Raportet Gjinore në drejtimin e Shoqërive Publike

Open Data Albania prezantoi sot në eventin Leviz Albania për Barazinë Gjinore, Raportet Gjinore në drejtimin e shoqërive publike duke veçuar ato që zotërohen nga Bashkitë. Shoqëri Tregtare, aksione apo kuota të të cilave zotërohen nga një institucion publik dhe buxhetor njihen si shoqëri me zotërim publik, në kontekstin e këtij artikulli shoqëri publike. Në Republikën e Shqipërisë janë të regjistruara në QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit) dyqind e njëzetë shoqëri publike, nga të cilat njëqind e trembëdhjetë zotërohen nga Bashkitë. Nga këto 113 shoqëri aksionare vetëm gjashtë kanë një administrator të gjinisë femërore. Pra, raporti gjinor i administratorëve të shoqërive publike që zotërohen nga bashki është 5.3% administrator femra dhe 94.7% administrator meshkuj. Nga përditësimi i ndryshimeve kryer nga këto shoqëri pranë QKB në periudhën 2016-2017 rezulton se kanë ndryshuar administrator 21 shoqëri. Nga këto vetëm një shoqëri ka emëruar një administrator të gjinisë femërore.

AIS organizon një MasterClass për gazetarët e rajonit me shkrimtarin Hollandez, Joris Luyendijk

The Albanian Institute of Science (AIS) organized on March 12 a MasterClass with journalists from Albania, Kosovo, Macedonia and Montenegro over media role in reporting money, government and politics. The special guest was the Dutch journalist Joris Luyendijk, author of the book “Swimming with the sharks: My journey into the world of the bankers.” In the Masterclass, Luyendijk spoke about his career, starting from the Middle East to the financial heart of London, where for three years he interviewed hundreds of bankers while writing his financial blog for The Guardian. This event was organized as part of AIS Money, Government and Politics Project supported by the Embassy of Netherland and a special speech was held by the Dutch Ambassador in Albania, Dewi Van De Weerd.

Dorëzuar AKEP dt 26.02.2018 : – “Mendime për Dokumentin për Këshillimin Publik “Për disa Ndryshime në Rregulloren Nr.2 datë 21. 02. 2008”

Të nderuar Anëtarë të Këshillit Drejtues AKEP,

Organizata jo qeveritare AIS (Albanian Institute of Science) e regjistruar pranë regjistrit të organizatave joqeveritare në Gjykatën e rrethit Tiranë, me akt fillestar Vendim Nr.3048 datë 28/03/2011 po përfiton nga rasti t’u shpreh konsideratë të lartë për punën dhe institucionin tuaj. Në përgjigje të Dokument për Këshillim Publik “Për disa ndryshime në Rregulloren Nr. 2 datë 21. 02. 2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën.al , gov, mil.al, edu.al, com.al, org.al dhe net.al të ndryshuar”, dokument i njoftuar edhe në faqen tuaj zyrtare, dhe me afat për paraqitje sugjerimesh deri në 28 shkurt 2018, po parashtrojmë më poshtë disa mendime që ne i konsiderojmë të nevojshme dhe shqetësuese. Mendimet kanë të bëjnë kryesisht me aspekte që lidhen me veprimtarinë e sektorit tonë (jo qeveritarë), me mundësitë e aktorëve civil në përdorimin e hapësirës.al për të krijuar instrumente të komunikimit, informimit, mendimit të lirë dhe edukimit qytetar.

Duke ju uruar të finalizoni me sukses procesin e hartimit të rregullores, shpresojmë të kemi dhënë kontribut përmes mendimeve tona të parashtruara:

MENDIME

PËR DOKUMENTIN PËR KËSHILLIM PUBLIK “Për disa ndryshime në Rregulloren Nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nën .al dhe nën domain-et .gov, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”, të ndryshuar”.

Së pari;

Në faqen 11, Sa më sipër, AKEP shtron për diskutim nëse në Rregullore mund të përcaktohet një numër maksimal 5 deri 10 domaine për çdo individ apo shoqëri, duke përjashtuar Institucionet Shtetërore.
Faqe 12. : pika b. Numri i lejuar maksimal i domaineve .al përfshirë nëndomainet, është 5 deri 10 domaine, me kushtin që të vendosen në përdorim brenda një afati 3 deri 6 mujor. Regjistruesit kanë detyrimin të kontrollojnë nëse domaini i regjistruar/modifikuar prej tyre, është vendosur në punë brenda këtij afati dhe në rast se përdoret gjatë kohës së vlefshmërisë. Nëse verifikohet që një domain qëndron pa përdorur në një afat prej 6 muajsh gjatë kohës së vlefshmërisë, Regjistruesi e kalon atë domain në gjendje të lirë.

Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj është shprehur se parimi i shtetit të së drejtës detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese. Aktet juridike që nxirren nga këto organe duhet të jenë në pajtim me aktet juridike më të larta si në kuptimin formal, ashtu edhe atë material. Respektimi i hierarkisë së akteve normative është një detyrim që rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës dhe i koherencës në sistemin ligjor (vendimet nr.2, datë 03.02.2010; nr.1, datë 12.01.2011; nr. 23, datë 08.06.2011; nr. 25, datë 28.04.2014 të Gjykatës Kushtetuese).

Neni 4/1 i Kushtetutës parashikon: “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Më tej, neni 116 i Kushtetutës përcakton hierarkinë e burimeve të së drejtës, si një prej vlerave themelore të shtetit të së drejtës, ku pushteti ligjvënës ka rol primar. Përcaktimi në Kushtetutë i hierarkisë së akteve, si dhe sanksionimi i parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve në ushtrimin e funksioneve të organeve kushtetuese, të cilat ushtrohen nëpërmjet nxjerrjes së akteve normative, është mishërimi më i plotë i parimit të shtetit të së drejtës në një sistem parlamentar. Parlamenti, me pushtetin e veshur nga sovrani për krijimin e burimeve primare të së drejtës, autorizon nxjerrjen e akteve normative për materializimin konkret të vullnetit të tij. Ky autorizim duhet t’u përmbahet kritereve të përcaktuara në nenin 118 të Kushtetutës për të qenë në harmoni me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe me hierarkinë e akteve normative të sanksionuara përkatësisht në nenin 7 dhe nenin 116 të Kushtetutës (vendimi nr.5, datë 5.2.2014 të Gjykatës Kushtetuese).

Neni 118/1 i Kushtetutës sanksionon se “aktet nënligjore nxirren në bazë dhe për zbatim të ligjeve nga organet e parashikuara në Kushtetutë”. Ndërsa paragrafi i dytë i këtij neni parashikon: “ligji duhet të autorizojë nxjerrjen e akteve nënligjore, të përcaktojë organin kompetent, çështjen që duhet rregulluar, si dhe parimet në bazë të të cilave nxirren këto akte.”

Këto dispozita ndihmojnë për t’i dhënë kuptimin kushtetues dhe doktrinar konceptit “rezervë ligjore”, nëpërmjet të cilit kufizohet apo orientohet pushteti normativ i organeve ekzekutive për të rregulluar marrëdhënie të caktuara me akte nënligjore. Kjo rezervë ligjore krijon mundësinë që çështja konkrete e rregulluar pjesërisht me ligj të mund të detajohet më tej nga aktet nënligjore, duke iu përmbajtur parimeve dhe kufijve të përcaktuar nga ligji. Vetëm në këtë mënyrë autorizimi i ligjvënësit për nxjerrjen e akteve nënligjore mund të konsiderohet i realizuar brenda kufijve të kushtetutshmërisë.

Sipas nenit 17 të Kushtetutës, të drejtat dhe liritë e individit mund të kufizohen vetëm me ligj. Duke iu referuar përmbajtjes së nenit 17 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese çmon se kjo dispozitë, në mënyrën se si është formuluar, nuk i ka lënë mundësi delegimi ndonjë organi tjetër përveç Kuvendit si organ përfaqësues. Qëllimi i këtij neni është që në rastin e kufizimeve, jo vetëm duhet të respektohen kriteret e tjera të caktuara në të, por në mënyrë që garancitë të jenë sa më të plota, kompetent duhet të jetë vetëm një organ dhe pikërisht, organi më i lartë ligjvënës. Shprehja “vetëm me ligj” ka kuptimin që në rast se është i nevojshëm kufizimi i një të drejte të parashikuar në Kushtetutë, atëherë ky vlerësim është në diskrecion vetëm të ligjvënësit dhe jo të organeve të tjera, përfshirë edhe Këshillin e Ministrave.

Gjykata Kushtetuese ka çmuar se rregullimi i parashikuar në nenin 17 për kufizimin e të drejtave dhe lirive vetëm me ligj, ka të bëjë edhe me përcaktimin e kompetencës së një organi konkret që në këtë rast është vetëm Kuvendi. Një shprehje e tillë të referon në kompetencën e organit ligjvënës dhe nxjerrja e akteve të tjera për të rregulluar marrëdhënie të tilla, cenon kompetencat e këtij organi. Çdo interpretim i kundërt, është padyshim një zhvleftësim i garancisë që jep Kushtetuta për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe do t’i cenonte efektivisht këto liri e të drejta. Në këtë përfundim arrihet edhe duke iu referuar fjalës “vetëm” që përmendin nenet 11/3 e 17 të Kushtetutës. Përdorimi i kësaj fjale nuk është i rastit, por ai është bërë për të treguar se kufizime të tilla nuk mund të vendosen me ndonjë akt tjetër përveç ligjit.

Duke përcaktuar një numër domeinesh të caktuar 5-10 domaine për subjekt kërkues, AKEP ka bërë kufizim të të drejtave veçanërisht duke e ballafaquar këtë fakt me mundësinë e sotme të pakufizuar për ta.

Kufizimi i të drejtave për një natyrë të tillë duhet bëhet vetëm me ligj, sipas nenit 17 të Kushtetutës dhe jo nëpërmjet Rregullores së AKEP, që është akt nënligjor. Nëse do të ndodhe një gjë e tillë AKEP ka marrë kompetencën ekskluzive të Kuvendit për të rregulluar në mënyrë normative një kufizim të tillë. Për pasojë, cdo akt që do të prodhojë AKEP në këtë drejtim është në pavlefshmëri absolute dhe për më tepër ngrihet në nivelin e kundërshtimit të një norme kushtetuese.

Shembull: organizata jonë ka më shumë se dhjetë domain (sub domain) në prapashtesën.al. Kufizimi i të drejtës për posedim (jo më shumë se 10) kufizon mundësinë tonë për të përdorur instrumente të komunikimit, informimit dhe shprehjes së lirë të cilat deri tani i kemi përdorur me ligjshmëri. Detyrimi për të mbyllur ndonjë nga domainet tona, si pasojë e një rregullimi kufizues si ky, do të përbënte një rast censure dhe cenimi i të drejtës për të ushtruar aktivitet sipas objektivave dhe misionit të një shoqatë jo qeveritare. Po kështu ne kemi në proces aplikimi projekte ku kemi parashikuar që një fjalëformim të caktuar, duke përdorur prapashtesën.al ta sjellim në disa gjuhë zyrtare të BE (më shumë se 10). Kjo nuk do të ishte e mundur në një situatë ku rregullorja e propozuar do ta bënte të pamundur përdorimin e një web-i me versione në disa gjuhë dhe me domain apo subdomain të përshtatur sipas përmbajtjes

Së dyti,

Pasja në posedim të kaq shumë domaineve .al, si domaine të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domaini, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara.
Ky argument nuk është i bazuar në një fakt apo kërkim shkencor dhe empirik. Fjalori i Gjuhës Shqipe i vitit 2006, publikim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, sjell 48 000 fjalë shqipe (pa trajta sipas lakimit dhe zgjedhimit) dhe pa terma teknik apo shkencor. Ndërkohë një domain edhe pse në prapashtesën.al mund të vijë edhe me fjalë në gjuhë të huaja apo akronime, shkurtime dhe iniciale.
Edhe kjo është tepër e pa bazuar, kufizon në kohë qëllimin për të cilën dikush bëhet pronar.
Mbrojtja e markave dhe patentave është një çështje që rregullohet më së miri juridikisht (edhe doktrina gjyqësore ka dhënë zgjidhje) dhe nuk ka arsye të krijohen kufizime thjesht numerike.

Pasja në posedim të kaq shumë domaineve .al, si domaine të vetë Regjistruesve, përbën një lloj pengese në lirinë e subjekteve dhe individëve për të regjistruar një emër domaini, në veçanti të atyre që zotërojnë marka dhe patenta të regjistruara.

Gjithashtu AKEP shtron për diskutim nëse një kompani apo individ për arsye teknike të justifikuara dhe provuara nuk ka arritur ta vendosë në përdorim domainin e tij .al, ti njihet e drejta për rinovim me të njëjtin afat por jo më shumë se 1 (një) herë, me kusht që ta vendosë në punë brenda afatit 3 deri 6 muaj pas rinovimit.

Argumentimi i mësipërm i parashtruar në Projektvendim nuk qëndron. Fillimisht që të konkludohet se “përbën pengesë në lirinë e subjekteve dhe individëve për të rregjistruar një emër domaini” fillimisht duhet të përcaktohet sesa është numri fundor i të gjithë mundësive që ka për prapashtesën.al. Pastaj ky numër fundor duhet të krahasohet me ekzistencën e këtyre domaineve të regjistruar në posedim aktual. Nëse krahasimi i numrave rezulton se shkel parimin e proporcionalitetit, atëherë legjitimohet që të ndërmerret një veprim i tillë prej organeve shtetërore.

Projektvendimi nuk ka asnjë të dhënë në këtë drejtim për më tepër logjikisht numri i kombinacioneve të fjalëve që marrin prapashtesën.al në domaine është i pafundmë edhe sikur t’i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe. Për pasojë, nuk ka kuptim dhe arsye vendosja e këtij kufizimi.

Po ashtu ky kufizim nuk mund të vendoset në akt nënligjor, por vetëm në ligj, sipas arsyetimit të mësipërm.

Ndërkohë, AKEP përfiton të ardhura nga posedimi i këtyre domaineve ndaj është e pakuptimtë pse duhet të kufizohet një gjë e tillë.

Në lidhje me kushtin e vendosjes në punë të domain edhe kjo kërkon ballafaqim me një arsyetim ligjor. Për sa kohë dikush e regjistron dhe mban domain-in dhe paguan tarifën përkatëse për këtë gjë, është në të drejtën e tij të pronësisë dhe disponimit për ta shfrytëzuar dhe vënë në punë këtë domain ose jo. Për shumë arsye të paparashikueshme domaini nuk mund plotësohet, ndërkohë subjekti ka të drejtën e plotë të disponimit për të dhe është në vullnetin e tij ta disponojë ose jo atë me vënien në punë. I vetmi kusht që palët kontraktuale duhet të respektojnë është pagimi i tarifës përkatëse. Vetëm në rast të mospagimit të saj legjitimohet prej AKEP rimarrja e domain dhe lënia e lirë e tij.

Shembull organizata jonë për të vënë në punë katalogun e të dhënave të hapura të njohur si Open Data Albania opendata.al ka shpenzuar një vit për aplikim kërkim fondi dhe 6 deri 8 muaj për ndërtim web dhe katalogu. Kjo është koha optimale e planifikimit deri në implementim për secilën nga databazat tona me të dhëna të hapura dhe transparente. Kufizimi i parashikuar do të ishte regresiv dhe i pabazuar.

Së treti,

Pika 7 faqe 13-14 Nisur nga ankesat dhe problematikat e sjella në AKEP nga kërkues apo posedues të domaineve .al dhe nëndomaineve, AKEP mendon se është i nevojshëm përpilimi i një Aneksi të veçantë në Rregulloren Nr.2, ose zgjerimi i nenit 27 aktual të Rregullores Nr. 2, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duke sqaruar se AKEP ka të drejtë të zgjidhë mosmarrëveshje kur këto kanë të bëjnë me rregullat e nxjerra nga AKEP, ndërsa mosmarrëveshjet për çështje të tjera palët mund ti drejtohen organeve të tjera kompetente.

Në bazë të Kodit të Procedurave Administrative AKEP nuk mund ta ushtrojë këtë kompetencë. Kjo kompetencë mund të ushtrohet nga një organ epror i AKEP që nuk ekziston dhe për pasojë në rast e ka mosmarrëveshje për akte të nxjerra nga AKEP atëherë kompetente është gjykata administrative.

Nga ana tjetër edhe vetë ligji nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën Shqipërisë”, në nenin 8 të tij që përcakton kompetencat e AKEP nuk e ka të parashikuar një kompetencë të tillë. Ndarja që bëhet në mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me rregullat e AKEP dhe mosmarrëveshje për çështje të tjera është një ndarje artificiale e cila është gjithashtu e pazbatueshme në praktikë. Është vështirë të kuptohen fjalët rregullat e nxjerra nga AKEP, përsa kohë parashikohet që edhe vendimmarrjet e AKEP do të bazohen gjithnjë në dokumenta të nxjerra nga institucione të tjera.

Së katërti,

5. Në Aneksin 2, “Lista e Emrave të Rezervuar” të shtohet si pikë e veçantë: Përbëjnë domaine të rezervuara, emra domainesh nën .al të cilët korrespondojnë saktësisht me emra të subjekteve të cilët njihen për shkak të veprimtarisë që ushtrojnë, sipas regjistrimit të kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi, në zyra, Institucione, Autoritete, të tilla si në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), apo regjistrimeve të kryera për dhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, apo emra të përveçëm.

Përcaktimi i kriterit mbizotërues (edhe në rast se pranohet si tillë) nuk mund të jetë kriter i përcaktuar në akte nënligjore. Ky kriter dhe ndonjë kriter tjetër është i vlefshëm juridikisht vetëm nëse parashikohet në tekstin e aktit ligjor dhe jo në atë nënligjor.

Gjithashtu ligji, ose nëpërmjet delegimit të shprehur për t’u përcaktuar qartësisht në aktin nënligjor, duhet të përmbajë edhe rregullat të detajuara procedurale se cilat janë fazat dhe modalitetet e ankesës dhe të shqyrtimit të ankesave. Po ashtu, edhe mënyrën e marrjes dhe administrimit të provave apo konfirmimet që duhet të kërkojë në institucionet e tjera vetë AKEP. Legjislacioni shqiptar ka shumë praktika të cilat janë shteruese përsa i përket anës proceduriale sesi arrihet në një vendimmarrje konkrete nga ana e një organi administrativ.

Nga ana tjetër, regjistrimi i një subjekti në një regjistër publik psh në QKB nuk përbën absolutisht markë tregtare të këtij subjekti. Regjistri i markave tregtare është një regjistër tjetër që krijon të drejta.

Regjistrimi në QKB nuk krijon të drejta por është thjesht efekt publikativ për të tretët. Kjo do të thotë se përsa kohë ai ka thjesht dhe vetëm efekt publikues, nuk mund t’i ofrohet mbrojtje tjetër dhe as cilësim tjetër ligjor në regjistrin e domaineve.al, sipas projektvendimit të paraqitur

Ky projekt barazon të gjithë regjistrat publikë në të njëjtin nivel, dhe nuk bën asnjë dallim nëse regjistrimi ka karakter deklarativ apo krijon te drejta të subjekteve. Për pasojë, nuk justifikohet ligjërisht se pse psh regjistrimi në QKB është mbizotërues dhe duhet të respektohet për detyrim nga çdo regjistrim tjetër, kur një status të tillë ligji për QKB-në nuk e ka parashikuar por ka respektuar natyrën deklarative të tij.

Së pesti,

– Projektvendimi duhet të hartohet dhe të zbatojë aktet rekomanduese të shtetit shqiptar të zbatueshme për hartimin e akteve normative. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë një manual të posaçëm për këtë gjë (Manual i Hartimit të Ligjeve). Ky Manual është njëlloj i zbatueshëm edhe për hartimin e akteve nënligjore, siç është rasti në fjalë. Ndaj edhe teksti i propozuar duhet të ketë një strukturë të qartë ku të dallohen qartë ndryshimet dhe të pajiset me relacion se pse ky ndryshim është i nevojshëm, etj.

– Akti duhet të përmbajë edhe tabelën për zbatimin e Aquis Communaitaire në këtë fushë. Për këtë gjë duhet të hartohet tabela përkatëse ku pasi të përcaktohet qartë direktiva e legjislacionit të BE-së (nëse ka) të jepet edhe përputhshmëria me tekstin e propozuar dhe arsyet përkatëse.

– Një vlerë e shtuar e aktit normativ të propozuar për diskutim do të ishte edhe krahasimi me eksperiencat e vendeve të tjera në rajon që kanë kaluar faza të tilla të zhvillimit të komunikimeve elektronike dhe si i janë përqasur këto vende çështjeve të tilla që përmban akti i propozuara.

Aplikim për trajnimin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit, qeverisje e hapur për Qeverisje të mirë, Prrenjas 28 Shkurt 2018

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), një organizatë promotore e të dhënave të hapura, transparencës dhe llogaridhënies, në kuadër të projektit “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, që mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari, organizon në datë 28 Shkurt 2018, në Bashkinë Prrenjas një trajnim për organizatat të shoqërisë civile lokale, aktivist, dhe pjestarë të paneleve qytetare si Antarë të Këshillit Bashkiak. Trajnimi ka si fokus rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e instrumenteve të Qeverisjes së Hapur. Metodologjia e trajnimit është interaktive duke synuar pjesmarrje dhe shkëmbim experience.

Të interesuarit mund të alikojnë këtu deri në datë 22 Shkurt 2018.

Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen përmes emailit mbi përzgjedhjen për pjesmarrje në trajnim brenda datës 23 Shkurt 2018.

Aplikim për trajnimin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit, qeverisje e hapur për Qeverisje të mirë, Cërrik 22 Shkurt 2018

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), një organizatë promotore e të dhënave të hapura, transparencës dhe llogaridhënies, në kuadër të projektit “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, që mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari, organizon në datë 22 Shkurt 2018, në Bashkinë Cërrik një trajnim për organizatat të shoqërisë civile lokale, aktivist, dhe pjestarë të paneleve qytetare si Antarë të Këshillit Bashkiak. Trajnimi ka si fokus rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e instrumenteve të Qeverisjes së Hapur. Metodologjia e trajnimit është interaktive duke synuar pjesmarrje dhe shkëmbim experience.

Të interesuarit mund të alikojnë këtu deri në datë 18 Shkurt 2018.

Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen përmes emailit mbi përzgjedhjen për pjesmarrje në trajnim brenda datës 19 Shkurt 2018.

Aplikim për trajnimin Qeverisje e Hapur kundër Korrupsionit, qeverisje e hapur për Qeverisje të mirë, Belsh 27 Dhjetor 2017

Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), një organizatë promotore e të dhënave të hapura, transparencës dhe llogaridhënies, në kuadër të projektit “Open Government against Corruption – Open Gov for Good Governance”, që mbështetet nga fondi i nën-grantimit “Anti-korrupsioni dhe zhvillimi i kapaciteteve” në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari, organizon në datë 27 Dhjetor 2017, në Bashkinë Belsh një trajnim për organizatat të shoqërisë civile lokale, aktivist, dhe pjestarë të paneleve qytetare si Antarë të Këshillit Bashkiak. Trajnimi ka si fokus rritjen e kapaciteteve të tyre në përdorimin e instrumenteve të Qeverisjes së Hapur. Metodologjia e trajnimit është interaktive duke synuar pjesmarrje dhe shkëmbim experience.
Të interesuarit mund të alikojnë këtu.

Aplikantët e suksesshëm do të njoftohen përmes emailit mbi përzgjedhjen për pjesmarrje në trajnim.

Regres në evidencat statistikore mbi gjyqësorin, Ministria Drejtësisë nuk përgatit vjetarin 2016

Edhe në muajin e nëntë të vitit 2017, Ministria e Drejtësisë nuk ja ka dalë të përmbush detyrimin për Vrojtim, Përpunim, Analizë dhe Publikim të Evidencës mbi Sistemin Gjyqësor në vitin pararendës 2016. Çdo tremujor të parë të vitit, ky institucion prezanton për publikun Vjetarin Statistikor. Ky vjetar përmban të dhëna statistikore mbi ecurinë e punës në Gjykata, numrin e çështjeve, respektimin e afateve gjyqësore sipas gjyqtarëve, dënimet për grup vepra penale, procedime gjyqësore sipas rretheve etj. Evidenca statistikore vjen në formën e një publikimi në PDF, ajo i shërben publikut, punonjësve të sistemit të drejtësisë, gazetarëve, akademikëve dhe kërkuesve shkencor. Në vitin 2015 metodologjia e publikimit u pasurua me një grup treguesish mbi çështje penale në fushën e korrupsionit. Publikimi i këtij vjetari është një detyrim sipas Ligjit për Organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, dhe një sërë aktesh nënligjore. AISsi organizatë promotore e të drejtës së informimit dhe të dhënave transparentë i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë me kërkesën për të bërë të aksesueshme të dhëna të evidencës statistikore për sistemin e drejtësisë gjatë vitit 2016 dhe në vijim. Transparenca me evidencën statistikore për sistemin gjyqësorë bëhet edhe më e rëndësishme në momentin që sistemi po i nënshtrohet procesit të Vetingut. Zvarritje dhe vonesa në publikime ka ndodhur edhe më parë në vite të ngjashme karakterizuar nga rotacioneve dhe ndryshimit të titullarit Ministër Drejtësie.

Open Corporates Albania, kush qëndron pas bizneseve që fitojnë tendera me bashkitë – Workshop në Vlorë

OpenCorporate.al është portali i ri prezantuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Portali ka të dhëna transparente për subjekte dhe shoqëri biznesi që kanë fituar kontrata publike dhe ankande me njësi të qeverisjes vendore. Databaza mban informacion për mbi 4000 subjekte ekonomike dhe përditësohet çdo ditë me informacion shtesë për shoqëri biznesi që kontraktohen për herë të parë.

Njihu me kontraktor të bashkive në kontrata publike-Prezantimi Databazës OpenCorporates.al në Qytetin e Rrëshenit

Instituti Shqiptar i Shkencave ne kuadër të projektit Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike, i mbështetur nga Leviz Albania, prezantoi, në date 16 Shtator 2017, në qytetin e Rrëshenit platformën #OpenCorporates #Albania 

Lëvizja Lezha e Qytetarëve zbardh kontratën korruptive

Lëvizja Lezha e Qytetarëve zbardh kontratën korruptive . Këto ditë në Bashkinë Lezhë janë zhvilluar disa protesta qytetare nisur nga shqetësimi i mungesës se ujit te pijshëm ne banesa. Një nisem jo qeveritare Lezha për Qytetaret ka investiguar për kontratat dhe pagesat e bëra 2 vitet e fundit për ketë shërbim tashmë të munguar. Investigimi është bazuar në të dhëna të databazave tona dhe në përfundim rezulton qe prokurimi dhe kontrata janë problematike (fiktive dhe koruptive). Procedura e prokurimit është shoqëruar me kualifikime të të gjithë ofertuesve duke lëne një kompani te caktuar e cila është paguar për vlerat e kontratës ne mënyre fiktive.
Lëvizja Lezha e Qytetarëve zbardh kontratën korruptive. Para të shpenzuara dhe punime të munguara. Qytetarët mbeten pa ujë. Të dhëna të DatabazësOpen Procurement Albania zbardh të dhëna për një tender fiktiv me pabarazi dhe manipulime.
Ku shkojnë paratë e qytetareve? Pse tenderët dhe kontratat me shuma te mëdha parash nuk sjellin shërbime as minimale. Çfarë ndodhi me tenderin e ujësjellësit në Troshan Lezhë. Lëvizja Lezha e Qytetareve advokon për te zgjidhur problemin e qytetareve qe kane mbetur pa ujë te pijshëm. Ndërkohe databazat Open Procurement dhe Spending Data Albaniazbardhin historinë e kontratave korruptive ku paratë janë shpenzuar ne mënyre fiktive.

Ky reagim dhe protestë qytetare është përcjellë në edicione tv të mediave lokale dhe kombëtare.
Ora News  
 Report Tv

Qeveria shqiptare ka investuar rreth 1 miliard lekë të vjetra për ndërtimin e ujësjellësit të Troshanit, në njësinë administrative të Blinishtit, por edhe pse ky ujësjellës është marrë në dorëzim prej Bashkisë së Lezhës, si projekt i përfunduar nga ana e kompanisë kontraktuese, banorët nuk marrin furnizim me ujë.
Historia zë fill në muajin mars të vitit 2015, kur Troshani varej nga Komuna Blinisht, ndërkohë që në fund të vitit që lamë pas, ndërkohë që tashmë mendohej se banorët kishin gjetur zgjidhjen. Por, kjo nuk ka rezultuar ashtu siç shkruhet në dokumentet zyrtare, e vetë banorët janë ata që e kanë bërë publik këtë skandal, duke protestuar para Bashkisë së Lezhës se nuk kanë asnjë pikë ujë në shtëpitë e tyre.

TENDERI I PËRFOLUR

TTenderi për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Troshan nuk ka qenë aq i mbarë, sidomos edhe për faktin se u realizua pak kohë para implementimit të Reformës Administrativo-Territoriale, pikërisht në kohën kur kryekomunarët po dorëzonin “çelësat” dhe këto njësi kaluan në varësi të Bashkisë së Lezhës. Pikërisht më datën 20.03.2015, është publikuar nga Komuna e Blinishtit, në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, procedura e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Ndërtim Ujësjellësi – Fshati Troshan”, me fond limit 83.146.690 lekë (pa TVSH). Ndërsa me TVSH, ky tender arrin në vlerën 99 milionë e 776 mijë lekë. Rreth një muaj pas hapjes së tenderit, konkretisht më 17 prill 2015, komuna Blinisht ka zhvilluar procedurën ku kanë marrë pjesë tetë kompani të ndryshme, shtatë prej të cilave janë skualifikuar për dokumentacion të ndryshëm dhe ka fituar kompania që kishte paraqitur pothuajse ofertën më të lartë, pikërisht “Alb Tiebfau” shpk.

Më poshtë, ofertat e secilit konkurrues:

1. “Kevin Construksion” sh.p.k. 52.612.453 lekë, skualifikuar
2. “Geci” sh.p.k. 63.496.191 lekë, skualifikuar
3. “Ndregjoni” sh.p.k. 65.398.597 lekë, skualifikuar
4. “Gjoka Konstruksion” sh.p.k. 69.920.900 lekë, skualifikuar
5. Bashkimi i operatorëve ekonomikë “B – 93” sh.p.k.
& “Be – Is”sh.p.k. 72.533.982 lekë, skualifikuar
6. “Alko Impex General Construcion” sh.p.k. 75.638.592 lekë, skualifikuar
7. “Alb Tiefbau” sh.p.k. 82.946.690 lekë, kualifikuar
8. “Gjergji” sh.p.k. 83.057.628 lekë, skualifikuar

Kjo procedurë, e cila u cilësua si korruptive nga ana e kompanive pjesëmarrëse kaloi edhe në ankimime të ndryshme, por ato janë rrëzuar njëra pas tjetrës. Madje, një nga kompanitë më “luftarake” për këtë tender “Be – Is”sh.p.k, u skualifikua për faktin që duhej të kishte paraqitur një gjendje bankare jo më të vogël se vlefta 4.165.649, por dokumenti bankar tregonte vleftën prej 4.147.127 pra një diferencë prej 18.522 lekë. Kjo bie ndesh me ligjin dhe për këtë arsye kompania është ankuar pranë komisionit të prokurimit publik, por argumentet e saj nuk janë marrë parasysh. lekë.

Pas rrëzimit të ankesave, kompania fituese nisi zbatimin për të ndërtuar ujësjellësin e Troshanit, të cilin, sipas dokumentacionit zyrtar, e ka përfunduar në vitin 2016. Kjo deklarohet pikërisht në buxhetin faktik të Bashkisë së Lezhës, ku thuhet: “Investimi për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Troshan është realizuar pak a shumë në masën që ishte parashikuar me vlerën prej 42.5 milionë lekësh”.

Nga ana tjetër, Bashkia nënvizon në deklaratën e saj, se supervizimi dhe kolaudimi këtij ujësjellësi, i cili pritej të ishte në vlerën 0.4 milionë lekësh për këtë periudhë është realizuar në masën 0%, pra nuk ishte hedhur asnjë lekë për supervizim dhe kolaudim.
Por pavarësisht se gjatë vitit 2016, Bashkia e Lezhës nuk kishte kryer shpenzime për supervizimin e punimeve dhe kolaudimin e ujësjellësit, ajo kishte realizuar dy tenderë dhe kishte kontraktuar dy kompani private për të kryer këto detyra. Konkretisht, më 12 tetor 2015, Bashkia Lezhë ka lidhur kontratë me kompaninë PALMA CONSTRUCION SHPK në vlerën e 245 mijë lekë të reja për supervizimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, por deri më sot nuk rezulton të ketë bërë ndonjë pagesë.

Ndërsa më 2 dhjetor 2016, Bashkia Lezhë ka lidhur kontratë me kompaninë ARENA MK me vlerë 1950 lekë të reja pa TVSH për kolaudim të ujësjellësit.

PARATË E DHËNA SIPAS VITEVE

SDeri më sot, Bashkia e Lezhës ende nuk ka paguar para për supervizimin dhe kolaudimin, megjithëse tashmë mësohet se ka marrë në dorëzim ujësjellësin e ri, për të cilin janë paguar nga buxheti i shtetit, pothuajse 70% e vlerës totale të tenderit. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se rreth 35 milionë lekë të reja janë paguar gjatë viteve 2015-2016, pikërisht për kompaninë “Alb Tiefbau”, ndërsa 29 milionë lekë të reja në tremujorin e parë të vitin 2017, ku mbeten edhe rreth 25 milionë lekë të reja për tu paguar ndaj saj.

UJËSJELLËSI JASHTË PËRDORIMIT

Po të shikohen dokumentet zyrtare, gjithçka rezultonte në rregull dhe askush nuk kishte informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht, nëse vetë banorët nuk do kishin reaguar ndaj këtij ujësjellësi që nuk funksionon.
Fillimisht, ata dolën në fund të muajit Janar në protestë, ku kërkuan shpjegime mbi mungesën e ujit. Në atë kohë, ata u takuan edhe me Kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u premtoi se do të zgjidhte situatën.

Ata pritën 6 muaj, por asgjë nuk ndryshoi.Sot, dhjetëra familje të fshatit Troshan dolën në protestë para bashkisë, pasi po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere.
“Edhe pse kanë kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i ujësjellësit të ri për të cilin u harxhuan 1 miliard lek situata vijon të jetë e njëjtë”, thanë ata, duke shtuar që me ujësjellësin e ri janë bërë abuzime, pasi është ndërtuar jashtë çdo lloji parametri teknik. Madje, ata kërkojnë një zgjidhje dhe verifikim nga autoritetet shtetërore. “Depoja që është bërë atje, është bërë krejt në kushte të jashtëligjshme, të cilës veç depo nuk mund t’i thuash. Ajo mund të jetë një depo ku mund të pinë ujë kafshët, jo njerëzit. Ajo depo mbi 70 cm i ka llom brenda saj”, u shpreh një banor i fshatit Troshan. Një banor tjetër i këtij fshati u shpreh se është bërë tre herë ujësjellësi i Troshanit dhe sërish banorët nuk kanë ujë.

KONTRADIKTAT E BASHKISË

Pra në dokumente rezulton se ky ujësjellës është i përfunduar, ndërsa në realitet, banorët nuk kanë ujë. Kjo përgjegjësi, tashmë duket se bie mbi autoritetin e Bashkisë, e cila e ka marrë në dorëzim. Madje, kjo vërtetohet edhe nga deklaratat e përfaqësuesve të Bashkisë.
“Ujësjellësi i ri i fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë nuk do të merret në dorëzim nga Bashkia, pa u furnizua me ujë të pijshëm të gjitha familjet ashtu siç e parashikon projekti”, ka qenë deklaratat e kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj gjatë takimit që zhvilloi me një përfaqësi të banorëve të këtij fshati, pikërisht më 31 janar 2017. Sipas Frrokajt, Bashkia do të ngrinte një grup pune për të verifikuar mënyrën e zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm për këtë zonë.

Ndërsa sot ka dalë në deklaratë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Enver Hafizi, i cili konfirmon që Bashkia e ka marrë në dorëzim, edhe pse projekti nuk është zbatuar siç ishte parashikuar në dokumente. “Mund të ketë probleme edhe me projektin që nuk është zbatuar siç duhet, por në dijeninë time, ujësjellësi është marrë në dorëzim të përkohshëm, që ka dhe garancinë 1 vjeçare, ndërkohe ne do të ndërhyjmë”, deklaroi Hafizi. Më tej, ai mundohet të kalojë përgjegjësinë te ndërhyrjet e paligjshme. “Një ndër shkaqet kryesore të mungesës së ujit janë ndërhyrjet e paligjshme”, thotë ai, duke pretenduar se bashkia do të ndërhyjë menjëherë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, i cili tashmë duhej të ishte zgjidhur që në muajin janar të këtij viti.

PA UJË DHE PAGUAJNË FATURAT

Gjithsesi, kjo tragji-komedi nuk përfundon me kaq. Pavarësisht pretendimit të bashkisë, banorët thonë se nuk kanë pasur asnjëherë ujë dhe si mund të jenë bërë ndërhyrje të paligjshme, kur vetë bashkia ka bërë kolaudimin e tij. Ndërkohë, absurditeti më i madh për ta është fakti se pavarësisht se mungon uji, atyre u dërgohen fatura çdo muaj, të cilat janë të detyruar për t’i paguar. Disa thonë se faturat u vinë afrofe, ndërsa disa të tjerë me vlerë të harxhuar, por ujë nuk kanë asnjë ditë në çezmat e tyre.