TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Shtator 2017Open Corporates Albania, kush qëndron pas bizneseve që fitojnë tendera me bashkitë
OpenCorporates.al është portali i ri prezantuar nga AIS. Portali ka të dhëna transparente për subjekte dhe shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata publike dhe ankande me njësi të qeverisjes vendore. Databaza mban informacion për mbi 4000 subjekte ekonomike dhe përditësohet çdo ditë me informacion shtesë për shoqëri biznesi që kontraktohen për herë të parë. Kush qëndron pas kontraktorëve publik, cilët janë zotëruesit e tyre, a ka raste të mbivendosjes, përqëndrimit apo klientelizmit. Këto janë disa pyetje për çdo entitet që dëshiron të monitorojë buxhetimin dhe shpërndarjen e kontratave publike sipas operatorëve. Në Shqipëri të dhënat mbi shoqëritë tregtare janë të vendosura në një databazë të Qendres së Regjistrimit të Bizneseve, por indeksi mbi OpenCorporates e rendit databazën zyrtare me vlerësim të ulët sa i takon cilësisë së gjetjes, përdorimit dhe ripërdorimit të informacionit. Databaza e krijuar nga AIS synon pikërisht mirëstrukturim dhe hapje të të dhënave për ato shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata dhe tendera me Njësi të Qeverisjes Vendore. Data baza është e linkuar (lidhur) edhe me databaza të tjera me të dhëna publike si ajo për pagesa përmes Transaksioneve të Thesarit apo databaza mbi Prokurimet Publike etj. Ky portal vjen si rezultat i projektit Monitoro Klient të Bashkive, projekt i mbështetur nga Lëviz Albania.
• Regres në evidencat statistikore mbi gjyqësorin, Ministria Drejtësisë nuk përgatit vjetarin 2016
Edhe në muajin e nëntë të vitit 2017, Ministria e Drejtësisë nuk ja ka dalë të përmbush detyrimin për Vrojtim, Përpunim, Analizë dhe Publikim të Evidencës mbi Sistemin Gjyqësor në vitin pararendës 2016. Çdo tremujor të parë të vitit, ky institucion prezanton për publikun Vjetarin Statistikor. Ky vjetar përmban të dhëna statistikore mbi ecurinë e punës në Gjykata, numrin e çështjeve, respektimin e afateve gjyqësore sipas gjyqtarëve, dënimet për grup vepra penale, procedime gjyqësore sipas rretheve etj. Evidenca statistikore vjen në formën e një publikimi në PDF, ajo i shërben publikut, punonjësve të sistemit të drejtësisë, gazetarëve, akademikëve dhe kërkuesve shkencor. Në vitin 2015 metodologjia e publikimit u pasurua me një grup treguesish mbi çështje penale në fushën e korrupsionit. Publikimi i këtij vjetari është një detyrim sipas Ligjit për Organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe një sërë aktesh nënligjore. AISsi organizatë promotore e të drejtës së informimit dhe të dhënave transparentë i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për të bërë të aksesueshme të dhëna të evidencës statistikore për sistemin e drejtësisë gjatë vitit 2016 dhe në vijim. Transparenca me evidencën statistikore për sistemin gjyqësorë bëhet edhe më e rëndësishme në momentin që sistemi po i nënshtrohet procesit të Vetingut. Zvarritje dhe vonesa në publikime ka ndodhur edhe më parë në vite të ngjashme karakterizuar nga rotacioneve dhe ndryshimit të titullarit Ministër Drejtësie.
Të dhëna mbi Kompanitë Koncensionare, cilat janë me fitim në vitin e parë të aktivitetit ekonomik
Shoqëri biznesi koncensionare ja dalin të jenë me fitim që në vitin e parë të aktivitetit tregtar. Këtë konkluzion mund të nxjerrin në një skanim të shoqërive të biznesit të themeluara për të zbatuar një kontratë koncensionare apo Partneritet Publik Privat. Fitimi dhe kthimi i investimit që në vitin e parë të punës së një shoqërie tregtare është një fenomen i rrallë sidomos në vende me ekosisteme të vështira për biznesin si dhe është Shqipëria. Kjo është karakteristikë për ato koncesione apo PPP që mbështeten me buxhet publik apo me fonde publike të kujdesit shëndetësor. Informacioni mbi xhiro vjetore, fitim, të dhëna për zotërues, administratorë dhe të tjera detaje për kompanitë e biznesit gjenden në OpenCorporates.Alkategoria Shoqëri Koncensionare. Në një analizëtë realizuar nga Open Data Albania për vitet 1993-2014 rezultoi se nga 164 Shoqëri Aksionere që ja kanë dalë të shpërndajnë fitim, apo të riinvestojnë fitimin gjatë dhjetë viteve të para të funksionimit, vetëm në një rast ky fitim është arritur që në vitin e parë të funksionimit, 18 prej tyre kanë patur rast të ndajnë fitim brenda 7 viteve nga themelimi, ndërsa 19 SHA-ve u është dashur 7 deri 12 vite aktivitet për të mbërritur tek mundësia për shpërndarje fitimi.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana