Kontratat Publike me Qeverinë Vendore sipas Perspektives Gjinore
AIS prezantoi në datën 8 mars një raport mbi “Kontratat Publike të Bashkive me Biznese të Drejtuara apo Zotëruara nga Gratë.
AIS prezantoi në datën 8 mars një raport mbi “Kontratat Publike të Bashkive me Biznese të Drejtuara apo Zotëruara nga Gratë.
Data 4 mars 2017 është Dita Për të Dhëna të Hapura OpenDataDay. Aktorë të angazhuar në çlirimin e të dhënave në vende të ndryshme të botës kanë zhvilluar evente dhe kanë prezantuar iniciativa në dobi të Open Data kryesisht për sektorin publik. Organizata AIS promotore e Open Data për Shqipërinë ka ftuar gazetar që mbulojnë cështje të drejtësisë në një tryezë mbi të dhëna për transparencë dhe antikorrupsion. Fillimisht në tryezë u prezantua iniciativa për RedFlag Indeks, shënimi si të ekspozuar ndaj pabarazisë, shpërdorimit dhe korrupsionit për Tendera të realizuar nga Bashkitë. Pas hulumtimit dy vjeçar të tenderëve dhe kontratave të 61 Bashkive dhe ndërtimit të një databaze me të dhëna për çdo prokurim, shënimi me Red Flag synon të evidentojë automatikisht çdo procedurë që zhvillohet pa garë, pa konkurrencë, pa afate të përshtatshme për përgatitjen e ofertës.
Në takim, gazetarët e drejtësisë ngritën shqetësimin për mos publikim dhe heqje nga web-i online i Gjykatës së Rrethit Tiranë të çështjeve Penale dhe vendimeve mbi ecurinë. Pas 12 vitesh praktikë transparence në publikim gjykata në fjalë ka vendosur të mos japë më akses publik mbi vendimet. Kjo masë është marrë pas ankesave të individëve mbi vendime të karakterit privat dhe familjarë. Por Gjykata ka zgjedhur të bëjë offline të gjithë databazën duke fshehur edhe vendime të karakterit Publik, Penal dhe informacione të tjera të dobishme për transparencë. Gazetarët kanë përgatitur disa njoftime lajme dhe shkrime për këtë zhvillim dhe presin qëndrimin e Gjykatës në një deklaratë për mediat ditën e hënë datë 6 mars.
Kriminaliteti i të Miturve dhe Kriminaliteti në Familje, këto tema kanë qenë në qendër të publikimeve dhe analizave në portalin Open Data Albania të javëve të fundit. Nga 4 deri 10% e autorëve të dënuar për krime dhe kundravajtje penale nga Gjykatat Shqiptare, në dekadën 2005-2015, janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Krime kundër pasurisë si vjedhjet, krime kundër jetës dhe aksidente e pakujdesi në drejtimin e mjetit janë veprat penale që hasen më shpesh tek të miturit. Politika penale në Shqipëri vijon të viktimizojë mosha nën 18 vjeç duke i dënuar në mënyrë paradoksale për vepra ku ata janë viktima si ushtrimi i prostitucionit dhe kalimi i paligjshëm i kufirit.
Programi ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe artikuj në faqe të para të gazetave dhe në titujt kryesor të programeve lajme në tv. AIS ka hapur, mirë strukturuar dhe ka analizuar të dhëna për shpenzime buxhetore, trende ekonomike dhe sociale, të dhëna për deklarimin vjetor të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, taksa dhe financime publike. Kjo gamë informacioni i lehtë për tu kuptuar dhe përdorur ka stimuluar qindra artikuj mediatik me gazetari të bazuar në fakte.
Kërkohet të punësohet me kohë të plotë ora 9:00 me 17:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premte, një person në pozicionin Webmaster. Personi duhet të ketë njohuri IT, shprehi dhe eksperienca të mira mbi algoritmet. Njohur mbi databazat. Të mos ketë punuar vetëm me WordPress dhe të ketë aftësi të mësojë duke punuar. Personi duhet të ketë Diplomë Studime Universitare në Informatikë Ekonomike ose Inxhinieri Informatike.
Vëndi i punës është në Tiranë.
Dërgoni një CV në shqip ose në anglisht në adresën [email protected] titulli i emailit CV – IT, Webmaster.
Aplikimet janë të hapura deri në datë 20 Dhjetor.
Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :
Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP
Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare IEKA
Znj. Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH
dhe u diskutuan me gazetarët.
Në event ishte edhe znj. Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.
Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.
AIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data Albania për Shqipërinë po realizon një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Takimi i parë i këtij cikli u mbajt në datën 26 Tetor dhe u diskutua mbi Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi.
Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe anticorrupsionit, AIS fton gazetarët të aplikojnë për tu përzgjedhur për eventin e dytë me temë Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Në këtë takim do të trajtohen cështje që lidhen me ligjin zgjedhor, praktikën, defekte të shfaqura dhe element të pandërshkueshmërisë për korrupsionin zgjedhor.
Follow the Money, takimi i dytë do të mbahet në datën 8 dhjetor në vigjilje të ditës ndërkombëtare të antikorrupsionit
Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .
Monitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga LëvizAlbania Local Democracy in Action program me financim nga Swis Development and Coperation Agency. Databaza mbi kontraktorët privat të kontratave për shërbime, punë dhe investime publike do të zbardhen në muajin Mars 2017.
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana