanksionit administrativ për shkelje të vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ.

Ky Vendim mund të kundërshtohet në Gjykatë Administrative brenda 30 ditëve nga Zbardhja e tij në Faqen e KQZ.

AIS: Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat)

AIS / Open Data Albania tërheq vëmendjen dhe ngre Shqetësim për Mungesë Transparence me Mos Publikim të Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021 (detyrim ligjor me afat).

Mungon raporti i mes-vitit mbi zbatimin e buxhetit 2021

AIS / Open Data Albania konstaton Shkelje të rëndë Ligjore nga Ministria e Financave të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Konkretisht Ministria  nuk po Publikon Raportin e MesVitit për Zbatimin e Buxhetit 2021 Raport ku dalin të dhëna të temave të “Nxehta” si Borxhe, Detyrime Arbitrazhi, Kosto Publike për Koncesione dhe Mosrealizime e Tejkalime.

Ekipi që punon për Open Data Albania konstaton që kjo është hera e parë që në Kuvend vjen një Ligj për Buxhetin bashkë me PBA Planin Buxhetor Afatmesëm, por nuk ka bashkëlidhur Raport Shtetëror Për Buxhetin e vitit që po Përfundon.

  • Ministria e Financave ende nuk ka publikuar Raportin e Mes-Vitit të Zbatimit të Buxhetit 2021, pavarësisht se sipas Ligjit Organik të Buxhetit është detyrim ligjor i kësaj të fundit për ta publikuar.
  • Ky raport hartohet në përputhje me ligjin LIGJIN NR. 9936 DATË 26.6.2008 “PËR MENAXHIMIN E SISTEMIT BUXHETOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” ,  ku në nenin 46 “Rishikimi i zbatimit të Buxhetit” përcaktohet se:

Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave programin buxhetor afatmesëm dhe një raport për zbatimin e buxhetit të vitit në vazhdim, i cili publikohet. Ky raport  përmban:

  1. një vlerësim të përgjithshëm të situatës ekonomike të vendit, të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë për periudhën 5-mujore të vitit korrent;
  2.  b) një vlerësim të pritshëm të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë deri në fund të vitit korrent;
  3.  c) masat që parashikohen të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim që treguesit të realizohen sipas parashikimeve; 
  4.  ç)  propozimin e Ministrit të Financave për rishikimin apo jo të buxhetit.

Deri në vitin 2020, është publikuar rregullisht ky raport, por për vitin 2021 nuk ka ende publikim në faqen zyrtare të MFE-së.

Këtë Vit:

  1. Ose Ministria është në kushte Papërgjegjshmërie dhe Paaftësie për ta Përmbyllur.
  2. Ose Raporti është përmbyllur ose Shteti po vë Censurë me mos publikim dhe mungesë transparence.
Raportit për Zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2020

Ky Dokument duhej të publikohej bashkë me Planin Afatmesëm Buxhetor në faqen e vetë Ministrisë dhe në Faqen e Kuvendit, si pjesë e paketës së dokumenteve që Shoqërojnë Ligjin e Buxhetit.

AIS / Open Data Albania thekson se ky vit buxhetor 2021, karakterizohet nga defekte të konsolidimit buxhetor që lidhen me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore, mosrealizim të planit të investimit për Fondi i Rindërtimit, dhe në finale Kosto të Rënda për Dëme Ekonomike Faturave të Arbitrazhit dhe të tjera Gjyqësore ku shteti shqiptar është palë Humbëse.

Ditë më parë Debati Publik në Kuvend mes kryetarit të Mazhorancës dhe Kryetarit të Opozitës mbi të dhëna të këtij Raporti u shoqërua me metafora dhe ofeza mbi burimin e të dhënave të artikuluaka.

Pozicion Pune Koordinator Network, me kohë të pjesshme afat 1 deri 3 vite

Organizata AIS është duke kërkuar një Individ për pozicionin Koordinator Network-u me kohë të pjesshme pune.
Individi Kandidat për këtë Pozicion duhet të koordinojë aktivitetin e një Networkut Rinor me qëllim fuqizimin e të rinjve në përdorimin e OpenData dhe BigData në Artikulimin Publik OpenData Fellowship Youth Network.

Ky network do të funksionojë si një program praktik për një grup të rinjsh të përzgjedhur për të punuar dhe për tu aftësuar në përdorimin e të dhënave si fakte në artikulimin publik, investigim, kërkim, ndërtim fushatë sensibilizuese etj.
Koordinatori duhet të jetë individ me aftësi të mira në komunikim, njohuri në data analizë, eksperiencë në hulumtime, eksperiencë profesionale të mëparshme, angazhim akademik.
Të gjitha këto duhet të artikulohen në një CV zyrtare.
Çfarë detyrash ka Koordinatori:
– Të punojë në rekrutimin e një ekipi rinor që do të përzgjidhet për tu bërë pjesë e OpenData Fellowship Youth Network . (Njoftimi, Shpërndarja e Njoftimit dhe Përgjigje për pyetje gjatë aplikimit).
– Merr pjesë në seancën e përzgjedhjes së Individëve Aplikant. (Intervista)
– Përgatit në Bashkëpunim me Projekt Lider dhe Trajner të zgjedhur, një Kurikul mbi program aftësimi. (Program Praktik 24 orë)
– Përgatit kalendarin e eventeve të Networkut.
– Drejton Infosesione dhe Seanca Praktike me secilin anëtar në rrjetit.
– Ndjek ecurinë e anëtarëve dhe rezultatet e tyre gjatë angazhimit praktik.
– Bën vlerësime finale për secilin anëtar të rrjetit dhe formulon referenca specifike.
– Bën Vlerësim të Procesit.
Koordinatori bashkë koordinon gjatë procesit me Projekt Liderin.

Koha e angazhimit është 4muaj (viti 1 mbaron me 28 Shkurt 2022) deri 6 muaj në vit i dytë dhe i tretë.(Projekti zgjat 3 vjet)
Angazhimi është me kontratë pune.
Bruto Pagesa (me të gjitha të detyrueshme punëdhënës dhe punëmarrës plus tatim mbi të ardhurën nga paga) është 840 Euro / Muaji.
Aplikantët të na shkruajnë Email në [email protected] Aplikim Network Koordinator
Aktiviteti OpenData Fellowship Youth Network është pjesë e Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption , Projekt që zbatohet nga AIS / Open Data Albania mbështetur financiarisht nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Bëhu Pjesë e #OpenData Fellowship Youth #Network

Mundësi për të punuar me ekipin #OpenDataAlbania
Je një Djalë apo Vajze e re, #Gazetar, #Student, #Ekonomist, #Fiskalist, #Politikan i Ardhshëm, #Analist, #Sociolog apo #Kërkues në një Disiplinë të caktuar
• Nëse ke dëshirë të Publikosh një apo disa artikuj në portalin Open Data Albania
• Nëse planet për Karrierën tuaj të ardhshme lidhen me sa më lart, një Rrjet Rinor të mirëpret për një program Afatshkurtër.
Ajo çka i duhet formimit tuaj profesional është edhe pak aftësim mbi përdorimin e të dhënave në artikulimin publik, vendimmarrjen, planifikimin dhe debatin.
Ne të ftojmë të Bëhesh Pjesë e OpenData Fellowship Youth Network
• Ju thjesht duhet të shpenzoni me Ne disa orë Praktikë çdo muaj për 4 muaj rradhazi.
• Qëllimi final i procesit është forcimi i kapaciteteve dhe njohurive të një grupi rinor elitë që ka vokacion, talent dhe vullnet për tu angazhuar në artikulim publik.
• Procesi do të finalizohet edhe me publikimin e artikujve hulumtues në portalin Open Data Albania nga vetë të rinjtë duke u dhënë atyre mundësinë të ndajnë me publikun fakte, analiza dhe parashtrime.
Mirëpresim të aplikojnë për angazhim të rinj mosha deri/rreth 25 vjeç, në proces studimi universitarë apo të sapo diplomuar. Kusht është dëshira për tu fuqizuar përmes të dhënave, informacionit dhe njohurive.
Të rinjtë duhet të kenë dëshirë të përmirësojnë aftësinë e tyre artikuluese dhe aftësinë për tu përfshirë në diskutime të bazuara në argument dhe të dhëna.
Për aplikim regjistrohu në link Këtu
Procesi ju Garanton
• Rrjetëzim me Kolegë dhe Moshatar
• Puno dhe behu Autor Artikuj në Open Data Albania
• Referencë dhe Certifikatë për Eventin
• Fuqizohu doke njohur BigData
• Pagesë për çdo Artikuj të realizuar nga Ju dhe të Publikuar te OpenDataAlbania

Njofto dhe Shokët
Afati për Regjistrim data 02 Dhjetor 2021.
Më të mirët do të ftohen për Intervistë pranë nesh,
Ky Network po krijohet në kuadër të Projektit Open Data, Access and Transparency over sectors esposed to risk of Corruption mbështetur nga SIDA përmes Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Për pyetje ju lutem na kontaktoni në [email protected].

TITULLI I PROJEKTIT: “C1-EU-NPA – PËRMIRËSIMI I DEBATIT MBI POLITIKAT DHE LLOGARIDHËNIEN PËR TË PËRMBUSHUR TË DREJTAT BAZIKE, PËRMES KRIJIMIT TË PLATFORMËS SË NEGOCIATAVE TË GRUPIT NJË BE – SHQIPËRI”

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE lidhur me kapitujt e Grupit Një (bazat fillestare) përmes përmirësimit të debatit  të politikave dhe forcimit të përgjegjësisë dhe rolit të Organizatave të Shoqërisë Civile  në proces.

Kohëzgjatja e projektit: 1 Qershor 2021-31 Dhjetor 2023.

Projekt që zbatohet nga katër Organizata Shqiptare CSDG, ISP. AIS dhe KSHH

Mbështetur nga: Ambasada Hollandeze në Shqipëri

Objektivat specifikë të projektit janë:

1) Mbështetja e institucioneve publike të përfshira në kapitujt e “Grupit Një” të negocimeve me BE -në përmes ofrimit të ekspertizës dhe advokimit të politikave nëpërmjet të cilave mund të arrihen më lehtë rezultatet e synuara.

2) Forcimi i llogaridhënies dhe reagimit të institucioneve publike të përfshira në procesin e negociatave të BE -së për të  përmirësuar ritmin e përgjithshëm të negociatave.

3) Forcimi i njohurive dhe përfshirjes së komunitetit profesional, aktorëve përkatës dhe publikut mbi proceset dhe rezultatet që kanë të bëjnë me negociatat e kapitujve të  “Grupit Një” të negocimit të BE -së.

4) Forcimi i rolit të përgjithshëm dhe vizibilitetit të Organizatave të Shoqërisë Civile Shqiptare në procesin e negociatave me BE -në.

Rezultatet:

Gjatë zbatimit të këtij projekti, synohen të përmbushen  rezultatet e mëposhtme:

1) KShH do të prodhojë 7 nga 28 publikime (dokumente politikash, permbledhje politikash, dokumente diskutimi etj.) që do të mbulojnë temat përkatëse që lidhen me procesin e negociatave të përfshira në kapitujt e  Grupit Një dhe zhvillimet në agjendën e integrimit në BE të vendit;

2) 6 takime të përbashkëta midis C1-EU-NPA dhe institucioneve qeveritare të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë këtu edhe Parlamentin do të ndërmerren nga ana e partnerëve të përfshirë në nismë;

3) 6 tryeza diskutimi publik do të realizohen me qëllim diskutimin mbi tema të rëndësishme për procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një që do të identifikohen përmes hulumtimit, koordinimit dhe rrjetëzimit;

4) 10 konferenca shtypi për të komunikuar me mediat do të ndërmerren për çështjet që lidhen me procesin e negociatave të kapitujve të Grupit Një;

5) 3 konferenca (1 çdo vit) me pjesëmarrjen e aktorëve përkatës do të realizohen;

6) 1 web i personalizuar për nismën do të krijohet dhe do të lancohet me qëllim ndarjen me publikun të aktiviteteve dhe rezultateve të projektit;

7) Shpërndarja e rregullt përmes kanaleve elektronike të komunikimit të informacionit mbi aktivitetet dhe rezultatet e projektit ose/dhe çështje shqetësuese.

[1] Kapitujt që janë pjesë e Grupit Një përfshijnë: Kapitullin 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore; Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria; Kriteret ekonomike; Funksionimi i institucioneve demokratike; Reforma e administratës publike; Kapitullin 5 – Prokurimi publik; Kapitullin 18 – Statistikat; Kapitulli 32 – Kontrolli financiar.

Komisioneri për Zgjedhjet refuzon të hetojë Kallëzimin për Keqpërdorim të Fonteve Publike në Fushatë Zgjedhore, çështja kalon në KAS (seanca e hëne 8 nëntor ora 11).

Organziata AIS shpreh keqardhje dhe njofton se ka ankimuar në lidhje me Vendimin e Komisjonerit Shtetëror për Zgjedhjet Vedim  nr. 457, Datë 01.10.2021, ku  refuzohet shqyrtimi i Kallzimit të AIS / OpenDataAlbania datë 31 Maj 2021. Palë të kallëzuara për keqmenaxhim të fondeve publike Këshilli i Ministrave dhe Bashkia Durrës.

Kallzimi ynë i datës 31 maj parashtron argumente mbi Keqpërdorim të Aseteve dhe Fondeve Publike për qëllime elektorale, nga Këshilli i Ministrave dhe nga Bashkia Durrës gjatë procesit Zgjedhor 25 prill 2021.

Komisioneri me Vendim të datës 1 tetor, ka Vendosur Të shpallë Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara. Link:

Duke e konsideruar këtë vendim të Komisionerit të pa bazuar në ligj dhe në prova, si dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të zhvilluar nga Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve (KAS), AIS ka paraqitur në datën 28 Tetor Ankimim pranë KAS.

Ankimimi thekson se Vendimi i Komsionerit duhet Shfuqizuar pasi:

  1. Ka Shkelje të Procesit të Rregullt Ligjor gjatë Procedurës administrative.
  2. Themeli i Kërkesës së AIS mbeti pa përgjigje.

AIS si autor i Kallëzimit i ka kërkuar Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve: Shfuqizim të Vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe Kthimin e çështjes për Rishqyrtim tek komisioneri. Gjithashtu Në mbështetje të nenit 137 dhe/ose nenit 138 të Kodit të Procedurave Administrative ndryshimin e vendimit nr. 457, datë 01.10.2021 të Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet dhe kryerjen e hetimit administrativ shtesë të denoncimit të AIS nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve dhe marrjen e masave ligjore në përfundim të tij.

Seanca për Shqyrtim të Ankimimit do të mbahet nga KAS, të hënën data 8 nëntor ora 11.

  1. Disa detaje mbi parregullsi administrative të Vendimit të Komisionerit janë parashtruar më poshtë: Duke mos pasur përgjigje prej Bashkisë Durrës dhe Këshillit të Ministrave dhe duke e vlerësuar të rëndësishëm për hetimin administrativ informacionin e kërkuar, Komisioneri me vendimin nr. 439, datë 02.08.2021 ka vendosur zgjatjen e afatit të shqyrtimit administrativ të denoncimit për shkelje të parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në KQZ ndaj Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Bashkiak Durrës.
  2. Edhe pas zgjatjes së afatit të shqyrtimit administrativ Komisioneri ka administruar në datën 02.08.2021 vetëm përgjigjen e Bashkisë Durrës prej znj. Emeriana Sako, që kryen funksionet e Kryetarit të Bashkisë Durrës.
  3. Këshilli i Ministrave nuk i ka kthyer përgjigje Komisionerit dhe ky i fundit nuk ka kërkuar më përgjigje prej tyre, por edhe në zbatim të nenit 169 të Kodit Zgjedhor  nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkimore për mosbashkëpunim me KQZ-në.
  4. AIS: nuk është vënë në dijeni dhe nuk ka pasur mundësi të shprehet për asnjë material/përgjigje që është depozituar nga Bashkia Durrës.
  5. Këshilli i Ministrave dy herë nuk është shprehur në lidhje me këtë denoncim, nuk ka ofruar bashkëpunim me Komisionerin dhe nuk është ndëshkuar administrativisht për qëndrimin e mbajtur prej tij.
  6. Në procesin e marrjes së vendimit përfundimtar AIS si subjekt ankimues nuk i është dhënë mundësia e parashikuar nga Kodi i Procedurave Administrative, neni 93, për t’u shprehur përfundimisht për pretendimet e saj.
  7. Me Vendim të datës 1 tetor, Komisioneri ka Vendosur Të shpall Moskompetencë për shqyrtimin e Kërkesave të parashtruara duke e lënë Kallëzimin e AIS kundër Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Durrës, për Keqpërdorim të Fondeve Publike në Fushatën Zgjedhore të 25 Prillit pa Hetim në Themel.

[1]Article 169 of the Electoral Code provides that: “Refusal to cooperate with the CEC or to provide information provided by this Code to the CEC, by officials of local or central government bodies, is punishable by a fine of 10 thousand to 50 thousand ALL.

Trajnim: Forcim i Aktivizmit Civil me fokus Shpërndarjen e Parasë Publike, Kavajë 29-30.10.2021

Organizata AIS / Open Data Albania në kuadër të zbatimit të projektit me titull Monitorim Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike I mbështetur nga  Lëviz Albania,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, mbajti në datat 29-30 Tetor për Bashkinë Kavajë një trajnim për Rritje Kapacitetesh dhe Fuqizim të aktorëve civil Aktivist në Antikorrupsion.