KËRKESË PËR INFORMIM DOKUMENTA ZYRTARE – Lista Emërore me Përfitues nga Fonde Publike të Bashkisë Tiranë

Lista Emërore me Përfitues nga Fonde Publike të Bashkisë Tiranë nuk është e aksesueshme për publikun. Megjithëse është pjesë e Informacioni dhe aneks VKB të kërkuara duhet të jenë publike, sa kohë që ato informojnë mbi shpërndarje të parave publike, para të taksapaguesve tek individ përfitues. Po njësoj rëndësia e Dokumentit për Akses Publik është e shtuar sa kohë që këto janë vendime të mara në periudha dhe data të parashikuara si data zgjedhore për Procesin Zgjedhor 25 Prill 2025.

Për këtë arsye AIS ju drejtua me një kërkesë zyrtare me shkrim Këshillit Bashkiak dhe Bashkisë Tiranë.

Konkretisht Kërkohet:

  • Bashkë Lidhje Aneks shoqërues. Pjesë e VKB Nr. 66 Datë 19.04.2021 Për Miratimin e Listës së Përfituesve nga Programi i Grantit të Rindërtimit. Ky aneks ka përmbajtje Subjekte që përfitojnë vlerat e grantit të rindërtimit të parashikuara në vendimin Nr. 160, datë 7.12.2020, të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e vlerave për përfituesit e grantit të rikonstruksionit/rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar nga akt ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit me nivel dëmesh DS4 dhe DS5”, të ndryshuar.
  • Bashkë Lidhje Aneks Shoqëruese pjesë e VKB Nr. 65 Për miratimin e listës së përfituesve të nënprogramit të grantit të rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar nga akt ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit me nivel dëmi DS4. Ky aneks ka emra Subjektet përfitojnë vlerën e rikonstruksionit sipas parashikimeve të vendimit Nr. 160, datë 7.12.2020, të Këshillit Bashkiak “Për përcaktimin e vlerave për përfituesit e grantit të rikonstruksionit/rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar nga aktekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit me nivel dëmesh DS4 dhe DS5”, të ndryshuar.
  • Bashkëlidhje Dy Anekse Shoqëruese pjesë e VKB Nr. 64 datë 19.04. 2021. Për miratimin e Listës së Përfituesve nga Granti i Rikonstruksionit dhe për disa ndryshime në Vendimet e Listave të Përfituesve nga ky Nënprogram Këto anekse kanë Lista emërore të subjekteve përfituese nga granti i rikonstruksionit, sipas kategorive të dëmit DS1, DS2. dhe DS3. 
  • Bashkëlidhje Katër anekse shoqëruese të VKB Nr. 63 Datë 19.04.2021 Për miratimin e Listës së Përfituesve nga Programi i Zhvillimit të Objekteve të Reja në Njësinë Administrative nr. 6 Baldushk, Ndroq dhe Pezë. Këto anekse kanë të miratura lista emërore me subjekte përfituese nga programi i zhvillimit të objekteve të reja në njësinë Administrative Nr. 6. Baldushk, Ndroq dhe Pezë.
  • Lista emërore me Korrigjime për VKB Nr. 61 Datë 6.04. 2021 Për disa Korrigjime gabimi material në vendimet e listave të përfituesve nga granti i rikonstruksionit dhe programi i Rindërtimit. Korrigjim Listash të miratuara më Parë.
  • Bashkëlidhje Aneksin shoqërues të VKB Nr. 16 Datë 01.03.2021 Për miratimin e Listës së Përfituesve nga Granti i Rikonstruksionit. Lista e Miratuar sipas kategorive të dëmit DS1, DS2 dhe DS3 listën emërore të subjekteve përfituese nga granti i rikonstruksionit sipas aneksit 1 bashkëlidhur dhe me pjesë përbërëse të Vendimit.
  • Bashkëlidhje Aneks shoqërues i VKB Nr. 17  datë 01.03. 2021 Për miratimin e Listës së Përfituesve nga Programi i Zhvillimit të Objekteve të reja në Njësinë administrative nr 6. Miratuar Lista e përfituesve nga programi i zhvillimit të objekteve të reja në njësinë administrative nr. 6.
  • Bashkëlidhje Aneks shoqërues i VKB Nr. 7 datë 13.02. 2021 Për Miratimin e listës së Përfituesve të nënprogramit të Grantit të Rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar nga aktekspertizat e thelluara nga Instituti i ndërtimit me nivel dëmi DS4. Aneksi ka të miratuar listë e përfituesve të nënprogramit të grantit të rikonstruksionit banesat e të cilëve janë klasifikuar nga aktekspertizt e thelluara nga Instituti i Ndërtimit me nivel dëmi DS4.
  • Bashkëlidhje Dy lista Anekse të lidhura ne VKB Nr. 8 datë 13. 02. 2021 Për miratimin e Listës së Përfituesve nga Programet e Procesit të Rindërtimit. Këto dy anekse kanë përmbajtje emra të subjekteve përfituese të përcaktuara në Aneks Nr 1 të pikës 2 që përfitojnë vlerat e grantit të rindërtimit të parashikuara në Vendimin Nr. 160 datë 7.12. 2020 të Këshillit Bashkiak Për përcaktimin e Vlerave për Përfituesit e grantit të rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar nga akt ekspertiza e thelluara të Institutit të Ndërtimit me nivel dëmesh DS4dhe DS5 të ndryshuar.
  • Bashkëlidhje Aneks që shoqëron VKB Nr. 6 datë 13. 02. 3031 Për Miratimin e Listës së Përfituesve nga granti i Rikonstruksionit. Me këtë aneks është miratuar Lista Emërore e Subjekteve përfituese nga granti i rikonstruksionit sipas kategorive të Dëmit DS1, DS2 dhe DS3.

 

Shkresën e plotë zyrtare e gjen KËTU

Vaksinim Covid19, Përgatitet Pagesa e Parë për vaksinën Kineze vlera 10 milion USD

  • 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim ne Republikën Popullore të Kinës.
  • Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.
  • Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.
  • 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.
  • Open Procurement Albania publikon të gjitha aktet që bëjnë të njohur Kontraktimin, Efektet Financiare dhe Ecurinë.
  • Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull  Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms

Në datë 22.03.2021, Këshilli i Ministraveka nxjerr Akt Normativ me nr 9, Për Miratim të tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Pala Shteti Shqiptar: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, me Distributorin Autorizuar shoqërinë turke  Keymen Ilaç Sanayi Ve Ticaret A.Ş.

Objekt i Marrëveshjes: Furnizimin e Republikës së Shqipërisë me Vaksinën e Inaktivizuar Kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të Krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të Prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Neni 3 i Aktit Normativ detyron Institucionet dhe Palët që mos bëjnë publike tekstin e marrëveshjes dhe efektet financiare. Marrëveshje Sekrete kofidenciale. Sipas relacionit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë  bashkangjitur Aktit Normativ, Komiteti i Eksperteve për Imunizimin (organ këshillimor i ministrit të Shëndetësisë) mori në shqyrtim vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19, Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science, Pekin, Kinë.

Ky Komitet u shpreh Pro. Po në relacion citohet se: Rezultatet e fazës së pare dhe të dytë të kësaj vaksine në Kinë janë publikuar në revistën Lancet në 17 nëntor 2020. Kjo vaksinë ka filluar provat e fazës se trete që në korrik 2020 në Kinë dhe më pas në Brazil, Turqi, Indonezi dhe Kili.  Provat e fazës së tretë të kryera në Brazil dhe Turqi vlerësuan efikasitetin e vaksinës të punonjësit shëndetësore që ofronin trajtim për pacientet me COVID-19. Aktualisht CoronaVac është aprovuar për përdorim emergjent në Kinë nga Autoriteti Rregullator (Administrimi i produkteve mjekësore kombëtare), si dhe është aprovuar për përdorim në Azerbajxhan, Bolivi, Brazil, Republikën Dominikane, Ekuador, Hong Kong, Indonezi, Laos, Meksikë, Paraguai, Filipine, Tailande, Tunisi, Turqi, Ukrainë dhe Uruguai etj. Kjo vaksinë është përdorur edhe në vendet e BE-së si Hungaria.
Pas Nënshkrimit Këshilli i Ministrave Miratoi me Aktin Normativ Nr.10 datë 24.03.2021 Marrëveshjen e Palëve.

Efektet financiare

Ky akt normativ ka efekte financiare të cilat do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ligji për buxhetin e shtetit që nga miratimi i tij deri në prill 2021, ka ndryshuar 3 herë. Akt Normativ Nr. 8, datë 22.3.2021 – Fondi Rezervë parashikohet të jetë në masën prej 5 miliardë lekë (Me Ligj për Buxhetin 2021 ishte 4 miliard, është shtuar me 1 miliard).
Qëllimi i hartimit të këtij akti normativ është sigurimi i fondit të nevojshëm nëpërmjet një ndryshimi në shpenzimet buxhetore, konkretisht nëpërmjet rialokimit midis dy elementeve të fondit rezerve, për përballimin e shpenzimeve për blerjen e vaksinës nga kompania turke “Keymen Ila9 Sanayi ve Ticaret”, A.S. të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës. Shuma totale është 10 000 000 ( dhjete milionë) USD, e konvertuar në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës, rreth 1.1 miliardë lekë.

Instituti i Shëndetit Publik është institucioni që do të kryeje pagesën e dozave të vaksinave.

Akti normativ përcakton vetëm një ndryshim në shpenzimet buxhetore, një rialokim midis dy elementeve të fondit rezerve dhe, përkatësisht:

  • 10 milion USD, Qeveria Shqiptare Miraton Pagesën e Parë për Distributorin Turk të Sinovax prodhim në Republikën Popullore të Kinës.

Me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 174/2021 u vendos që Instituti i Shëndetit Publik të bëjë pagesën prej 10 milion USD (dhjetë milion dollarë amerikan) në favor të shoqërisë distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.S., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co, Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës (pika 1 e vendimit). Ne piken 2 të vendimit përcaktohet që Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, për Institutin e Shëndetit Publik, në llogarinë ekonomike 6050000 (Produkti 91305AH) të programit të shëndetit publik (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë (sipas kursit zyrtar të këmbimit në datën e pagesës) i shumës 10 000 000 (dhjetë milionë) USD. Fondi, sipas pikës 2 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

Në seancën e Parë Kuvendore pas Pezullimit të Punës për shkak të Fushatës Zgjedhore, data 4 Maj, Kuvendi kishte në rendin  e ditës Pëlqimin e dy Akteve Normativa të cilat lidhen me Blerje të tjera Vaksina anti Covid dhe Efekte Financiare që bëjnë të mundur.

  • Distributori Turk njofton pamundësi për furnizim me Vaksinë Prodhim dhe Paketim Kinez.

Përmes Akt Normativ Nr. 14, datë 7.4.2021 – Për disa ndryshime dhe shtesa në Aktin Normativ nr. 9, datë 22.03.2021, është bërë ndryshim i Titullit dhe Objektit të Marrëveshjes Mes Palëve.

Relacioni shoqërues, qartëson se Kompania distributore ka bërë të ditur se është ndërprerë nga Kinezja Sonovac Life Sciences furnizimi me produktin  CoronaVac Covid 19 – Vero Cell  si një produkt i Përfunduar. Pas kësaj turkja (distributor) ka marrë furnizim me produktin Coronavac 600SU/IM- Suspension për injeksion të paketuar në flakon 0,5 ml, e cila përmban substancën aktive antigjenin viral ‘Sars-CoV-2’ të inaktivizuar, të zhvilluar nga SinoVac Life Science Co., Ltd., prodhuar në Republikën Popullore të Kinës Paketuar në Republikën e Turqisë nga shoqëria Keymen. Për këtë Arsye Palës Shqiptare i propozohet që furnizimi të vazhdojë me produktin Paketim Turk.

  • Ndryshon Marrëveshja e Blerjes, Shteti Shqiptar Pranon Vaksinën Kineze Paketim në Turqi Coronavac 600SU/IM- Suspension.

Pala Shqiptare duke u konsultuar edhe me Komitetin Teknik të Imunizimit (mbledhje data 6 Prill 2021), vendosi të konsiderojë efekte të njëjta dhe të pranojë propozimin e Palës Kontraktore.

  • 14 Prill 2021, Qeveria shton 2 miliard lek në Buxhetin e Shtetit për Fond Rezervë Vaksina dhe situata Covid 19.

Në lidhje me efekte Financiare, Po në datën e Parë të Punës së Kuvendit pas Zgjedhjeve, kërkohet Pëlqimi për Aktin Normativ Akt Normativ Nr. 18, datë 14.4.2021. Përmes këtij Akti  Fondi Rezerve në Buxhetin e Shtetit rritet nga 5 miliardë në 7 miliardë leke, shtesa plus 2 miliard lekë, me qellim përballimin e shpenzimeve të blerjes se vaksinave gjate vitit 2021, si pasoje edhe e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverise që lidhen me pandeminë COVID-19. Pala Shqiptare ka marrë informacion zyrtar që kjo Vaksinë po përdoret në Republikën e Turqisë, informacion i marrë nëpërmjet letërkëmbimit me ministrinë e Shëndetësisë Turke.

Të dhëna për Kontraktime Situata Covid 19 publikohen në kuadër të Projektit të AIS me titull  Contracting in a State of Natyral Disaster Covid19 – Strengthening Independent Monitoring Mechanisms.Të gjitha kontraktimet e Shtetit Shqiptar për Furnizime për shkak të situatës Covid 19 janë në databazën Open Procurement Albania. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.

AZLajme publikon: Kush është Anton Gjini që njihet si “El Chapo” Shqiptar, pastroi paratë në Shqipëri nën hundën e SPAK

 

AZLajme është portali i ri mediatik në datën 14 prill ku portal publikoi artikullin me titull: Kush është Anton Gjini që Njihet si ELChapo Shqiptar dhe pastron Paratë në Shqipëri nën Hundën e SPAK. Artikulli ka cituar dhe dhënë me imazhe të të plotë informacionin e Pasaportës së kompanisë Alesio 14 me pronar Anton Gjinaj dhe me tendera të fituar me disa nga bashkitë kryesore në vend.

Transparenca për Kontraktor të Bashkive dhe Kontraktimeve me Impakt për Qeveritë Lokale bëhet përmes aktiviteteve të Projektit“Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Origjinal Artikulli https://azlajme.com/aktualitet/foto-kush-eshte-anton-gjini-qe-njihet-si-el-chapo-shqiptar-pastroi-parate-ne-shqiperi-nen-hunden-e-spak/

 

Shqiptarja.com publikon: I dënuari për trafikim heroine në Spanjë. Kush është biznesmeni Anton Gjinaj që u prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri

Në datën 14 Prill 2021, Gazeta e Përditshme Shqiptarja.Com ne versionin e saj print dhe online ka publikuar artikullin me titull “I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri”. Artikulli identifikon personin e arrestuar për trafik ndërkombëtar, i cili në Shqipëri është zotërues i një shoqërie ndërtimi me kontrata publike të lidhura me bashkinë më të madhe në vend. Në artikull përdoret informacioni i mirëstrukturuar në Pasaportën e shoqërisë që zotërohet nga ky individ dhe jepet me imazh lista e tenderave të shoqërisë së Biznesit Alesio 2014.

Në shkrim Identifikohet lista e tenderëve të kësaj shoqërie me Bashkinë Tiranë, Durrës, Krujë. Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive, janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transparencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Link Artikulli Origjinal: https://shqiptarja.com/lajm/i-denuar-per-trafikim-heroine-ne-spanje-kush-eshte-biznesmeni-anton-gjinaj-qe-u-prangos-ne-malin-e-zi-vazhdon-te-fitoj-tendera-te-kundraligjshem-ne-shqiperi

Bold News publikon: U arrestua për drogë, Anton Gjinaj i “ Alesio 2014” ka marrë 1 mld lekë tendera publikë

Portali për gazetari Investigative Bold News ka shkruar në datën 14 prill 2021 artikullin me titull u arrestua për drogë Anton Gjinaj i Alesio 2014 ka marrë 1 miliard lekë Tendera Publik. Duke e konsideruar një lajm të rëndësishëm sa i takon integritetit të kontraktorit publik në kontrata me palë shtetin (bashkitë), redaksia e Bold News ka realizuar edhe një video mbi informacionin në fjalë. Bold News përdor  informacion të mirë-strukturuar  të listës së pagesave në Thesar, listë që agregohet në pasaportën e kësaj shoqërie kontraktor në tendera me Bashki në databazën Open Corporates Albania.

http://www.opencorporates.al/sq/nipt/l41713003m
http://www.opencorporates.al/sq/nipt/l41713003m

Link Origjinal Portali https://boldnews.al/2021/04/14/u-arrestua-per-droge-anton-gjinaj-i-alesio-2014-ka-marre-1-mld-leke-tendera-publike/

Link Video Lajm https://www.youtube.com/watch?v=YAquJAKCZwA

Pasaportat e Shoqërive kontraktore të bashkive dhe Lista e Tenderave sipas bashkive janë të dhëna të mirë-strukturuara që aksesohen lehtësisht përmes Data Bazës Open Corporates Albania , databazë e krijuar si aktivitet i Projekti “Monitorimi Qytetar dhe Transaprencë mbi Kontraktor Privat të Bashkive për Shërbime dhe Investime Publike„ mbështetur Financiarisht nga Leviz Albania, një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Tendera për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19, Një databazë e AIS si mekanizëm i pavarur monitorimi

Gjurmo tender për Fatkeqësinë Natyrore Covid -19

AIS ka gjurmuar tender të institucioneve shëndetësore në vend, dhe ka krijuar një databazë me informacion për procedurat, blerjet, performancën dhe ecurinë e tenderimeve. http://openprocurement.al/sq/htender/covid

 

Databaza bën të mundur transparencë dhe gjurmimin e kontraktimeve për

Medikamente http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/BARNA%20COV-2?

Aparatura http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/APARATURA%20COV-2?

Mjete mbrojtëse http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/MJETE-MBROJTESE%20COV-2?

Oksigjen Spitalor http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/OKSIGJEN%20COV-2?

Vaksina http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KONTRAKTIME%20VAKSINIM%20COV-2?

Teste Tampon http://openprocurement.al/sq/htender/covid/title/KITE%20COV-2?

 

Të dhënat listohen edhe sipas procedurës apo sipas Institucionit.

Gjurmimi, transparenca dhe llogaridhënia marrin rëndësi  më të madhe në momente të krizave dhe fatkeqësive humanitare. Databaza është pjesë e projektit “Kontrata publike në një gjendje të katastrofës natyrore Covid19- Forcimi i Mekanizmave të Pavarur të Monitorimit”  mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it/ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të Departamentit të Shtetit.

Kërkohet Programues me njohuri të mira në PHP

AIS po kekron staf në Pozicionin Programues me njohuri të mira në PHP

Datë 26.03.2021

Përshkrimi i Punës:

–          Mirëmbajë web faqe të programuara në Laravel; WordPres etj.

–          Të optimizojë databazat

–          Të zhvillojë website të reja

Kriteret për Angazhim:

  • Diplomuar në Informatikë dhe degë të ngjashme.
  • Të ketë njohuri mbi databazat
  • Eksperiencë pune mbi 2 vjet
  • Aftësi për të mësuar shpejt
  • Të jetë kreativ
  • Preferohet kandidat me aftësi të mira analitike dhe njohuri për programe multimedial apo vizualizim

Paga neto 75 000 lek. Plus të paguara të gjitha kontributet e detyrueshme.

Kandidati në vartësi të kritereve dhe performancës mund të kontraktohet me një pagë edhe më të lartë.

Java e punës është 40 orë pune e ndarë në 5 ditë në jave. Pushime të paguara sipas Kodit të Punës.

Kontrata e është për 3 vite, me kohë të plotë.

Indeksim Vjetor Page

Kandidatët e interesuar mund të sjellin një CV në [email protected] titull Aplikoj Kërkohet Programues me njohuri të mira në PHP

Harta e Parregullsive Zgjedhore dhe Blerjes së Votës,

Shkodra, Dibra, Durrësi, Elbasani janë nga zonat me më shumë raste të raportimeve qytetare për blerje vote në 2015 dhe 2017. Projekti Za’Lart ka një arkivë të krijuar në fushatat zgjedhore 2015 dhe 2017. Në këto fushata janë ftuar qytetarët të raportojnë përmes një aplikacioni me të njëjtin emër Za’Lar Raised Voise-ICT for fair Elections. Qindra raportime qytetare, kryesisht anonime kanë bërë të mundur evidentimin e shkeljeve zgjedhore dhe identifikimin e hartës së parregullsive. Arkiva, Në 2017 projekti Za’Lart  ka krijuar Hartën e Shkeljeve Zgjedhore

Shkodra dhe Dibra rezultojnë nga qarqet me më shumë indice për parregullsi, blerje vote, presione dhe korrupsion zgjedhor. Përmbajtja e parregullsive u krijua në bazë të denoncimeve qytetare kryesisht me video dhe audio. Disa nga faktet janë të njohura publikisht por jashtë vëmendjes së Institucioneve të Hetimit. Më poshtë po listohen disa raportime në Za’Lart Zgjedhje 2017 për Qarkun Shkodër.

Shkodër Shpërndahen ndihma në Selinë e PSD një ditë para datës së votimit 2017 https://www.youtube.com/watch?v=Ujz0zons_mc

Tom Doshi premton pako ndihme për 400 familje pakica egjyptiane në Shkodër, 2017 https://www.youtube.com/watch?v=_cs_PiWqoak

Qytetarët ofrojnë të shesin Votën, e kemi bërë çdo herë kemi të paktën të sigurojmë një muaj jetesë https://www.youtube.com/watch?v=wxOdSHY63tc

Banorë të Malësisë së Madhe: Na kërcënojnë për votën https://www.youtube.com/watch?v=_0fh8yi6pSs

Përfundojnë në Spital Kryetarja e LSI Puke Znj.Saimira Laçi dhe kryetarja e LRI Znj.Romina Kuçi janë kërcënuar dhe lënduar nga drejtues dhe përfaqësues te PS ne Puke https://www.youtube.com/watch?v=511ANC5Fyes

Të burgosur nga Dukagjini fushatë me Video nga Burgu https://www.youtube.com/watch?v=F8xKGHcrmr0

Të tjera postime janë në platformën Za’Lart https://zalart.ushahidi.io/collections/5/map dhe në YouTube https://www.youtube.com/channel/UC_Ij8riu43EcygQiCJkLY3w/videos

Za’Lart është një projekt i organizatës AIS , ICT for Fair Election. Përmes një platformë me të njëjtën emër projekti u jep mundësi qytetarëve të raportojnë shkelje, parregullsi, incidente dhe problematika zgjedhore në kohë reale. Kjo bën të mundur listimin e parregullsive dhe evidentimin e fakteve për blerje vote dhe korrupsion zgjedhor. Projekti është zhvilluar në zgjedhje 2015 dhe 2017.  Disa nga raportimet janë verifikuar nga një ekip gazetarësh i atashuar pranë Projektit për fushatat zgjedhore. Organizata nuk është në proces monitorimi për Fushatën Zgjedhore 2021, por mbështet çdo iniciativë për monitorim dhe zgjedhje të rregullta.

Kërkohet një Ekspert Lokal Përmirësim i Kapaciteteve Organizative dhe Institucionale

Datë 05/03/2021

AIS, një organizatë jofitimprurëse e angazhuar në Transparencë, Llogaridhënie dhe Mirëqeverisje është duke kërkuar një ekspert lokal për angazhim me kohë të pjesshme ditë pune. Eksperti duhet të asistojë organizatën në hartimin e disa dokumenteve si rregullore dhe manual të praktikave të mira menaxheriale dhe financiare. Eksperti duhet të vlerësojë edhe nevojat për ndërhyrje në statut dhe të bashkëpunojë në hartimin e strategjisë së punës së Organizatës. Angazhimi është me kohë të pjesshme 20 ditë pune në vit, në dy vite me pagesë bruto për 20 ditët e punës në vlerën 3000Euro (viti i parë).

Eksperti duhet të jetë prezent në zyrat e AIS gjatë zbatimit të angazhimit dhe në bashkëpunim me Drejtorin dhe Sekretarin e Organizatës.

Kriteret. Personi duhet të ketë eksperienca në rritje të kapaciteteve institucionale apo auditim institucional në sektorin jofitimprurës. Kjo eksperiencë duhet vendosur në CV-në që do të përcillet për përzgjedhje. Eksperti Lokal duhet të njohë dhe zotërojë parime të rregullimit ligjor, institucional, financiar dhe të burimeve njerëzore në një subjektit ekonomik. Ai/Ajo duhet të zotërojë shumë mirë gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Kandidati duhet të ketë eksperienca të mëparshme në hartimin e dokumenteve të sipër kërkuara dhe duhet ti artikulojë qartë këto eksperienca.

Përveç Ekspert në këtë thirrje mund të aplikojë edhe një subjekt që ka punë të ngjashme të mëparshme, dhe është i gatshëm të bashkëpunojnë me tarifën e mësipërme.

Në adresën [email protected] duhet të dërgohet një BIO e shkurtër me të dhëna për kriteret dhe angazhimet e mëparshme.

Regjistri i Magjistratëve, Shtohen Profile të reja Prokuror dhe Gjyqtaar AksesInfoDrejtësi.

Në periudhën Dhjetor – Janar 2021 janë shtuar në Regjistrin e Magjistratëve , databazë publike krijuar nga AIS pasaporta profil për 17 Gjyqtar dhe Prokurorë (Magjistratë) që kanë kaluar Vettingun në muajt apo javët e fundit.  Në çdo Profil Pasaportë të krijuar ka informacion CV, vetë deklarimet publike, kualifikimet, kërkimet shkencore, promovimet në detyrë, masat disiplinore, deklarim të aseteve pasurore për secilin individ Gjyqtar dhe Prokuror.

  1. Albert Demirneli  Prokuror http://aksesdrejtesi.al/profil/215
  2. Afërdita Ndoi  Prokuror Apeli Durrës http://aksesdrejtesi.al/profil/150
  3. Dorina Bejko Prokurore  Rethi Pogradec http://aksesdrejtesi.al/profil/214
  4. Arben Qosja Prokuror Apeli Tiranë http://aksesdrejtesi.al/profil/180
  5. Pranvera Pustina Prokurore Prokuroria e Përgjithshme konfirmuar në detyrë me vendim KPK Nr. 308 datë 14. 10.2020
  6. Moisi Duda Prokuror Apeli Durrës http://aksesdrejtesi.al/profil/144
  7. Enkelejda Osmani Xhengo Prokurore Rrethi Durrës http://aksesdrejtesi.al/profil/126
  8. Sokol Ngresi Gjyqtar Apeli http://aksesdrejtesi.al/profil/225
  9. Valbona Vata Gjyqtar Apeli http://aksesdrejtesi.al/profil/213
  10. Erjon Cela Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/149
  11. Anita Mici Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/133
  12. Vojsava Osmanaj Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/139
  13. Altina Nasufi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/134
  14. Genti Shala Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/profil/137
  15. Irena Brahimi Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/138
  16. Blerona Hasa Gjyqtare http://aksesdrejtesi.al/profil/136
  17. Elona Toro Stavri http://aksesdrejtesi.al/profil/143

Më herët në Databazë janë vendosur profil pasaporta për dhjetëra gjyqtar të tjerë të cilët i janë nënshkruar me sukses Vettingut. http://ais.al/new/akses-info-drejtesi-nje-regjister-publik-per-magjistratet-krijuar-nga-nje-organizate-jo-qeveritare/

Gjithashtu Akses Drejtësi bën të mundur akses sipas filtrave të kërkimit http://aksesdrejtesi.al/searchform për çdo dokument të institucioneve të reja të drejtësisë si akte, vendime, procesverbale, raporte etj.

AIS organizata promotore e Open Data për Shqipërinë ka krijuar dhe mirëmban këtë minierë të dhënave.