Dixhitalizimi i Trashëgimisë Etnografike – Fototeka “SOTIR”

Projekti “Inventarizimi i Fototekës Private Sotir Korçë” u ideua dhe po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, Fototeka “Sotir” dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Qëllimi i këtij projekti është ruajtja, evidentimi, regjistrimi dhe promovimi i një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Realizimi i projektit sjell kontribut për fondin e fotografisë tonë artistike. Inventarizimi dixhital ndihmon për vlerësimin e traditës kulturore dhe trashëgimisë kombëtare në tërësi. Përmbajtja e imazheve është dëshmi e qytetarisë, traditës, nacionalizmit dhe modelit të familjes dhe shoqësirë së trevës së Korçës në fillim shekullin XX. Ky arkiv i çmuar u la në harresë në kohën e monizmit. Po njësoj ka munguar vëmendja nga institucione shtetërore lokale apo qendrore. Vlerat e kësaj Fototeke janë të ngjashme edhe me Fototekën “Marub”, por vëmendja për ta konservuar këtë trashëgimi ka qenë plotësisht e munguar. Projekti inicioi një vit më parë me përpjekje konkrete për sigurimin e një fondi modest për të mbuluar shpenzimet për procesin e skanimit dhe inventarizimit. Instituti Shqiptar i Shkencave bëri përpjekjet për ngritje fondi dhe thirrjes ju përgjigj një grup pasardhësish të familjeve të nderuara shqiptare në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderime të veçanta janë për zonjat dhe zotërinjtë e nderuar Louis dhe Linda Fundo; Albert Fundo; Diane dhe Perry Pero; Richard dhe Viosa Lukaj; Philip dhe Sally Giantris; Nicholas dhe Dorothy Vangel; Jason George; Mark Fundo; Steven Fundo; Lauren Fundo. Mbështetja financiare për këtë projekt është e çmuar dhe simbolizon dëshirën dhe bujarinë e shqiptarëve në emigracion për t´ju gjendur vendit të origjinës. Projekti ka iniciuar në Korrik 2013 dhe përfundon brenda Shtator 2013.Sotiri Foto sotiri 4

Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik në Zonën para-Alpe

Instituti Shqiptar i Shkencave ka filluar punën për zbatim të Projektit “Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik të Zonës para-Alpe”. Janë fshatrat Iballë, Mërtur Guri dhe Arsmiliska në rrethin e Pukës, qarku Shkodër objekt i këtij projekti.

Zona është tepër interesante për shkak të një mbi-shtresëzimi etno-kulturash tërësisht autoktone. Ajo ka shtrirje si territor qytetin e Mesjetës së Hershme Koman (shek VIII – XI). Kundrejt vlerave që zona mbart, fenomeni i braktisjes dhe mos vlerësimi i objekteve të vjetra e ka bërë tepër të rrezikuar këtë lloj pasurie. Në këto tre fshatra ende gjenden banesa të veçanta dhe objekte etnografike që dëshmojnë kulturë dhe traditë e që kanë potencial të mirë për të mbrojtur tezën e një populli të hershëm europian, sikurse për të nxitur atraksion të turizmit kulturor në zonë.

Projekti synon të evidentojë objekte arkitekturore shtëpi, kulla apo punishte të fortifikuara e pa status monumenti, të paregjistruara pranë fondit të Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore Kombëtare. Gjithashtu objekte të spikatura etnografike të kësaj zone si kostume popullore, set mjetesh artizanati për prodhime veglash muzikore apo veshjesh; instrument muzikor mbi 70 vjeçar si lahuta apo fyej. Për secilin objekt parashikohet kartelizim dhe inventarizim dixhital. Objektivat e projektit drejtpërdrejt synojnë të evidentojnë vlera të karakterit etnografik dhe kulturorë, por njëkohësisht aktivitetet i japin vlerë edhe turizmit të integruar me atraksionin për zona të veçanta për natyrën e njëkohësisht për elemente antropologjik që mbartin.

Ky program realizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës në Kuadër në kuadër të mbështetjes për iniciativa në fushën e Trashëgimisë Kulturore.  Instituti Shqiptar i Shkencave ka realizuar disa projekte të ngjashme si “Inventarizimi Dixhial i Fototekës “Sotir” apo Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”.

Koordinator Programi Znj. Besjana Hysa [email protected]