Impakt ne Media Projekti Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption. Kjo Javë në Media – zbardhet korrupsioni në tendera, konflikti i interesit dhe lidhjet nepotike. Gazetaria e Fakteve , Evidencave dhe të Dhënave të Hapura

Të nderuar miq,

Organizata dhe ekipi që punon pranë AIS konstaton me kënaqësi se gazetarë të medias pluraliste në vend, kanë zbardhur javën e fundit dhjetëra histori korruptive duke utilizuar të dhëna të hapura #OpenData dhe të dhëna të lidhura #LinkDATA të databazave që zotërohen nga AIS njohur si OpenDataAlbania

Përmes të dhënave për:

  1. Tendera Publik të Markuar me Red Flag (OpenProcurement.al),
  2. të dhëna Pagesa Transaksione Thesari (spending.data.al),
  3. të dhëna të Deklarimeve të Interesave të Zyrtarëve të Lartë dhe
  4. të dhëna të hapura të Bizneseve që Fitojnë Kontrata dhe projekte Publike (OpenCorporates.Al)

Gazetarët kanë ndërtuar histori ku denoncohet korrupsioni dhe konflikti i interesit në nivele të larta të Qeverisë Qendrore dhe Qeverisjes në Nivel Lokal

Evidence Base Approach and Factchecking Data janë dy instrumente të rëndësishme për Gazetari Cilësore dhe Investigative. Liria e medias, pluralizmi i saj, forca e gazetarëve në punën e tyre për të treguar të vërtetën nuk mund të funksionojë pa informacionin, aksesin dhe databazat që garantojnë transparence dhe llogaridhënie.

Më poshtë disa nga Raportimet Mediatike të javës, histori korrupsioni të zbardhura falë databazave tona të hapura #OpenDataAlbania

Gazeta Shqiptare Publikon: KLSH Auditi Suprem nxjerr zbuluar zëvendës kryeministren Balluku, I shtoi portofolit të saj 50 milion euro, pikëpyetje mbi ligjshmërinë e një Akti Normativ Link Media Report

This image has an empty alt attribute; its file name is Gazeta-Shqiptare-Abuzim-Buxheti-Akt-Normativ-.jpeg

Portali BoldNews shkruan: Veliaj (Kryebashkiak) i jep 130 mijë euro tender motrës së drejtoreshës së tij Abuzimet . Link Investigimi

This image has an empty alt attribute; its file name is boldnews.al-tendera-1-1.jpeg

BalkanWeb publikon artikullin mediatik: Dyshime për Korrupsion si u favorizua kompania turke për Tunelin e Llogarasë fitues Oferta më e Shtrenjtë loja me dokumentet për Nënkontraktorët . Lexo Link Origjinal Media

This image has an empty alt attribute; its file name is Balkan-Web-News24-Balluku-Tender-.jpeg

Panorama Web shkruan: Skema e Bizneseve Guacke (shell ne Holande) si po i “hanë kokën” Ilir Beqajt. Vetting zbulon fijet e PPP. Kush janë pronarët dhe si u manovrua me aksionere në offshore e shell Link Lajm

This image has an empty alt attribute; its file name is Beqaj-komanite-guacke.jpeg

NewsBamob raporton: Aktuale 175 tendera të dyshimtë të bashkive. Nuk i druhen SPAK Link shkrimi në web

This image has an empty alt attribute; its file name is Bashkite-175-tendera-me-rrisk.jpeg

Gazeta Panorama Publikon: Vetting zbulon prapaskenat  Balluku (zëvendëskryeministre) dirigjentja e tenderave te tunelit të Llogarasë – Supervizimin e fitoi ortaku i Berberit (ish drejtori i ARSH ne qeli për korrupsion) Link Lajmi

This image has an empty alt attribute; its file name is Beqaj-dhe-tenderat.jpeg

Syri TV investigon: Programi Plug – Kompanitë e dhëndrit të Kujtim Qefaliaj (deputet) morën 76 tendera nga Erion Veliaj (Kryebashkiak) Link Lajmi

Ora News Intervista e Mbrëmjes. Brahaj deklaron se nuk kemi Investitor Strategjik të Huaj janë të njëjtët që marrin koncesione dhe tendera publike. Link Intervista

Portali Fjala publikon: Emrat e dhjetë kompanive që morën 6 miliard euro nga Thesari i Shtetit Link Lajmi i Publikuar

Portali Reporter Publikon analizën: Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në Tendera mund të kthehet në alibi për Korrupsionin. Link Shkrimi.

Portali Gogo: Ja cilat kompani morën për 1 Euro toka në të gjithë vendin. Shkrimi në Web Link.

Megjithë rezultatet pozitivë në fuqizimin dhe nxitjen e gazetarisë cilësore,  gazetarisë investigative, raportimit të bazuar në evidence dhe verifikimit të fakteve, organziata AIS promotore e Open Data Albania ka hasur vështirësi të shumta në punën e saj, një nga më impaktueset Mungesa e Financimit për Vazhdimësi. çka ka bërë javët e fundit të kërkojë ndihmë për mundësi për financim dhe donator. Lexo më Shumë .