Korrupsioni në Tendera. Kryeministri propozon përdorimin e IA, opozita i sugjeron Platformën e AIS Open Procurement Albania, një high tech tool ku 40% e procedurave identifikohen me risk
Kryeministri ka propozuar një Reformë Antikorrupsion përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale në Prokurime Publike.
Opozita Parlamentare përmes Jorida Tabaku deputete dhe Kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, i sugjeron Qeverisë të përdorë platformën Open Procurement Albania një instrument teknologjik krijuar nga organizata AIS, për identifikim të rasteve korruptive ne tendera. Deklaratat e deputetes Tabaku u bënë për Balkan Insight në një analizë mbi aplikimin e IA në prokurime.
Platforma Open Data për Prokurimet Publike krijon një pasaportë sipas standardit Open Contracting për çdo tender, dhe dedekton automatikisht procedurat me risk. 40% e tenderëve janë të identifikuar me risk dhe markuar RedFlag. Platforma u krijua në 2016.
SPAK (prokuroria speciale) në 12 muaj ka hetuar 8 kryebashkiak dhe dhjetra zyrtar për veprën penale Pabarazi në Tender. Të gjitha hetimet përkojnë me Procedura markuar më herët me RedFlag, dhe publikuar ne investigime të masmedias. Opozita ka denoncuar në Parlament tendera korruptive të identifikuara nga Platforma e organizatës AIS. Gjatë 2024, platforma për Prokurime Transparente ka hasur vështirësi në sigurimin e fondeve për funksionimin e saj si një instrument i teknologjisë së lartë për identifikim te rasteve korruptive.
Në link mund të gjeni analizën nga Balkan Insight: Using AI in Albanian Public Procurements ‘No Easy Solution’ for Corruption