Draft Ligji për PPP Koncesione, AIS (NGO) shpreh shqetësime mbi standardin pёr përafrim me Direktivën EU. Kërkohet rishikim i thelluar.

Organizata AIS promotore e Open Data Albania u bë pjesë e konsultimit publik me Qeverinë Shqiptare pas përgatitjes së Draft Ligjit Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik – Privat.

Ky draft ligj është një angazhim dhe obligim i Shtetit Shqiptar në respekt të Direktivave të BE Direktiva 2014/23/BE, 2014/24/BE &2014/25/BE.

Ne prill 2024 Qeveria Shqiptare ngriti një Grup Pune për hartim të Draft Ligjit, drejtuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Më 6 Maj 2025, Grupi i Punës ka prezantuar në Platformën e Konsultimit Publik të Qeverisë Draft Ligjin dhe një Relacion Shoqërues. PROJEKTLIGJI PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT

This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot-2025-06-13-143412.png

Organziata AIS është angazhuar më herët në çështje të Prokurimit dhe Kontraktimit Publik. AIS ka eksperiencë në promovimin dhe konsolidimin e modeleve OpenContracting dhe analizën e standardeve publike për Prokurimet Transparente, Eficente dhe me Konkurueshmëri. Kjo NGO ka marrë pjesë në Konsultimin Publik për Ligjin për Prokurimet Publike (2020) dhe Amendimet e tij (2024).

AIS përgatiti pyetje, komente, kërkesa dhe sugjerime për Grupin Qeveritar te Punës të cilat i dërgoi përmes web Konsultimit dhe me Email.

AIS gjykon se ky Draft Ligj nuk është në standardet e duhura përafrimi me Direktivën EU, Ka mjaft paqartësi, nuk garanton integritet dhe procedura konkurruese për sektorin PPP Koncesione, mungon konsultimi dhe bashkëpunimi me institucione publike që preken nga Fusha e Zbatimit të ligjit. Po njësoj AIS vlerëson se Draft Ligji nuk i përgjigjet nevojës për rregullim më të mirë ligjore dhe parashikime ligjore pa mungesë, nevoja këto të referuara në eksperiencat me risk që Shqipëria ka shënuar në dekadën e fundit gjatë aplikimit të PPP dhe Koncesione. Aktualisht 7 nga 15 kontrata koncesion PPP me mbështetje nga Buxheti i Shtetit janë nën hetim nga Prokuroria Speciale Antikorruspion.

Në finale AIS sugjeron, rikthim të draftit në Grup Pune, Zgjerim i Grupit të Punës me Institucione që janë pjesë e Fushës së Zbatimit, Organizim të tryezave apo platformave me Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Përfaqësues të Qeverisjes Lokale. Hartim i një Relacioni mbi Përputhshmërinë e Draft Ligjit me Direktivat që në fazën e Hartimit nga Grupi i Punës.

Disa nga paqartësitë apo parregullsitë e ligjit të referuara nga organziata AIS promotore e Open Data Albania janë si vijon:

  • Fusha e Zbatimit të Ligjit (neni 4), parashikon një zgjerim të sektorëve dhe institucioneve që mund të angazhohen ne PPP apo Koncesione. Ky nen parashikon PPP/Koncesion edhe në Shkencë dhe Arsim; Teknologji Informacioni dhe Infrastrukturë e bazës së të dhënave; Burgje dhe Infrastrukturë Gjyqësorë. Nuk është i qartë modeli i marë për tu aplikuar. Po njësoj nuk janë konsultuar Institucione të Shkencës; Sigurisë; Drejtësisë. Rekomandohet rishikim dhe konsultim me institucione që preken.
  • PPP dhe Koncesione sipas modelit Shqipëria 1 Euro. Neni 4 pika 3 ka përmbajtje të ekzagjeruar. Koncepti Koncesion me çmim 1 euro nuk duhet në Legjislacionin PPP e Koncesione. Zgjidhjet Shqipëria 1 Euro janë aplikuar për të tërhequr investitor por kjo nuk duhet të përfshihet në kontrata afatgjata. Mungon një model i tille ne legjislacion vende EU.
  • Neni 4, Fusha e Zbatimit i jep Këshillit të Ministrave Kompetenca të tepruara. Në nenin 4 pika 2, i është lënë Këshillit të Ministrave kompetencë e lirë të tejkalojë rregullimet ligjor. Nuk ka kuptim të kemi një Fushe Zbatimi te përcaktuar me Ligj e më tej ti lejohet ekzekutivit ta zgjeroje këtë fushë.
  • Transparenca dhe Aksesi i Publikut në Informacion. Regjistri i PPP Koncesione (Neni 15) nuk ka rregullim të duhur që garanton transparencë dhe akses të publikut në sektorin PPP Koncesione. Neni është shumë i shkurtër dhe nuk jep garanci të mirë parashikuara për akses të kurdohershëm për publikun. Gjithashtu Draft Ligji parashikon në mënyrë të cilësuar kompetencën e Partnerit Privat për të vendosur mbi përmbajtje të Kontratës ku aplikohet konfidencialiteti dhe sekreti tregtar (vendimmarrje e njëanshme).
  • Funksionimi i Agjencisë. Neni 12 Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, në pikën 4 dhe 5 ka parashikime jo të qarta mbi funksionimin financiar të Agjencisë qw mbikëqyr Koncesionet ATRAKO ku është parashikuar buxhetim jo drejtpërdrejtë publik, parashikohet funksionim buxhetor me donacione. Kjo nuk ka sens për një institucion me kompetenca publike.
  • Propozimet e Pakërkuara. Neni 19 pika d. Lejon Propozimet e Pakërkuara në disa sektor. Duhet minimizuar mundësia për aktivizim të Propozimeve të Pakërkuara.
  • Mungon në Relacion një Kalendar me Parashikime se sa kohë duhet për plotësim të ligjit me akte nënligjorë dhe a është e mundur të bëhet kjo në afate ligjore sipas parashikimeve në Dispozita Kalimtare. Ligji nuk mund te veprojë pa u miratuar aktet nënligjore.
  • Gjitashtu ligjit i mungon kriteri i kontrollit të integritetit të Pronarit Përfitues pasi nuk ka vënë asnjë klauzolë transparence apo klauzolë ku paketa e kontrollit të aksioneve të Partnerit Privat të jetë e njohur dhe e autorizuar në rast tjetërsimi me ndryshime në Regjistrin Tregtar Shqiptar apo ndryshime në Regjistra Tregtar të Huaj.
  • Fleksibilitet dhe Risk në Ndryshime të Kontratës pas Nënshkrimit Fillestar. Ligji krijon risk në fleksibilitetin e kontratës e cila mund te ndryshoje për deri 50% te vlerës nga Autoriteti pa qenë nevoja për konkurrim, kontroll dhe transparencë.
This image has an empty alt attribute; its file name is combined.png

Sa më lart, ky Draft Ligj duhet rikthyer rishikime të thelluara në Grupin e Punës, ku pjesë duhet të bëhen institucione të tjera shtetërore që preken nga ligji.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit MEKI në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik APP duhet të aktivizojë Platformën e Ndërveprimit me Shoqërinë Civile duke organizuar të paktën një tryezë me prezantim, diskutime dhe sugjerime. Ky Ligj është detyrim në kuadër të kritereve të Cluster 1, Kapitulli 5 Prokurimi Publik.

Nga AIS si organziatë e shoqërisë civile, Sugjerohet që Grupi i Punës të punojë në hartim të akteve nënligjore në zbatim të ligjit përpara se drafti të shkojë në Parlament, dhe Konsultimi Publik të bëhet i plotë (Paketë Draft Ligj dhe Draft Akte Nënligjore ne Zbatim te Ligjit) përpara se Drafti të Shkojë në Parlament.

Relacioni Shoqërues duhet të përmbajë më shumë argumente dhe analize sa i përket përafrimit me Direktivën, dhe njëkohësisht nevojës për ndërhyrje pas eksperiencave jo cilësore të vendit me PPP dhe Konsencion nën hetim penal.

Organziata AIS ka krijuar një Regjistër me Dokumente dhe të Dhëna Transparencë për PPP Koncesione që veprojnë në vend.

Ky Regjistër  ka informacion mbi Kontratat e Dhëna, Shoqëritë e Biznesit që i Zbatojnë këto Kontrata, Objektet Kontraktore, Performancën Ekonomike, Menaxhimin Financiar dhe Administrativ, Pagesat Buxhetore etj.

Gjithashtu përmes portalit Open Data Albania janë prezantuar indikator mbi ecurinë e PPP dhe Koncesione.

Gjatë periudhës 2013-2025 janë aprovuar apo kanë funksionuar 280 kontrata PPP Koncesione në sektor si Shëndetësi; Përpunim Mbetjesh me Inceneratorët; Transport Rrugor; Porte Detare; Aeroporte; Infrastrukture arsimore; Hidrike etj; mes tyre 15 kontrata koncesioni apo PPP me mbështetje buxhetore. Detyrimet Kontingjente për PPP koncesione shënojnë rreth 10% te GPD-se se vendit duke e bërë Shqipërinë vendi me angazhim më të lartë financiar në Evropë.