Gazetarinë e Bazuar në Fakte – MGP një projekt me kontribut

Programi ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit  MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe artikuj në faqe të para të gazetave dhe në titujt kryesor të programeve lajme në tv. AIS ka hapur, mirë strukturuar dhe ka analizuar të dhëna për shpenzime buxhetore, trende ekonomike dhe sociale, të dhëna për deklarimin vjetor të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, taksa dhe financime publike. Kjo gamë informacioni i lehtë për tu kuptuar dhe përdorur ka stimuluar qindra artikuj mediatik me gazetari të bazuar në fakte.

Pozicion Pune IT, Webmaster

Kërkohet të punësohet me kohë të plotë ora 9:00 me 17:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premte, një person në pozicionin Webmaster. Personi duhet të ketë njohuri IT, shprehi dhe eksperienca të mira mbi algoritmet. Njohur mbi databazat. Të mos ketë punuar vetëm me WordPress dhe të ketë aftësi të mësojë duke punuar. Personi duhet të ketë Diplomë Studime Universitare në Informatikë Ekonomike ose Inxhinieri Informatike.

Vëndi i punës është në Tiranë.

Dërgoni një CV në shqip ose në anglisht në adresën [email protected] titulli i emailit CV – IT, Webmaster.

Aplikimet  janë të hapura deri në datë 20 Dhjetor.

Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :

Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP

Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare  IEKA

Znj.  Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH

dhe u diskutuan me gazetarët.

Në event ishte edhe znj.  Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.

Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.

 

Workshop Datë 08.12.2016 : Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.

Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.

AIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data Albania për Shqipërinë po realizon një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Takimi i parë i këtij cikli u mbajt në datën 26 Tetor dhe u diskutua mbi Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi.

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe anticorrupsionit, AIS fton gazetarët të aplikojnë për tu përzgjedhur për eventin e dytë me temë Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Në këtë takim do të trajtohen cështje që lidhen me ligjin zgjedhor, praktikën, defekte të shfaqura dhe element të pandërshkueshmërisë për korrupsionin zgjedhor.
Follow the Money, takimi i dytë do të mbahet në datën 8 dhjetor në vigjilje të ditës ndërkombëtare të antikorrupsionit

Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .

Monitoro Klientë të Bashkive në Kontrata Publike

Monitoro kontraktorë privat në kontrata publike. Ky është projekti më i ri që AIS sapo ka startuar. Qëllimi është identifikimi i personave që qëndrojnë pas kontratave publike, emra të aksionarëve dhe pronarëve, historiku i tyre në kontrata publike, karakteristika të kompanisë dhe lidhje të mundshme interesi. Projekti mbështetet nga   LëvizAlbania Local Democracy in Action program me financim nga Swis Development and Coperation Agency. Databaza mbi kontraktorët privat të kontratave për shërbime, punë dhe investime publike do të zbardhen në muajin Mars 2017.

Prokurime Publike të Bashkive dhe Indeksi Red Flag

Ky projekt hap të dhëna për cdo procedure të prokurimeve publike për 61 bashkitë për dy vitet e para, 2015-2017. Programi OpenLGP krijoi një databazë me të dhëna që kanë të bëjnë me prokurimet publike dhe kontratat publike të bashkive ( nga Korriku 2015 e në vazhdim). Baza e të dhënave u bë e përdorshme nëpërmjet një platformë web në një format të dhënave të hapur dhe me filtra të kërkimit dhe përzgjedhjes që mundësojnë një listë dhe ripërdorimin e informacionit nisur nga bashkitë, datat, llojet e prokurimit, vlera e ofertave dhe kontraktorët përzgjedhur. Kjo platformë u bë publike në shkurt 2016, dhe që atëherë, ka shërbyer si pikë referimi për përdorim cilësore dhe sasiore nga ana e qytetarëve, gazetarëve, aktorëve të përfshirë në transparencë, dhe aktorëve të angazhuar në vlerësimin e performancës së Bashkive. Projekti në vazhdim do të krijojë edhe disa opsione për një indeksimin e komunave në bazë të nivelit të ekspozimit të procesit të prokurimit për fenomene si abuzimi, mungesa e konkurrencës, ndërhyrjeve në konkurs, ose treguesit e klientelizmit. Tenderët problematike (ato pa konkurs, negociatat e drejtpërdrejta pa një justifikim, dhe afate të ngjeshura për përgatitjen e tenderëve) do të shënohet me një flamur të kuq [1]. Baza e të dhënave është duke u përditësuar në baza ditore, duke i dhënë kështu mundësi për monitorimin, aktivitet watchdog, vlerësimin dhe reagimin e qytetarëve në kohë reale.

Qëllimi i projektit dhe aktiviteteve të tij është hapja, publikimi, sigurimin i aksesit në, përdorimet miqësore dhe analitike e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me prokurimin publik dhe kontratat publike të pushtetit lokal. Shkurtimisht, kjo është e gjitha në lidhje me krijimin dhe aplikimin e disa instrumente për qëllime të informimit, transparencës, dhe proceseve watchdog.

Prokurimet e Hapura përmbajnë informacion në lidhje me njoftimet për tendera, kriteret teknike, kufijtë e fondeve, afatet për aplikim, llojet e kontratave, llojet e procedurave, ofertat, ankesat, anullime, numrin e pjesëmarrësve në tender, dhe fituesit. Prokurimi finalizohet kur është nënshkruar kontrata. Kjo është ajo ku fillon strukturimi i të dhënave, e cila korrespondon me Kontraktuesit e Hapur.

Kontraktuesit e Hapur përmbajnë informacion në lidhje me të dhëna, kur kontratat janë nënshkruar, palët kontraktuese, vlera e kontratës, kriteret teknike, dhe objekt i kontratave, kushteve të kontratës, dhe pagesat që dalin nga kontrata.

[1] Një Red Flag është një fakt, ngjarje, rrethana, ose informacione të tjera që mund të tregojnë një shqetësim potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mos-pajtueshmërisë me ligjet anti-korrupsion .

Open Procurement në the Media

Prezantohet databaza, të dhëna dhe analiza për Prokurime Publike Sektori Shëndetësi

AIS, një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë ka prezantuar sot (26 Tetor 2016)  për përfaqësues të medias një databazë / portal me të dhëna për prokurime dhe kontrata të sektorit Publik Shëndetësi. Të dhënat datojnë që prej 1 janar 2016, dhe përditësohen ditë pas dite. Të dhënat janë të mirë-strukturuara, në formatin dhe standardin Open Contracting Data (OCDS). Ky portal dhe ky format publikimi, shërbejnë për informim, transparencë dhe monitorim qytetar për kontratat publike të sektorit. Ai funksionon si një instrument për antikorrupsion, dhe i shërben gazetarisë dhe artikulimit publik të bazuar në fakte. Projekti synon të rrisë cilësinë dhe eficensën e procesit të prokurimeve publike edhe përmes kontrollit dhe presionit qytetar.

Tenderë të sektorit shëndetësi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe pacientëve. 8 deri 9 % e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për këtë sektor.

I gjithë informacioni gjendet në Portalin Prokurime Transparente http://openprocurement.al , kliko Prokurime Shëndetësi .

Nga sistemimi i të gjitha procedurave dhe kontratave, rezulton se:

  • në nëntëmujorin e parë të vitit 2016 janë shpallur 4881 procedura për prokurime publike.
  • Gjatë kësaj periudhe numri i tenderëve të finalizuar me fitues, është 4119. Pjesa tjetër janë procedura të anuluara apo procedura për të cilat ende nuk ka përfunduar procesi i prokurimit.
  • Në total fondi limit, pra vlera e vënë në dispozicion të procedurës për tendera, tashmë të konkretizuar me shpallje fituesi dhe lidhje kontrate, është 72 miliard Lekë ose e konvertuar 55.1 milion dollarë.
  • 4119 kontratat dhe vlera prej 1 milion US$, janë fituar nga 430 operator ekonomik, kontraktor.
  • Vlera sipas ofertave fituese, ose thënë ndryshe vlera e kontratave të lidhura, e pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është 31 miliard Lekë ose 51.77 dollarë amerikan.
  • Diferenca ndërmjet Fondit Limit dhe Ofertës së Shpallur Fituese është 1 % e fondit të vënë në dispozicion.  Kjo diferencë tregon cilësinë e konkurueshmërisë, dhe eficensën buxhetore përmes prokurimeve.
  • Kjo diferencë, përkon me para të kursyera si rezultat i konkurrencës dhe ofertimit më të mirë ekonomik.
  • Përmes procedurës Negocim i Drejtpërdrejtë , procedurë kjo pa garë, janë lidhur kontrata me një vlerë 55 miliard Lekë.
  • Kjo vlerë është 5% e totalit të Vlerës së Ofertuar, thënë ndryshe Vlerës së Kontratës.
  • Me konkurrent të vetëm në garë, janë realizuar 1 260 procedura, me vlerë oferte 04 miliard Lekë që përkon me 16.5 % të vlerës totale të ofertave. 4.9% e vlerës së kontraktuar përkon me Punë Publike (investime), 25.4% e vlerës totale janë Shërbime , 69.6 % janë Furnizime Publike dhe pjesa e mbetur janë Marrje me Qira dhe Shërbime Konsulence.
  • Dhjetë kompanitë e listuara si kompani me vlera më të larta të kontratave të fituara, në tërësi kanë 9 % të totalit të vlerës së kontratave.
  • Kompania me vlerën më të lartë të kontratave në sektorin shëndetësi për nëntëmujorin e 2016, është kompania Megapharma Rezultati: 352 kontrata me një vlerë prej 452 milion Lekësh. Ndërkohë që përveç vlerës së shënuar më lart, kjo kompani ka edhe të tjera kontrata, ku ka fituar në bashkime operatorësh me kompani të tjera.
  • Megapharma shpk pasohet nga kompania Rejsi Farma shpk, ne vend të dytë me 355  milion Lekë të kontraktuara, dhe kompania Devis shpk, vendi i tretë me 313 milion Lekë, vlerë kontratash të nënshkruara.
  • Autoriteti Prokurues me vlerat më të larta të tenderuara është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
  • Ky institucion ka kontraktuar 15 miliard Lekë.

Të tjera gjetje dhe analiza mund të bëhen sipas interesit për institucione apo lloje të caktuara kontratash.

Filtra të kërkimit bëjnë të mundur listimin e gjetjeve sipas interesimit për: institucion, procedurë, operator fitues, lloj kontrate, fazë tenderimi, nivel konkurueshmërie, vlerë kontrate apo fjalë kyçe të saj.

Ky portal është pjesë e projektit të mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A – ve në Tiranë. Opinione, gjetje, konkluzione dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

20161026_10153820161026_100727 20161026_101043 20161026_101113
20161026_102051 20161026_102103 20161026_105301

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Pjesmarrës

NR EMRI MBIEMRI Institucioni / MEDIA
1 Adriatik Doci Gazeta shqiptarja.com
2 Almarina Gegvataj ATSH
3 Anjeza Alliu Ministria Shendetesise
4 Anxhela Ruci Gaz Investigative
5 Arlinda Gjonaj ATSH
6 Armida Shukulli Freelance
7 Artan Rama Freelance/Públicus
8 Bashkim Shala Koha Ditore
9 Bepin Kolvataj Tv1 Channel
10 Besa Ombashi OSFA
11 Bledar Hoti Gazeta Shekulli
12 Brikela Qelemeni TV “KORCA”- RTSH
13 Brunilda Bakshevani OSFA
14 Bukurije Kastrati A1 Tv
15 Denisa Canameti Shendet Plus
16 Edmond Shehu HAP Project TDH
17 Elona Tereziu Shendet plus
18 Elvis Nabolli Rozafa
19 Enfrid Islami OSBE
20 Entela Barjamaj Scan Tv
21 Erjola Azizolli Ora News
22 Fatbardha Nergjoni Report Tv
23 Fejzi Braushi Gazeta Mapo
24 Gjergj Erebara BIRN
25 Inva Hasanaliaj Gazeta Mapo
26 Juljan Shota Report Tv
27 Keti Banushi Ora News
28 Klaudja Karabolli Report Tv
29 Klevis Paloka Gazetaria Investigative
30 Manjola Malo World Bank
31 Orjada Tare Leviz Albania
32 Rezar Balla Leviz Albania
33 Rukida Veizi HAP Project TDH
34 Saimir Lleshi Ora News
35 Violeta Shqalsi Scan Tv
36 Xhenisa Skenderaj MIAP
37 Xhevahir Zhabina Tv Klan
38 Xhuliana  Jakimi NewsBomb

 

Follow the Money / Ndiq Paratë – Një Cikël Workshop-esh

AIS një organizatë joqeveritare e njohur si promotore e Open Data për Shqipërinë po planifikon të realizojë një cikël Tryezash Workshop dhe Forum, me titull Follow the Money / Ndiq Paratë. Tryezat synojnë të prezantojnë instrumente dhe databaza që sigurojnë të dhëna dhe fakte mbi shpenzime publike , prokurime, kontrata , kontraktor dhe procese të tjera që lidhen me para dhe qeverisje. Synimi është të diskutohet mbi përdorimin e fakteve në investigime gazetareske apo advokime qytetare dhe të bëhet më cilësor dhe konkret procesi i gjetjes së të dhënave. Të pranishëm në këto tryeza janë të ftuar të bëhen pjesë gazetar dhe aktivist nga Tirana dhe Bashki të tjera të vendit. Tre tryezat e para do të zhvillohen në muajt Tetor 2016 – Janar 2017 dhe përkojnë me tre tema të ndryshme si dhe vijon:
1. Prokurime Publike, Tendera dhe Kontrata të Sektorit Shëndetësi, Data 26 Tetor, Donator Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë projekti Prokurime të Sektorit të Shëndetit Publik për 2016.
2. Auditimi i Partive Politike dhe Subjekteve Elektorale donator Ambasada Hollandeze në Tiranë  
3. Monitoro Klient të bashkive në Kontrata Publike. Mbështetur nga Lëviz Albania.
Për të qenë pjesë e tryezave ju duhet paraprakisht të regjistroheni dhe të merrni konfirmimin e përzgjedhjes për pjesëmarrje në këtë formë regjistrimi. AIS do të mbulojë shpenzimet që justifikojnë kosto të pjesëmarrjes. Eventet do të jenë një ditore. Dy tryezat e para do të realizohen në Tiranë.

Për t’u regjistruar ju lutem klikoni këtu
Për çdo pyetje apo informacion të mëtejshëm do duhet të shkruani në adresën e [email protected] .