Akses Info Drejtësi një Regjistër Publik për Magjistratët, krijuar nga një Organizatë Jo Qeveritare

Databaza Akses Info Drejtësi është një minierë me të dhëna për Sistemin e Drejtësisë. Për secilin Individ të Promovuar dhe kualifikuar në procesin e Vettingut është krijuar një pasaportë me informacion, dokumenta dhe të dhëna që bëjnë të mundur kontrollin publik të integritetit të Individit. Këto të dhëna janë mirëstrukturuar dhe krijojnë një model për Regjistrin e Magjistratit. Ky Regjistër është detyrim ligjor për institucionet  e reja të drejtësisë ende i pakrijuar http://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1600325262Akese%20Info%20Drejt%C3%ABsi%20Raporti.pdf . Akses Drejtësi ka të dhëna mbi CV, vetdeklarimet publike, kulifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror.

Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur në akses sipas filtrave të kërkimit http://aksesdrejtesi.al/searchform për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj.

AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minjerë të të dhënave.

Më 1 Tetor Procesi i Vettingut ka Konfirmuar plotësisht në detyrë vetëm 76 Gjyqtarë, Prokuror dhe individ të Sistemit të Drejtësisë.

123  gjyqtar dhe prokuror janë shkarkuar. Për 48 procesi është ndërprerë.

28 individë kanë marrë një vendim nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe janë në pritje të apelimit të Komisionerit Publik ose shqyrtimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për secilin Gjyqtar dhe Prokuror që ka kaluar plotësisht Vettigun në faqen tonë Akses Info Drejtësi është krijuar një pasaportë me informacion dhe dokumente. Kjo pasaportë bën të mundur akses dhe kontroll publik mbi Integritetin e Figurës së Individit të Promovuar. Konkretisht:

  1. Vitore Tusha Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/21
  2. Fatjona Memcaj Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/31
  3. Manjola Xhaxho Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/91
  4. Marcela Shehu Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/19
  5. Anila Leka Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/62
  6. Dritan Prenci Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/50
  7. Brikena Ukperaj Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/15
  8. Vate Staka  Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/9
  9. Arta Marku Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/30
  10. Kostaq Beluri Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/5
  11. Nertina Kosova Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/57
  12. Ardian Dvorani Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/40
  13. Medi Bici Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/20
  14. Brunilda Kadi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/16
  15. Dritan Hallunaj Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/18
  16. Gentjan Medja Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/114
  17. Adnan Xholi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/32
  18. Bujar Sheshi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/1
  19. Sokol Stojani  Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/60
  20. Arnisa Kellici Kandidate për gjyqtare
  21.  Miranda Nakaj Ndihmëse ligjore http://aksesdrejtesi.al/profil/124
  22. Arta Vorpsi Këshilltare Ligjore http://aksesdrejtesi.al/profil/39
  23. Enton Dhimitri Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/79
  24. Fiona Papajorgji Anëtare e GJK http://aksesdrejtesi.al/profil/28
  25. Emona Muci Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/78
  26. Alma Kolgjoka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/77
  27. Arben Kraja Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/46
  28. Eloida Goxhi Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/59
  29. Alfred Progonati Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/49
  30. Gentjan Jahjolli Këshilltar ligjor
  31. Adrian Shega Ish-këshilltar ligjor http://aksesdrejtesi.al/profil/125
  32. Alma Muca Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/24
  33. Altin Binaj Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/25
  34. Eriol Roshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/80
  35. Elsa Toska Anëtare e GJK http://aksesdrejtesi.al/profil/22
  36. Ornela Naqellari Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/95
  37. Albana Boksi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/56
  38. Esmeralda Ceka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/87
  39. Dhorina Theodhori Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/33
  40. Rexhep Bekteshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/97
  41. Elidiana Kasa Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/58
  42. Sotir Kllapi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/60
  43. Sokol Binaj Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/65
  44. Edvin Kondili Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/35
  45. Artan Shtrungza Prokuror
  46. Ened Nakuci Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/36
  47. Enkeleda Millonai Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/37
  48. Vladimir Mara Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/51
  49. Margarita Buhali Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/94
  50. Esmeralda Keshi (Cami) Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/4
  51. Klodiana Veizi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/89
  52. Saida Dollani Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/63
  53. Behar Dibra Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/34
  54. Zeqir Hoda Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/61
  55. Elida Kackini Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/44
  56. Olsian Cela Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/23
  57. Maela Alicanaj Këshilltare ligjore
  58. Altin Dumani Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/45
  59. Enkel Peza (ndihmës ligjor, kandidat për magjistrat)
  60. Sokol Ibi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/102
  61. Sonila Muhametaj (Domi) Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/120
  62. Artur Kalaja Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/105
  63. Daniela Shirka Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/52
  64. Iliriana Olldashi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/53
  65. Doloreza Musabelliu Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/115
  66. Klodian Kurushi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/55
  67. Genti Xholi Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/121
  68. Sander Simoni Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/47
  69. Miliana Muca Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/54
  70. Thoma Jano Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/54
  71. Asim Vokshi Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/73
  72. Gjon Fusha Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/129
  73. Edlira Petri Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/127
  74. Ilir Toska Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/17
  75. Dhimiter Lara Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/64
  76. Manjola Kajana Prokurore http://aksesdrejtesi.al/profil/107  

Njoftim Organizata AIS kërkon Përpunues të Dhënash me karakter ekonomik

AIS organizatë jo qeveritare, promotore e të dhënave transparente (open data) në Shqipëri është në kërkim të bashkëpunëtorëve të rinj pjesë e proceseve për përpunim dhe hedhje të dhënash. Individët që kanë interes të bashkëpunojnë apo angazhohen në procese të tilla mund të aplikojnë për një intervistë apo testim.

Kriteret për aplikim janë: diplomë universitare në Ekonomi (jo domosdoshmërish master). Njohuri të sakta nga e drejta tregtare (funksionimi i shoqërive tregtare) ose i kontabilitetit individual (deklarim asetesh). Nuk kërkohet ndonjë eksperiencë e mëparshme profesionale, dhe janë të mirëpritur edhe studentët master ende në procese studimi.

Pagesa për orë pune fillon nga 2 usd për orë pune dhe varjon sipas aftësive dhe rezultateve. Java e parë është provë pa pagesë.

Të interesuarit të dërgojnë një email në adresën [email protected] brenda datës 1 Nëntor, me titull Aplikim Përpunues të Dhëna me karakter ekonomik. Emaili duhet të ketë bashkëlidhur një CV të thjeshtë ku preferohet sa më pak informacion për aktivitet dhe eksperiencë që nuk lidhet me objektin e njoftimit.

Njoftim organizata AIS kërkon financier me kohë të pjesshme pune

AIS organizatë jo qeveritare është në kërkim të një financieri për  mbajtje të librave kontabël dhe dokumentacionit përmbyllës vjetor. Organizata ka llogari vjetore me shpenzime më pak se 30 milion lekë. Kandidati/Kandidatja duhet të jetë i diplomuar në Ekonomi. Me eksperiencë mbi 3 vite në mbajtje kontabiliteti ku pëlqehet eksperiencë pranë subjekteve jofitimprurëse.

Kandidati përveç intervistës mund ti nënshtrohet një testi pyetje dhe përgjigje ( me shkrim)

Angazhimi është 50 ore pune në muaj me pagesë bruto 5 usd për orë pune. Kandidati duhet të punojë në zyrën e AIS (jo në distancë) dhe të deklarohet si i punësuar me kohë të pjesshme. Të interesuarit të dërgojnë një email në adresën emaili [email protected] brenda datës 25 shtator me titull Aplikim financier me kohë të pjesshme pune. Emaili duhet të ketë bashkëlidhur një CV të thjeshtë ku preferohet sa më pak informacion për aktivitet dhe eksperiencë që nuk lidhet me objektin e njoftimit.

Programi i Rindërtimit pas tërmetit të datës 26 Nëntor, Tendera dhe Kontraktime

Qeveria Shqiptare ka vijuar në muajt Mars – Qershor procedura të tenderimit për rindërtim dhe zhvillit të godinave dhe zonave të dëmtuara nga Tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Deri tani dy janë autoritetet që po procedojnë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Tiranës . Open Procurement Albania po përgatit pasaporta për çdo procedurë tenderimi dhe kontraktimi lidhur me këtë program. Deri tani janë shpallur disa kontraktime nga Qeveria Shqiptare, Procedura e përzgjedhur në tenderime është ajo e Kufizuar (jo e hapur) dhe afati i kërkesave për shprehje interesi në secilin rast është jo më shumë se 10 data kalendarike. Procedura dhe Afati janë paracaktuar me Aktin Normativ Nr. 9 datë 16.12.2019 Për Përballimin e Pasojave të Fatëkeqësisë Natyrore, Akt Normativ me Fuqi Ligji. Kështu është shmangur dhe anashkaluar aplikimi i rregullit dhe legjislacionit të zakonshëm për Prokurimet Publike. E njëjta procedurë dhe i njëjti afat u aplikua edhe në rastin e Kontraktimeve mbi Kufirin e Lartë Monetar, kontraktime që kërkojnë garë dhe njoftim ndërkombëtar. Në ligj afati për shprehje interesi në rastin e procedurës së Kufizuar është për çdo fazë minimumi 20 ditë pune, ndërsa procedura e kufizuar përdoret vetëm në raste specifike. Aplikimi i rregullave dhe procedurave të parazgjedhura me Akt Normativ përmes Afateve tepër të shkurtra dhe Procedurës së Kufizuar përkon me situata kontraktimi me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës. Më poshtë tenderët e shpallur deri tani (qershor 2019)

Lista e Tenderave Programi i Rindertimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit janë 18 http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?

Këto 18 tendera të Fondit Shqiptar për Zhvillim kanë në total një vlerë fondi Limit 14 281 395 708 (katërmbëdhjetë miliard lekë e dyqind e tetëdhjetë e një milion, e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tetë) Lekë. Me një ekuivalencë të thjeshtë në monedhën Euro është 116.1 milion euro. Tenderat janë të listuar si vijon:

  1. Rindërtimi i banesave individuale dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave. Me fond 6 186 125 775 (gjashtë miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion njëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë) Lekë. Buxheti i parashikuar për këtë vitit (2020) është 5,49 Miliard Lekë. Buxheti është vënë në dispozicion nga Buxheti i Qeverisë Shqiptare (jo donator). Objekti i marrëveshjes Kuadër përfshin rindërtimin e banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të këtyre banesave në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Ky tender është shpallur fillimisht në datën 10 Mars 2020 me afat për dorëzim të kërkesës për shprehje interesi vetëm 9 ditë. Tenderi dështoi dhe u rishpall në datën 28 Prill 2020. Ende Fondi Shqiptar për Zhvillim nuk ka njoftuar kualifikim, ofertë fituese apo kontraktime në bazë të një marrëveshje kuadër për këtë tenderim Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/293
  2. Tenderi tjetër është: Ndërtimi dhe Rikonstruksioni i Infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për Zhvillim të Detyruar. Me fond të parashikuar deri 3 726 934 577 (tre miliard e shtatëqind e njëzet e gjashtë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë) Lekë po ta konvertojmë në euro rreth 30.3 milion euro. Buxheti për këtë tender parashikuar për vitin 2020 është 745 389 915 milion lekë. Objekti i marrëveshjes kuadër konsiston në infrastrukturën e zonave, infrastrukturën utilitare dhe atë urbane. Infrastruktura publike nënkupton sheshet e ndërtimit në zonat e detyruara për zhvillim të lirë dhe të gatshëm për ndërtim, infrastrukturën e transportit, infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të përdorura apo ati të shiut, infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike, infrastrukturën komunitare të shesheve parqeve, terreneve sportive, ndriçimit publik në territoret e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë. Ky tender është shpallur në datën 28 Prill dhe ende nuk ka njoftime për ecurinë e procedurës Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/323
  3. Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedurë me Lote me vlerë fond limit total prej 4,175,217,853 (katër miliard e njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa tvsh. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1,043,804,463 lekë pa TVSH. Lotet janë si vijon:
  4. Loti 1. Rindërtimi i Objekteve Arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me Burim Financimi është Fondi I Rindërtimit në Buxhetin e Miratuar me Vendim Nr 212 datë 11. 03. 2020 Për përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore. Vlera fond limit pa TVSH është 511 405 370 Lekë (pa TVSH). http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/297
  5. Loti 2. Me Objekt Rindërtimi i Objekteve arsimore Bashkia Krujë, vlera 490 413 615 Lekë pa TVSH , Objektet e përfshira në Lotin 2 janë Shkolla 9vjecare e bashkuar Selman Daci, Shkolla 9 vjeçare dhe Kopshti Ramazan Jangozi, Shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Kastriot Derveni, Shkolla 9 vjeçare Gjon Luka Luz me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 10 691 m2. Data e shpalljes 17 Mars data për dorëzimin është 27 Mars. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/298
  6. Loti 3. Objekti i Rindërtimit të Objekteve arsimore Bashkia Durrës 1 vlera 845 723 696 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 3 janë: Shkolla 9vjecare dhe kopshti Bedrie Beziqi, Kopshti Met Hasa, Shkolla 9 vjeçare Neim Babameto, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Qemal Mici, Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 438 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/299
  7. Loti 4. Objekt Rindërtim i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2, vlera 850 692 969 lekë. Objektet arsimore të përfshira në lotin 4 janë Shkolla Shaqe Mazreku, Shkolla e Mesme e bashkuar Rexhep Mezini, Shkolla 9 vjecare dhe kopshti Adem Gjeli, shkolla 9 vjeçare Xhelal Shtufi Shkafanaj, Shkolla 9 vjeçare Njazi Mastori 2+3, shkollafillore dhe kopshti, Shkolla 9 vjeçare Vëllezërit Haradinaj me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 545 m2. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/300
  8. Loti 5. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë, vlera 414 766 205 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 5 janë: Shkolla profesionale Charles Teleford Erickson, shkolla 9 vjeçare Shtodher, shkolla profesionale26 marsi, konvikti Golem, shkolla 9 vjeçare Gosë, shkolla fillore dhe kopshti Vilë Bashtovë me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9041 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/301
  9. Loti 6. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kamëz, vlera 621 757 340 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 6 janë shkolla 9 vjeçare Halil Coka, shkolla e mesme Sulejman Elezi, Kopshti Niko Hoxha, kopshti Lidhja e Prizrenit Paskuqan, Kopshti Halit Coka me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjithë objekteve afërsisht 13 555 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/vieë/id/302
  10. Loti 7. Objekti Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak, vlera 440 458 658 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 7 janë: Shkolla 9 vjeçare Ramazan Subashi, Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq, Kopshti Kodër Berxullë, Kopshti Marqinet, Shkolla vjeçare Lidhja e Prizrenit, Shkolla e mesme gjimnazi 16 shtatori, kopshti nr 1, kopshti Vlashaj, Shkolla e Mesme Kajo Karafili me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9 602 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/303
  11. Tenderat e tjerë janë mbikëqyrje e zbatimit të kontratave kryesore dhe loteve. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?

 

Institucioni tjetër pjesë e tenderimeve për Progrmain e Rindërtimit është bashkia Kryesore në vend Bashkia e Tiranës. Kjo bashki është e vetmja që me fonde nga Buxheti qendror do të tenderojë vetë rindërtimet në territorin e saj.

Deri tani kjo Bashki ka shpallur disa tendera Link: http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyword/Programi%20i%20Rindertimit?

Po deri tani Tenderi me vlerë më të lartë mbetet ai me Objekt: Rindërtim i Banesave Individuale, brenda dhe jashtë zonave të reja për zhvillim, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike si dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të banesave individuale jashtë zonave të reja për zhvillim.

Ky tender ka fond limit 2 123 598 655 Lekë (dy miliard e njëqind e njëzet e tre milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë lekë) konvertuar në euro rreth 17.26 milion. Tenderi u shpall në mars me një vlerë fond limit më të vogël por dështoi duke u anuluar pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e Tenderit. Rishpallja u bë në muajin maj me vlerë tenderi më të lartë dhe pas disa ndryshimeve në Buxhetin e dhënë për Bashkinë Tiranë me Vendim të Këshillit të Ministrave. Edhe në këtë tender procedura e aplikuar është ajo e Kufizuar. Deri tani në Territorin e Bashkisë Tiranë janë shpallur disa zona të reja për zhvillim pas tërmetit, konkretisht tek 5 Maji; Autotraktorët; Kombinat; Universiteti Bujqësor; Baldushk; Ndroq; Vaqarr dhe Zall Herr. Të gjitha VKM që përcaktojnë këto zona janë të listuara në pasaportën e tenderit dhe në përmbajtje të VKM janë koordinata dhe fotografi satelit të zonës përkatëse. http://openprocurement.al/sq/tender/vieë/id/32944

Bashkia Tiranë ka shpallur edhe tenderime për projektim të disa shkollave në rindërtim pas tërmetit http://openprocurement.al/sq/tender/list/keyëord/Programi%20i%20Rindertimit?

Programi i Rindërtimit, program i Qeverisë Shqiptare dizenjuar në janar – shkurt 2020, pas tërmetit dhe gjendjes së emergjencës për Fatkeqësi Natyrore. Qeveria Shqiptare përmes Komitetit Shqiptar të Rindërtimit ka evidentuar se nevoja totale për rindërtim është  1,076.15 billion EUR (132.4 billion Lek) lidhur kjo me të gjithë sektorët për ndërhyrje në 11 bashki të vendit.

Kjo shumë do të përdoret për rindëritm përmes një program që Qeveria Shqiptare e ka pagëzuar si Programi i Rindërtimit. Monitorimi dhe informimi publik për këtë process është një moment i rëndësishëm që lidhet me eficensën, mirëmenaxhimin dhe besimin e qytetarëve tek procesi.

Përmbledhje e përpjekjeve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Diskutimet rreth Teatrit Kombëtar filluan në mars të vitit 2018 me paraqitjen nga kryeministri Rama të një projekti ndërtimi për një teatër të ri. Megjithatë, me sipërfaqe prej 3000 m², projekti i Teatrit të ri Kombëtar zë më pak se gjysmën e sipërfaqes fillestare. Pjesa tjetër synohet të përdoret për ndërtimin e ndërtesave të larta dhe një qendre komerciale. Rama argumentoi se rinovimi i godinës 80- vjeçare të teatrit të vjetër do të ishte “i pamundur”, kështu që në vend të rinovimit, miliona euro  fonde publike do të duhen të shpenzoheshin për një partneritet publik privat (PPP).

Projekti i ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar duhet të ishte realizuar përmes një ligji të posaçëm të miratuar nga Parlamenti, ku Rama ka shumicën absolute. I ashtuquajturi “Ligji Fusha” (duke marrë emrin e kompanisë Fusha shpk, e cila planifikohej të lidhte kontratën), nxori në pah mangësi serioze, si dhënia e një prone shtetërore pa tender. Në momentin që njerëzit mësuan lajmin e këtij ligji të posaçëm të planifikuar, artistët dhe aktivistët krijuan “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit”, me të cilën u bashkuan edhe shumë figura të njohura publike, si historianë, akademikë dhe gazetarë. Ata organizuan protesta, iniciuan një peticion, iu drejtuan organizatave vendase dhe ndërkombëtare dhe filluan të ndërmerrnin veprime ligjore. Për një periudhë 27 mujore, Aleanca e mbrojti teatrin nga prishja.

Në korrik të vitit 2018, edhe Komisioni Evropian i kërkoi qeverisë shqiptare të qartësojë arsyet e miratimit të këtij ligji të posaçëm. Një prej 15 pyetjeve që përmbante kjo letër ishte pikërisht nëse ky ligj i posaçëm ishte i pajtueshëm me detyrimet e Shqipërisë në kuadrin e procesit të Stabilizim Asociimit. Edhe Thorsten Frei (Anëtar i Parlamentit), në atë kohë raportues për Shqipërinë në Grupin Parlamentar të CDU/CSU në Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, shprehu dyshime gjatë një interviste: “Ligji i posaçëm për Teatrin Kombëtar është tejet i paqartë, kur behët fjalë për përputhshmërinë e tij me legjislacionin e BE-së dhe me Kushtetutën shqiptare. Siç e shoh unë, presidenti Meta e ktheu me të drejtë atë ligj në Parlament. Çështja e Teatrit Kombëtar do të tregojë qartë se sa seriozisht e merr Edi Rama anëtarësimin në BE”.

Më 25 korrik 2019, presidenti Ilir Meta depozitoi një ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen jokushtetues të ligjit të posaçëm për Teatrin Kombëtar. Duke qenë se Gjykata nuk ishte funksionale në atë kohë, kjo ankesë u dorëzua për shqyrtim në fund të vitit 2019. Më 30 dhjetor 2019, gjykata kushtetuese i kërkoi Parlamentit, Këshillit të Ministrave, ministrit të Financës, ministrit të Kulturës dhe Bashkisë Tiranë që të paraqiste argumentet për ligjin e posaçëm. E megjithatë, kjo çështje nuk ka dalë ende para gjykatës.

Në shkurt të vitit 2020, Bashkia Tiranë, shpalli se projekti për ndërtimin e teatrit të ri nuk do të realizohej siç pritej. 

Fusha shpk nuk ishte në gjendje ta vazhdonte projektin brenda një kohe të shkurtër dhe në përputhje me kërkesat.

Pas një heshtjeje të gjatë mbi fatin e teatrit, në maj të vitit 2020, qeveria shqiptare zgjodhi t’ia jepte tokën ku ngrihet Teatri Kombëtar, Bashkisë Tiranë me qëllim marrjen e vendimit për prishje. Presidenti Meta depozitoi një tjetër ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër këtij vendimi. Pavarësisht kësaj, në mbrëmjen e 14 majit, Këshilli i Bashkisë Tiranë miratoi fshehtazi prishjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Vendimi nr. 50, miratuar nga Këshilli Bashkiak, më 14 maj 2020 shprehet se ndërtesa duhet të prishet në bazë të ekspertizës së Institutit të Ndërtimit. Ky raport është hartuar vetëm një dite më pare, më 13 maj 2020 dhe vërteton se ndërtesa nuk është e përshtatshme për kryerje aktivitetesh dhe se, pavarësisht çdo rinovimi, ajo nuk mund të bëhet e sigurt. Vendimi i Këshillit Bashkiak autorizon gjithashtu Institutin e Mbrojtjes së Territorit të evakuojë, të hyjë në ndërtesë dhe më pas ta prishë atë. Në vendim nuk përcaktohet data e prishjes.

Votimi i Këshillit Bashkiak nuk ka bazë ligjore. Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak mund të marrë vendime vetëm për objekte që i përkasin bashkisë. Në këtë rast, ndonëse bashkia është pronare e tokës ku ngrihet teatri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vetë godinën. Ndërsa, dokumenti i ekspertizës është një akt administrativo-ligjor që mund të jetë objekt vetëm i rishikimit gjyqësor. Një institucion politik si Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka asnjë lloj juridiksioni mbi një akt juridik të paraqitur nga një institucion i qeverisë qendrore. Përveç kësaj është e paqartë se si është bërë votimi. Nuk ka pasur asnjë njoftim publik për takimin e Këshillit Bashkiak siç parashikohet me ligj. Përfundimisht, vendimi i Këshillit Bashkiak hyn në fuqi vetëm 10 ditë pas njoftimit, dhe nuk është vendim me efekte të menjëhershme.

Edhe avokati i popullit ka iniciuar një hetim administrativ për transferimin e pronësisë së tokës së Teatrit Kombëtar Bashkisë Tiranë. Ky hetim ka për qëllim të vlerësojë “nëse veprimet e institucioneve shtetërore kanë qenë në shkelje të të drejtave të qytetarëve”.

Presidenti Meta ju referua vendimit të marrë nga qeveria dhe Bashkia Tiranë për prishjen e Teatrit Kombëtar si një “aktivitet i mirëstrukturuar kriminal”; vendimet dhe veprimet e qeverisë kanë qenë të “pabesueshme”.

Është një krim i “pafalshëm kushtetues, ligjor dhe moral”, sidomos në një moment ku ligjshmëria e prishjes është ende objekt i gjykatës kushtetuese.”

Partia Demokratike (PD), ka kundërshtuar pa u lodhur prishjen e Teatrit Kombëtar, ka kërkuar rinovimin e tij të plotë ne respektim të vlerave te tij kulturore dhe historike. Vetëm disa ditë më pare, kryetari i PD-së Lulëzim Basha e përshkroi prishjen e teatrit si “vijën e kuqe” dhe deklaroi se: “Çdo akt i prishjes së teatrit është një akt lufte jo vetëm kundër artit dhe artistëve , por edhe kundër vetë qytetarëve”. Në prag të prishjes së teatrit, Basha, shoqëruar nga drejtuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Monika Kryemadhi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës, bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në qendër të kryeqytetit.

Në nivel ndërkombëtar, kritikat kryesore kanë qenë mungesa e mirëkuptimit për mënyrën se si është prishur teatri, në mes të pandemisë së COVID-19, si dhe mungesa e dialogut. Në postimin e tij në Facebook, ambasadori gjerman në Tiranë është shprehur:

“E kam të vështirë të kuptoj prishjen e nxituar të teatrit kombëtar sot në orët e para të mëngjesit, në atë formë që e kemi dëshmuar vetë. Sidomos gjatë gjendjes aktuale të jashtëzakonshme, dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe qeverisja transparente janë jashtëzakonisht të rëndësishme.”

Ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, gjatë paraqitjes së tij të parë publike, pas prishjes së teatrit, u bëri thirrje artistëve të punonin së bashku për teatrin e ri. Ai e përshkroi vendimin e prishjes së godinës si “më të vështirin në jetën e tij”, por shtoi se “ishte vendimi i duhur”. (…) “Unë do t’ju mbështes për krijimin e një projekti më të mirë. Në fund është produkti ai që do të mbizotërojë”, tha Veliaj duke shtuar se – “Teatri i vjetër ka ikur, është koha për tu bërë bashkë”. Veliaj shpjegoi se Instituti i Ndërtimit e kishte klasifikuar godinën si “të rrezikshme” dhe se ajo nuk ishte një monument kulturor dhe as nuk ishte në listën e trashëgimisë së mbrojtur kulturore. Më parë, kryeministri Edi Rama kishte predikuar pa pushim se ajo godinë ishte një “kuti e vjetër” që duhet të prishej për të ndërtuar një godine të re dhe më moderne për teatër.

16 organizatat e shoqërisë civile e dënuan prishjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare si dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuese gjatë shpërndarjes së tyre.

Në një deklarate për shtyp ata paralajmëruan se prishja e teatrit gjatë kësaj periudhe u hap rrugën rreziqeve më të mëdha të shtypjes  së lirisë së mendimit dhe rezistencës qytetare. Ata u bënë thirrje institucioneve vendase dhe ndërkombëtare dhe ambasadave për të reaguar ndaj tendencave autoritare të qeverisë shqiptare.

Organizatat shtuan se demokracia, të drejtat themelore të njeriut dhe ekzistenca e shoqërisë civile nuk kanë qenë kurrë në rrezik më shumë se sot në Shqipëri. Sipas raporteve të mediave, Prokuroria Anti-korrupsion (SPAK) ka iniciuar procedimet pas akuzave të ngritura nga “Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” më 6 maj. Aleanca ka akuzuar kryetarin Veliaj për shpërdorim të detyrës dhe për korrupsion. Aleanca ka paditur gjithashtu 3 inxhiniere ndërtimi që hartoi raportin e ekspertizës për prishjen e teatrit për shpërdorim të autoritetit të tyre. Për shembull, aleanca ka deklaruar se raporti i ekspertizës i paraqitur nga inxhinierët bazohej në dokumente të falsifikuara. Thuhet se 3 prej 5 inxhinierëve që kanë hartuar këtë raport nuk e kanë ekzaminuar asnjëherë personalisht ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Masat e marra nga qeveria shqiptare po ndodhin në një moment që mesa duket është një moment taktik për të. Shqipëria i ka ulur masat për pandeminë  e Covid-19 dhe pothuaj se të gjitha kufizimet janë hequr ose janë liruar ndjeshëm. Megjithatë situata e jashtëzakonshme, kufizimet e së cilës përfshijnë lirinë e organizimit, do të mbeten në fuqi deri më 23 qershor. Kjo mund të jetë edhe arsyeja se pse qeveria vazhdoi me prishjen e teatrit pikërisht tani, pasi ata mund të kenë parashikuar se do të përballeshin me më pak protesta, duke qenë se njerëzit do të kishin të tjera probleme për shkak të dëmeve ekonomike dhe sociale qe ka shkaktuar Covid-19.

                                                                           I.

ANKESAT E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS NË GJYKATËN KUSHTETUESE

Në kërkesën  e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, më datë 24.07.2019, presidenti i Republikës, me cilësinë e tij si palë kërkuese, në Gjykatën Kushtetuese ka kërkuar shqyrtimin e kushtetueshmërisë së ligjit  nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së posaçme për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimin dhe zbatimin  projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, miratuar nga Kuvendi më 5.07.2018 dhe më 20.09.2018 si akte ligjore, të cilat:

  • Nuk përputhen me parimet bazë të Kushtetutës
  • Janë në konflikt të drejtpërdrejtë me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
  • Cenojnë rëndë identitetin dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare.
  • Nuk garantojnë mbrojtjen e pronës publike
  • Cenojnë parimin e sigurisë juridike në lidhje me ushtrimin e të drejtave të pronësisë mbi të drejtat e pronësisë private
  • Janë në kundërshtim me sistemin ligjor aktual, ku bazohet shoqëria shqiptare
  • Janë në kundërshtim me aktet ndërkombëtare, që Republika  e Shqipërisë i ka nënshkruar apo ratifikuar
  • Bien ndesh me dispozitat e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
  • Dispozitat e këtij ligji përmbajnë kritere diskriminuese që nuk garantojnë konkurrencë të lirë dhe bien ndesh me zbatimin e parimeve kushtetuese të barazisë para ligjit dhe lirisë së aktivitetit ekonomik të qytetarëve, duke shkelur kështu funksionimin e shtetit të së drejtës
  • Cenojnë rëndë parimet kushtetuese të ndërtimit dhe funksionimit të organeve të qeverisë vendore të decentralizimit dhe autonomisë vendore, dukë kundërshtuar në të njëjtën kohë parimet e ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve
  • Janë në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, sa i përket parimit të funksionimit të organeve të qeverisë vendore dhe ushtrimit te kompetencave të tyre në përputhje me parimin e decentralizimit dhe autonomisë vendore
  • Paraqesin mangësi dhe pasiguri të konsiderueshme sa u përket përfitimeve ekonomike dhe financiare të shtetit, duke krijuar terren të përshtatshëm për shpërdorim të pronës publike dhe cenim të interesit publik

Në te njëjtën kohë, Presidenti i Republikës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë një datë sa më të afërt që të jetë ë mundur për rishikimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit, siç është dëshmuar qartësisht dhe publikisht, palët e interesuara në këtë proces (Bashkia Tiranë, Këshilli i Ministrave, Ministria e Kulturës, Ministria e Financës dhe Ekonomisë) kanë vazhduar procedurat për zbatimin e këtij ligji jokushtetues, i cili parashikonte dhe ka rezultuar në prishjen e kompleksit të godinave të Teatrit Kombëtar.

Gjykata Kushtetuese përmes vendimit nr. 4 date 30 dhjetor 2019, “Njoftim për transferim të çështjes në seancë plenare dhe për vazhdimin e saj” e ka informuar presidentin e Republikës se Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur më 24.12.2019 t’ia përcjellë për rishikim kërkesën e presidentit të Republikës seancës plenare me dyer të hapura.

Më 21 janar 2020, presidenti i Republikës paraqiti disa argumente shtesë para Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilave: “Nëse teatri do të prishej përpara vendimit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë pasojat do të ishin të pariparueshme. Ky fakt duhet të merret parasysh.” Në këtë letër, presidenti i Republikës, e ka informuar ndër të tjera Gjykatën Kushtetuese se shqetësimi në lidhje me  vazhdimin e procedurës, e cila konsiderohet tërësisht jo kushtetuese është pasuar edhe nga disa aktorë përfshirë edhe presidentin ekzekutiv të Lëvizjes për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Europa Nostra ,“një lëvizje që ka kërkuar mbrojtjen e “Teatrit të çmuar Kombëtar”, i cili është nominuar si pjesë e fushatës së shoqërisë civile në Evropë mbrojtjen e sajteve më të rrezikuara për vitin 2020, duke e vënë atë në dispozicion të gjykatës.

Në letrën e datës 30 dhjetor 2019, gjykata kushtetuese e informon gjithashtu presidentin e republikës se data e seancës do të përcaktohet në një moment të dytë, sapo Gjykata Kushtetuese të ketë kuorumin e nevojshëm për ta shqyrtuar  kërkesën në seancë plenare sipas nenit 31, pika 1 e ligjit nr. 8577/2000 “Për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar.

Më 14 maj 2020, presidenti ka paraqitur një ankesë të dytë në Gjykatën Kushtetuese, ku ka kërkuar shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020, të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Bashkisë Tiranë të pronës nr. 1/241 me titull “Teatri Kombëtar”, zona kadastrale 81/50, Tiranë si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Këshilli i Ministrave në vendimin e tij, pikërisht në pikën 1, shprehet se “Me transferimin e pronësisë Bashkisë Tiranë të “Teatrit Kombëtar”, kjo bashki duhet të vazhdojë procedurat për prishjen e ndërtesave të teatrit dhe ndërtimin e godinave të reja. Sipas presidentit, “Përmes këtij akti”, shqiptarët kudo që ndodhen sot po urdhërohen të humbasin një pronë publikë me interes të lartë kombëtar. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar të mishëruara në këto godina, synohet të zhdukën dhe kujtesa jonë e përbashkët kolektive të humbasë”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të mbartë qëllimin jokushtetues të cenimit të pronave në zotërim publik që lidhet ngushtë me trashëgiminë  kulturore kombëtare dhe me identitetin kombëtar.

Kështu, është e qartë se përmes shprehjes në pikën 1 të këtij vendimi, ku citohet “ Me qëllim ndërtimin e një ndërtese bashkëkohore dhe me standarde te Teatrit Kombëtar”, shoqëruar me shprehjen ne pikën 2, sipas së cilës “Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar ne pikën 1 të këtij vendimi”, qëllimi për prishjen e godinave aktuale të kompleksit të Teatrit Kombëtar është imponuar dhe urdhëruar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe Këshillit Bashkiak i mbetet veçse të zbatojnë këtë vullnet politik të qeverisë dhe kryeministrit.

Në thelb, edhe ky akt i Këshillit të Ministrave, ndonëse i referohet një forme dhe procedure të përzgjedhur mbulohet argumenti i një vendimi rutine të transferimit të pronësisë së një prone publike nga qeveria qendrore në qeverinë vendore përmban të njëjtat probleme kushtetuese dhe të njëjtat rreziqe, si edhe ligji i posaçëm nr. 37/2018, i cili është aktualisht nën shqyrtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Që të  dy këto akte – ligji nr. 37/2018 dhe VKM nr. 377/2020, shprehin qartë të njëjtin qëndrim politik: Prishjen e godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar, të cilat do te përbenin shkeljen më të rëndë të parimeve kushtetuese qe lidhen me identitetin dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare, vlerat e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë aderon ose ka ratifikuar.

II.

VENDIMI PËR PRISHJEN E GODINËS SË TEATRIT KOMBËTAR NGA KËSHILLI BASHKIAK I TIRANËS

Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar te Shqipërisë u miratua fshehurazi dhe nuk ishte në axhendën e takimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, i cili është i vetmi anëtar që përfaqëson opozitën në Bashki, ka nxjerrë disa email-e ku tregon se takimi për të votuar për prishjen e Teatrit Kombëtar planifikohej për datën 15 maj, në mesditë.

Megjithatë, Këshilli Bashkiak publikoi miratimin e vendimit në mbrëmjen e 14 majit. Kjo, pavarësisht faktit se nuk kishte njoftim zyrtar që Këshilli do të takohej dhe do të votonte më datë 14 maj.

Mbetet e paqartë se si është marrë ky vendim, si është bërë votimi, nëse ka ndodhur realisht votimi dhe pse ka ndodhur 24 orë para se të ishte planifikuar zyrtarisht. Mund të nevojitet një hetim administrativ për të hedhur dritë mbi një çështje të tillë me kaq shumë interes publik.

Sipas Topollaj, kronologjia e ngjarjeve është si vijon:

-Në mëngjesin e 13 majit, anëtarët e këshillit bashkiak janë njoftuar me email për një takim online. Diskutimi i teatrit kombëtar nuk ka qenë pjesë e axhendës së këtij takimi.

-Në mëngjesin e 14 majit, anëtaret janë njoftuar me email, se gjatë takimit, ata do të votonin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Çështja nuk do te diskutohej, por anëtarët do te duhej te votonin me email brenda mesditës se 15 majit.

-Papritur dhe pa njoftim paraprak, në mbrëmjen e 14 majit, shtypi publikoi vendimin e Këshillit Bashkiak ku miratohej prishja e Teatrit Kombëtar me 60 nga 62 vota të mundshme pro.

-Pas publikimit të këtij vendimi, Bashkia njoftoi anëtarët e Këshillit Bashkiak për një takim që do të zhvillohej më 18 maj, në orën 11 paradite, ku do të diskutohej ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Në mbrëmjen e ditës së enjte, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mënyre të fshehte prishjen e Teatrit Kombëtar shqiptar. Vendimi nr. 50, date 14 maj 2020 shprehet se ndërtesa do te prishej në baze të ekspertizës se Institutit të Ndërtimit. Në këtë vendim thuhet gjithashtu se Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka të drejtën të rrethojë, të hyje dhe më pas të prishë godinën. Ky vendim, nuk përcakton asnjë datë për prishjen, por thotë se do ta njoftojë bashkinë 24 orë përpara se të hyje në godinë.

Dokumenti i ekspertizës i hartuar nga Instituti i Ndërtimit është hartuar vetëm një ditë para 13 majit dhe thotë se kjo godinë nuk është e përshtatshme për kryerje aktivitetesh dhe pavarësisht rinovimeve, ajo nuk mund të bëhet e sigurt.

Votimi qe u zhvillua më vonë për përmbajtjen e tij nga Këshilli Bashkiak nuk bazohet në ligj:

Së pari Këshilli Bashkiak mund të marrë vendime vetëm në bazë të diçkaje që i përket Bashkisë. Në këtë rast, ndonëse toka ku ngrihet teatri i përket vërtet Bashkisë, vetë godina nuk i përket asaj.

Së dyti, dokumenti i ekspertizës është një akti administrativo-ligjor që mund të rishikohet vetëm nga shqyrtimi gjyqësor. Një institucion politik si ai i Këshillit Bashkiak Tiranë nuk ka asnjë lloj juridiksioni mbi një akt ligjor të nxjerrë nga një institucion i qeverisë qendrore.

Së treti, është e paqartë se si është zhvilluar votimi. Nuk është bërë asnjë njoftim për takimin e Këshillit Bashkiak siç kërkohet me ligj.

Së katërti, ligji dhe rregullorja e Këshillit Bashkiak nuk parashikon votimin e anëtarëve me email.

                                                           III.

PËRDORIMI I POLICISË DHE FORCËS JOPORPOCIONALE

Rreth orës 4:30 të mëngjesit, ditën e diel, më 17 maj 2020, qindra forca policore rrethuan godinën e Teatrit Kombëtar duke larguar me forcë dhjetëra qytetarë të ulur përballë teatrit dhe duke e rrethuar zonën me një kordon policor.

Operacioni i prishjes filloi menjëherë pa asnjë standard për sigurinë dhe kushtet teknike duke përdorur buldozerë, ekskavatorë.

Të armatosur me armë automatike, pajisje protestash dhe maska te zeza për ski, policia shqiptare dhe njësitë e forcave speciale lëvizën në errësirë në orët e para të ditës së diel – kur kryeqyteti flinte – dhe u futën me forcë në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke shoqëruar një grusht artistësh dhe aktivistësh që kishin ngritur aty barrikada.

Zona rreth godinës u rrethua me një kordon policësh dhe qytetarët nuk u lejuan të hynin.

Aktivistët u futën me forcë në furgonët e policisë dhe u ndaluan ndërkohë që buldozeri hyri për ta kthyer ndërtesën në rrënoja. Dhjetëra qytetarë u ndaluan dhe u arrestuan për rezistencë duke përfshirë edhe drejtuesen e partisë opozitare të LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetarin shqiptar Alfred Lela.

 Tensionet u rritën kur rreth zonës së ruajtur me forca policie u grumbulluan protestues të tjerë, që filluan të hidhnin parulla si “Poshtë diktatura” dhe duke i quajtur veprimet e qeverisë veprime fashiste.

 Europa Nostra, e cila e ka konsideruar Teatrin Kombëtar si një prej shtatë objekteve më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë, e quajti këtë një ditë të trishtuar për trashëgiminë kulturore, si dhe për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri dhe në Evropë. Kjo organizatë dënoi gjithashtu ndalimin e aktivistëve të shoqërisë civile që protestuan kundër prishjes së teatrit.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca deklaroi ne Twitter se prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një moment kur dialogu mes qeverisë dhe anëtarëve të shoqërisë civile ishte i nevojshëm: “Na vjen keq që ky apel nuk është ndjekur nga institucionet relevante kombëtare dhe lokale,” ka shkruar ai.

Edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka shprehur shqetësim rreth prishjes së teatrit dhe ka theksuar mungesën e dialogut si dhe dhunën e dukshme mes qytetarëve dhe policisë. “Ne e mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe i bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë të sigurohen që të jenë paqësorë. Dhuna cenon parimet bazë të demokracisë”.

Ambasadori gjerman Zingraf shprehu shqetësim për pasojat që mund të ketë kjo në luftën e vendit kundër koronavirusit. “E kam të vështirë të kuptoj prishjen e nxituar të Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit sot në atë formë që e pamë. Në gjendjen aktuale të jashtëzakonshme, dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile dhe veprimet transparente te qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Në kuadrin e luftës kundër pandemisë së koronës, ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë duke qenë se turmat që u mblodhën dhe që pritet të mblidhen mund të nënkuptojnë një hap mbrapa. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve të angazhohen në dialog dhe të përmbahen,” u shpreh ambasadori.

Me mesazhin dhe shqetësimin e shprehur nga ambasadori gjerman është bashkuar edhe ambasadorja holandeze në Shqipëri Guusje Korthals Altes.

                                                                          IV.

SHKELJE TË TJERA LIGJORE

Është e pakuptueshme se pse Bashkisë Tiranë i është dashur të merret me procedurat e prishjes dhe ndërtimit te Teatrit të ri Kombëtar. Ligji nr. 10352 datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën” përcakton qartë statusin e Teatrit Kombëtar si përgjegjësi e qeverisë qendrore dhe rregullon gjithashtu statusin juridik të teatrove në pronësi të Bashkisë. Për këtë arsye, Teatri Kombëtar nuk mund të jetë përgjegjësi e qeverisë vendore, përfshirë edhe ndërtimin e tij. 

Parlamenti po voton Kontrata Koncesionare PPP në Gjendje Fatkeqësi Natyrore

Deputetët e Kuvendit do të votojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, konkretisht në seancën  parlamentare të  datës 30 Prill një Ligj për Miratim të Ndryshimit, Shtesës Koncesionare të Portit Porto Romano Durrës.

Kjo vendimmarrje Politike e Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit, në opinionin tonë bëhet në kundërshtim të Ligjit për Koncesionet dhe Partneritetet Publike dhe Private Nr 125/2013 konkretisht neni 33 Rregullat për Dhënien e Punëve dhe Shërbimeve shtesë për Konsulencat Partneritetet PP, ku shtesa të objektit koncesionar duhet të bëhen vetëm në disa kushte specifike që lidhen me nevojën për kryerjen e punës apo shërbimit të parashikuar  në kontratën ekzistuese. Në asnjë rast nuk lejohet negocim dhe vendimmarrje politike për shtesa dhe zgjerime të objektit koncesionar jashtë procedurës së prokurimit duke shtuar të drejtat  dhe përfitimet e koncesionarit.

Në qershor 2015 Qeveria Shqiptare dha në koncesion të formës BOT (ndërtim, operim dhe transferim i të drejtës së pronësisë dhe operimit) të Porto Romano në Durrës për të bërë përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure të madhësisë mbi 20 mijë ton, ku koncesionari mund të përpunojë anije që transportojnë hidrokarbure me zhytje mbi tetë metra. Shoqëria Koncesionare Porti MBM http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L51621501S atëherë zotërohej nga Adriatic Petrolium Platform ltd me 97% të kapitalit dhe Salillari shpk ; ATEC srl dhe Mampaey Offshore Industies BV me nga 1% secila.

Në shkurt 2019 ndryshoi përmes dhurimeve dhe blerjeve të kuotave struktura e zotëruesve ku në përfundim Salillari zotëron 3% të totalit të kapitalit ndërsa Adriatic Bay Investment Group shpk zotëron 97% të kapitalit. Kjo e fundit është një shoqëri paketën kontrolluese të të cilës e zotëron shoqëria Kastrati Grup http://www.opencorporates.al/sq/nipt/k21711502v  shoqëri tregtare me objekt edhe import eksport për hidrokarbure.

Në datën 24 shkurt 2020 Koncesionari i bën kërkesë Qeverisë të ndryshojë objektin duke e zgjeruar nga Përpunim i mjeteve lundruese që transportojnë hidro karbure në përpunim i mjeteve të transportit të mallrave të tjera. Kjo shtesë e Objektit Koncesionar është pranuar nga Qeveria Brenda pak ditësh dhe në datën 31 mars është lidhur kontrata shtesë e koncesionit, në emër të qeverise shqiptare përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kjo shtesë kontrate ka kaluar edhe në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend dhe pritet të votohet në sesionin parlamentat të të enjtes datë 30 maj. Një ndryshim i tillë në Objektin Koncesionar sjell efekte sa i takon transportit detar të mallrave në vend dhe rajon.

Dokumente të Këtij Koncensioni përfshi Projekt Ligjin, dhe Shtesën e Kontratës mund ti gjeni në pasaportën e këtij koncesioni tek Regjistri i Koncensioneve databaza Open Corporates Albania http://www.opencorporates.al/sq/nuis/L51621501S

Ndryshimi dhe shtimi i objektit koncesionar nuk është bërë me procedurë konkurruese por thjesht me vullnet politik. Po njësoj ndryshimi i objektit koncesionar nuk është shoqëruar me studime tregu, ndryshime tarifash koncesionare, ndryshime të vlerës së investimit, studime teknike apo konsultime dhe vlerësime te efekteve.

Mos respektimi kërkesave ligjore për Miratimin e kontratave koncesionare dhe për më keq me vendimmarrje politike dhe në kohë të një situate të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një papërgjegjshmëri politike e mazhorancës aktuale.

Kontratat Koncesionare dhe Partneritetet Publike e Private pritet të afektojnë fort ekonominë e vendit dhe financat publike në vitet që vijnë. Vendimmarrjet pa rregullim ligjor, arbitrare në emër të vendimmarrjes politike pa rregull prokurimi janë momente me risk të lartë për këtë sektor ekonomik.

Po këto dit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për Ndërtim Rruga Porto Romano Durrës me vlerë fond limit prej 669 384 858 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë milion e treqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tetë) Lekë ekuivalent me 5.44 Milion Euro duke i dhënë prioritet këtij porti përmes fondit investime të buxhetit të shtetit për vitin 2020. http://openprocurement.al/en/arsh/view/id/116

Organizata AIS promotore e Open Data për Shqipërinë monitoron kontrata dhe tenderime publike. Puna jonë konsiston në mirë-strukturim të informacionit dhe dokumenteve të procesit të kontraktimit, si dhe krijimit të algoritmeve për vlerësim të riskut gjatë procedurës kontraktore.

Të tjera shënime dhe qëndrime mbi problematika të Kontraktimit Publik gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë publikuar në faqen e AIS: http://ais.al/new/en/

Rast Studimor – Prokurimi Publik

Një aktivitet tjetër i projektit tonë “Improvement of Integrity of the Public Contractor. Legislation; Practice and Role of civic Actor” ishte përgatitja e dy rasteve studimore për dy kontrata të mëdha publike dhe prokurime. Objektivat e së parës janë Marrëveshja Koncesionare për financimin, projektimin, rinovimin, furnizimin, riorganizimin dhe funksionimin e koncesionarit PPP për ofrimin e shërbimeve laboratorike për spitalet, ato rajonale dhe komunale. Studimi i dytë i çështjes i referohet procedurës për blerjen e uniformave për Policinë e Shtetit për disa vite.

 

Objekti i rastit të parë studimor është procedura e koncesionit/ppp e realizuar nga Ministria e Shëndetësisë me objekt: “Për dhënien e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjes”. Projekti i Laboratorëve daton nga muaji Tetor 2015 dhe është realizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Qëllimi i realizimit të këtij Rasti Studimor është verifikimi i zbatimit të procedurave ligjore nga Autoriteti Kontraktues në hartimin e studimit të fizibilitetit, përzgjedhjen e projektit PPP si më të leverdisshëm ekonomikisht në raport me metodën tradicionale të prokurimit publik, hartimin e kritereve të kualifikimit, sigurimin e konkurueshmërisë së operatorëve e

 

Gjeni rastin studimor  Ketu (Shqip) dhe Ketu (Anglisht)

 

Objekti i rastit të dytë studimor është procedura e prokurimit me objekt: “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”. Qëllimi i realizimit të këtij Rasti Studimor është verifikimi i zbatimit të procedurave ligjore nga Autoriteti i ngarkuar për të zhvilluar procedurën e prokurimit në: hartimin e dokumentave standarde të tenderit, përzgjedhjen e llojit të procedurës së prokurimit, hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, përcaktimin e kritereve të përzgjedhjes së operatorit ekonomik fitues të procedurës.

 

Gjej rastin studimor – Ketu (Shqip)

Blerje për Situatën Covid-19, Qeveria Shqiptare aplikon Kontrata Sekrete, i shmanget Pjesëmarrjes dhe Transparencës

Organizata AIS promotore e Open Data Albania. vëren me shqetësim se Qeveria Shqiptare në mënyre antikushtetuese, në paligjmëri dhe pa asnjë nevojë të përligjur ka vendosur të konsiderojë Sekret kontraktimet dhe procedurat për blerje gjatë emergjencës së krijuar për shkak të Covid-19.

  • Përmes dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) konkretisht: VKM Nr. 203, datë 26.02.2020 “Për procedurat që përdoren për Lidhjen e Kontratave që Diktohen nga Interesa Thelbësor të Shtetit” dhe Ndryshimeve të bëra me VKM nr. 242 datë 22.03.2020 “Për disa shtesa në Vendimin nr 203, Këshilli i Ministrave i barazon procedurat dhe kontraktimet për shkak të Covid-19 si  Kontraktime Sekrete.
  • Kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 118 pika 2 të parashikon se: “Ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjet që duhen rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte”. Neni 6 i Ligjit të Prokurimit Publik (ku është mbështetur KM për nxjerrjen e kësaj VKM) nuk autorizon nxjerrjen e një Akti Normativ të Veçantë për kontratat sekrete, kontratat që kërkojnë masa të veçanta sigurie dhe kontratat që diktohen nga interesa thelbësorë të shtetit. VKM nr. 203 nuk ka përcaktuar përkufizimin e gjendjes, rrethanave, apo rasteve kur kemi të bëjmë me “interesa thelbësorë të shtetit” por këto rrethana i ka lënë rast pas rasti në vlerësim të autoriteteve kontraktore; Pra e thënë shkurt, kushtet kur termi “interesa thelbësorë të shtetit” nuk ka gjetur një rregullim ligjor, ngelet një situatë abstrakte e pa përkufizuar dhe në vlerësimin subjektiv të çdo autoriteti duke rritur riskun për Arbitraritet.
  • Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituara krijojnë situata ku klienti përzgjidhet pa publikim dhe thirrje për shprehje interesi, çka bën të pamundur identifikimin dhe kërkimin për operator eficent. Në këtë kohë krize, mundësitë për furnizime janë të limituara dhe të karakterizuara nga ndryshime dinamike. Shumë po aplikojnë forma inovatore për të bërë gjurmim dhe evidentim në kohë sa më të shpejtë të furnitorëve Leader, të cilët garantojnë mallra në situatën së krijuar. Këta furnitor, Qeveritë nuk mund ti gjurmojnë duke komunikuar me një klient të vetëm pa lënë asnjë mundësi prezantimi dhe pjesëmarrje. Kjo përqasje cenon çdo Parim të Pjesëmarrjes dhe Konkurrencës.
  • Qeveria ka bërë një ndërhyrje të papërligjur sa kohë që Legjislacioni Shqiptar (Ligji nr. 9643/2016) ka të rregulluar mjaft mirë Procedurën e Negocimit dhe Procedurën e Kufizuar, çka do të ofronin blerje të shpejta, eficente dhe të dobishme pa qenë nevoja për veprime sekrete. Këto dy procedura të parashikuara në Legjislacionin kombëtar e garantojnë mundësinë për furnizime në situata emergjencash dhe fatkeqësish, duke krijuar garanci të Proporcionalitetit.
  • Nga ana tjetër të gjithë elementët e kontratës si objekti i blerjes; çmimi; karakteristikat dhe specifikat e mallit apo shërbimit që blihet, duke qenë sekret nuk i nënshtrohen Publikimit; Transparencës; Llogaridhënies me qëllim Besimin dhe Kontrollin Publik.
  • Shkelet Parimi i Qeverisjes së Hapur Transparente. Qeveria Shqiptare po shmang parimin e Qeverisjeve të Hapura (Open Government). Kjo në një moment që Legjislacionet e Reformuar në Sektorin e Kontraktimeve në disa vende evropiane dhe jo vetëm, kanë të sanksionuar në Ligj detyrimin që të Gjitha kontratat e Rasteve të Emergjencave duhet të publikohen të plota në formatin e Hapur (open data). Kujtojmë që Shqipëria që prej vitit 2009 është pjesë e Partneritetit Për Qeverisje të Hapura OGP duke ndërmarrë angazhime të veçanta në kontekstin e Sektorit të Prokurimeve, angazhime të paplotësuara.
  • Klasifikimi sekret për shkak të interesave thelbësore të shtetit i këtyre kontratave (procedurave), bie ndesh edhe me vetë Aktin Normativ të Qeverisë Për Shpalljen e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, akt ku nuk ka parashikim për kufizime të të Drejtës Kushtetuese për Informim (neni 23 Kushtetuta).

Organizata jonë konsideron këto veprime të Qeverisë si antikushtetues, jo ligjore, jo të përligjura  dhe në cenim të parimeve bazë të mirëqeverisjes që janë Llogaridhënia dhe Transparenca. Negocimi i Drejtpërdrejtë (neni 33 i Ligjit për Prokurimet) dhe Kërkesa sipas Procedurës së Kufizuar (neni  31 Ligji për Prokurimet) janë të mjaftueshme për të garantuar Kontraktime dhe Prokurime të shpejta, eficente, inteligjente dhe proporcionale me Interesat Thelbësore të Popullsisë së një Shteti.

AIS i bashkohet Rekomandimeve të Open Contracting Partnership për Qeveritë, rekomandime për Blerje në situatën e krijuar Covid-19, Blerje të Shpejta, Të zgjuara dhe Transparente (Open) https://www.open-contracting.org/what-is-open-contracting/covid19/

Tender Programi i Rindërtimit, Pjesa e Mbështetur nga Buxheti i Shtetit

Open Procurement Albania publikon Prokurimet 9.4 miliard lekë (76,42 milion Euro) për Shtëpi dhe Shkolla të dëmtuara nga Tërmeti. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin  ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar.

Të dhëna dokumente dhe çdo etape të procedurës aksesohet lehtësisht në databazën tonë për Prokurime Transparente: http://www.openprocurement.al/sq/albaniandf/list

Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka shpallur kontraktime me vlerë 9 400 410 141 (nëntë miliard e katërqind milion e katërqind e dhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) Lekë. E konvertuar në Euro vlera është 76,42 milion Euro). Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti (Nëntor 2019). Financimi është nga Buxheti i Shtetit. Procedura është E kufizuar (jo e hapur). Kjo procedurë parashikon që palët e interesuara të dërgojnë një kërkesë pranë autoritetit dhe më pas autoriteti përzgjedh kualifikon të interesuarit në bazë kriteresh dhe Jo Oferte. Kompanitë apo operatorët e përzgjedhur njoftohen ti dorëzojnë autoritetit oferta dhe në këtë fazë autoriteti zgjedh ofertën më të mirë. Kjo procedurë jo e hapur është e parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike (ligji 9643 neni 31) Ligji paracakton që Procedura e tillë mund dhe duhet të përdoret vetëm në raste  kur është e domosdoshme të behet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të operatorit fitues ku shqyrtohet oferta. Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes) procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. Autoriteti kontraktor do të duhet të bëjë me kujdes arsyetimin se përse ka zgjedhur këtë procedurë, argument që nuk gjendet në pjesën për akses publik të dokumentacionit të tenderëve, dhe as në ndonjë relacion të Autoritetit Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Lista e procedurave të shpallur me datat 10 dhe 11 Mars është si vijon:

  1. Rindërtimi Shtëpive Individuale në Zonat e Prekura nga Tërmeti. Në kuadër të procesit të Rindërtimit. Referencë e kësaj procedure REF – 53475-03-09-2020 me fond limit 5 225 192 288 (pesë miliard e dyqind e njëzet e pesë milion e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë. Objekti i Marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë. Mirëdita, Shijak dhe Vorë. Sipas dokumentit Standard Rindërtimi i Shtëpive mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose veç e veç në shtëpitë ekzistuese sipas përcaktimi të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore. Autoritet Prokurues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Palët e interesuara kanë vetëm nëntë ditë kalendarike (jo ditë pune) për të dorëzuar kërkesën. Bazuar në Ligjin 9643 dhe 34 të VKM 914 rezulton se afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë. Kriter të cilin Autoriteti nuk e ka respektuar duke rrezikuar procedurën. Data e dorëzimit është vendosur në kundërshtim me afatin 20 ditor. Në pasaportën e këtij prokurimi tek Open Procurement Albania do të gjeni dokumentet e aksesueshme për publikun. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/293
  2. Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedurë me Lote me vlerë fond limit total prej 4,175,217,853 (katër miliard e njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa tvsh. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1,043,804,463 lekë pa TVSH. Lotet janë si vijon:
  3. Loti 1. Rindërtimi i Objekteve Arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me Burim Financimi është Fondi I Rindërtimit në Buxhetin e Miratuar me Vendim Nr 212 datë 11. 03. 2020 Për përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore. Vlera fond limit pa TVSH është 511 405 370 Lekë (pa TVSH). http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/297
  4. Loti 2. Me Objekt Rindërtimi i Objekteve arsimore Bashkia Krujë, vlera 490 413 615 Lekë pa TVSH , Objektet e përfshira në Lotin 2 janë Shkolla 9vjecare e bashkuar Selman Daci, Shkolla 9 vjeçare dhe Kopshti Ramazan Jangozi, Shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Kastriot Derveni, Shkolla 9 vjeçare Gjon Luka Luz me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 10 691 m2. Data e shpalljes 17 Mars data për dorëzimin është 27 Mars. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/298
  5. Loti 3. Objekti i Rindërtimit të Objekteve arsimore Bashkia Durrës 1 vlera 845 723 696 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 3 janë: Shkolla 9vjecare dhe kopshti Bedrie Beziqi, Kopshti Met Hasa, Shkolla 9 vjeçare Neim Babameto, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Qemal Mici, Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 438 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/299
  6. Loti 4. Objekt Rindërtim i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2, vlera 850 692 969 lekë. Objektet arsimore të përfshira në lotin 4 janë Shkolla Shaqe Mazreku, Shkolla e Mesme e bashkuar Rexhep Mezini, Shkolla 9 vjecare dhe kopshti Adem Gjeli, shkolla 9 vjeçare Xhelal Shtufi Shkafanaj, Shkolla 9 vjeçare Njazi Mastori 2+3, shkollafillore dhe kopshti, Shkolla 9 vjeçare Vëllezërit Haradinaj me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 545 m2. LINK http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/300
  7. Loti 5. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë, vlera 414 766 205 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 5 janë: Shkolla profesionale Charles Teleford Erickson, shkolla 9 vjeçare Shtodher, shkolla profesionale26 marsi, konvikti Golem, shkolla 9 vjeçare Gosë, shkolla fillore dhe kopshti Vilë Bashtovë me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9041 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/301
  8. Loti 6. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kamëz, vlera 621 757 340 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 6 janë shkolla 9 vjeçare Halil Coka, shkolla e mesme Sulejman Elezi, Kopshti Niko Hoxha, kopshti Lidhja e Prizrenit Paskuqan, Kopshti Halit Coka me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjithë objekteve afërsisht 13 555 m2. Link http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/302
  9. Loti 7. Objekti Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak, vlera 440 458 658 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 7 janë: Shkolla 9 vjeçare Ramazan Subashi, Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq, Kopshti Kodër Berxullë, Kopshti Marqinet, Shkolla vjeçare Lidhja e Prizrenit, Shkolla e mesme gjimnazi 16 shtatori, kopshti nr 1, kopshti Vlashaj, Shkolla e Mesme Kajo Karafili me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9 602 m2. http://openprocurement.al/sq/albaniandf/view/id/303

Të nderuar miq, urojmë të jeni mirë dhe të sigurt në këto javë të vështira të Pandemisë Covid 19. Stafi ynë që prej datës 10 mars po aplikon punë nga shtëpia. Secili nga ne punon i sigurt në kushte vetë izolimi në një komunikim online me njëri tjetrin, bashkëpunëtorët dhe target grupet tona. Në këto ditë të vështira ne vijojmë të çlirojmë hapi të dhëna, të bëjmë transparencë dhe vlerësim risku për pagesa dhe kontraktime publike për të forcuar informim, transparencë dhe llogaridhënie publike. Sllogan për Ne: Follow the Tax Payer Money.

 

Kërkesë për Informim mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19

Together for Life (OJF) dhe Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF i kanë drejtuar një kërkesë për Informim, mbi masa kapacitete import terapi intensive Covid 19, Ministrisë së Shëndetësisë.

Kërkesën e plotë për Informim e gjeni Këtu