Publiku kontrollon Integritetin e Sistemit të Drejtësisë, Individët më të Klikuar në Regjistrin e Magjistratëve, Dhjetor 2020

Web-Databaza Akses Drejtësi është krijuar nga organizata AIS, si një minierë të dhënash dhe dokumentesh mbi Institucionet e reja të Drejtësisë dhe Individëve pjesë e Sistemit. Në këtë Web-Databazë është krijuar Regjistri i Magjistratëve, një regjistër me informacion dhe pasaportë për secilin Gjyqtar http://aksesdrejtesi.al/persons/1 , Prokuror http://aksesdrejtesi.al/persons/2 , Anëtar në Institucione të Drejtësisë http://aksesdrejtesi.al/persons/3 dhe Gjyqtar e Prokuror të Pezulluar http://aksesdrejtesi.al/persons/4 .

Tre profilet më të klikua-ra në muajin Dhjetor sipas google analytics, për këtë databazë janë:

  • Profili i zotit Altin Binaj i zgjedhur Gjyqtar Kushtetues http://aksesdrejtesi.al/profil/25 . Për Binajn në databazën Akses Drejtësi, Regjistri i Magjistratëve ishte krijuar më herët një profil si Prokuror. Ky profil u Përditësua në muajin dhjetor me të dhëna dhe dokumente për Procesin e Promovimit të tij si Gjyqtar Kushtetues.

Pasaporta Profil për zotin Binaj ka Informacion dhe Dokumente të kategorizuara: Gjeneralitete; Eksperiencë profesionale‘ Kualifikime dhe Promovime; Dokumente dhe Deklarim Pasuror.

  • Tema e Doktoraturës Dr. Erjon Muharremaj anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor KLGJ http://aksesdrejtesi.al/profil/12 , është dokumenti më i klikuar për muajin Dhjetor në faqen Akses Drejtësi, Regjistri i Magjistratëve. Doktoratura ka titullin “Ndikimi i të Drejtës Ndërkombëtare të Mjedisit në Legjislacionin Shqiptar“. Disertacioni për mbrojtjen e Gradës Doktor është paraqitur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Publike http://aksesdrejtesi.al/dokumenta/1592233239Disertacion.pdf .
  • Në vend të tretë për nivel Klikimesh është profili i Gjyqtarit Alaudin Malaj për të cilin procesi i Rivlerësimit është ndërprerë pas kërkesës së tij për Dorëheqje http://aksesdrejtesi.al/profil/153 .

Klikimet për 12 muajt e vitit 2020, listojnë të parin profilin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, zotit Sotir Kllapi http://aksesdrejtesi.al/profil/106 , pasuar nga profili zoti  Altin Binaj Gjyqtar Kushtetues dhe Luan Daci anëtar i pezulluar i KPA dhe nën ndjekje Penale http://aksesdrejtesi.al/profil/90 .

Deri tani në Regjistrin e Magjistratëve janë krijuar pasaporta me informacion për individ që kanë kaluar vettingun, janë dorëhequr apo janë promovuar në krye të institucioneve të drejtësisë.

Të dhënat dhe dokumentet janë aksesuar përmes burimeve zyrtare dhe kërkesave për informacion pranë Institucioneve. Profili i një Magjistrati synon të forcojë Kontrollin Publik dhe të rrisë besimin e publikut tek Sistemi. Secili profil përmban të dhëna dhe dokumente mbi gjeneralitete; data e emërimit fillestar; pozicioni aktual data e marrjes së detyrës aktuale; përvoja profesionale pozicione të mëparshme arsimi dhe kërkimi shkencor; kualifikime  te veçanta; vendime të institucioneve të kualifikimit; vlerësime të etikës dhe veprimtarisë profesionale; masa disiplinore në fuqi vërejte; deklarimi pasuror.

Web-Databaza jonë për regjistrin e Magjistratëve është një model pilot i propozuar nga Organizata AIS si model për institucionet shtetërore që kanë detyrim ligjor të krijojnë Regjistrin e Magjistratëve. Reforma në Drejtësi lidhet fort me nevojën për Kontroll dhe Besim nga Publiku tek Integritetin e Individëve Pjesë e Sistemit.

Web-Databaza jonë për Regjistrin e Magjistratëve është pjesë e një projekti në kërkim fondesh për vitin 2021. Web-Faqja dhe zgjidhja software është krijur nga ekipi AIS me financim nga OSFA përmes një projekti disamujor në vitin 2019. Gjatë vitit 2020 mirëmbajtja e web faqes dhe përditësimi i Profileve Magjistratë janë bërë vullnetarisht nga organizata AIS.

Për të aksesuar lehtësisht informacionin në databazë ju propozojmë Makinën e Kërkimit sipas kategorizimeve >http://aksesdrejtesi.al/searchform .

 

Altin Binaj Kushtetuese, Erjon Muharremaj KLGj dhe Alaudin Malaj gjyqtar i pezulluar janë tre me te kilikuarit e google ne dhjetor 2020. Publiku ka interes për emra qe promovohen ne sistemin e drejtësisë.

#aksesdrejtesi #reformedrejtesi #vetting