Parlamenti Shqiptar pas Zgjedhjeve të Majit 2025 – AIS Publikon Deklarime mbi Integritetin për 140 Deputetët e Zgjedhur

Më 11 maj 2025 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ku u përzgjodhën 140 anëtarë të Parlamentit. Më shumë se gjysma e tyre do të shërbejnë për herë të parë në Kuvend. Portali Spending Data Albania, përmes databazës së tij “Para dhe Pushte”, u jep mundësi qytetarëve të njohin më mirë figurën dhe profilin e secilit deputet. Kjo databazë, e krijuar dhe zotëruar nga organizata joqeveritare AIS, bën të aksesueshme për publikun informacione të plota dhe dokumente zyrtare lidhur me integritetin, përvojën profesionale dhe interesat ekonomike e financiare të çdo deputeti të ri apo të rizgjedhur. Për secilin Deputet, në dispozicion të publikut janë  dokumentet e mëposhtme: Curriculum Vitae (CV); Formulari i Dekriminalizimit; Deklarata e Pasurive dhe Interesave. Kjo iniciativë ka për qëllim të forcojë mbikëqyrjen publike, të sigurojë transparencën institucionale dhe të ndërtojë besim në përfaqësimin demokratik, duke ofruar qasje të lehtë në të dhëna të verifikuara për zyrtarët e zgjedhur. Publikimi i dokumenteve lidhur me integritetin dhe deklaratat e pasurive për secilin deputet është një standard kyç për një Parlament të Hapur.

Publikimet i Gjeni ne Link Deklarime Pasurore Parlament Deklarime Pasurore – Open Spending Albania