Empowering Fact-Based Journalism – Një DataThon me Gazetarë Investigativ. Forco Kulturën e Monitorimit

Një DataThon me gazetar i mbajtur në datat 1 dhe 2 Nëntor në Berat mblodhi bashkë 25 gazetarët më të mirë investigativ nga televizione dhe gazeta si Top Channel; A2 CNN; Klan News; Syri Tv; News 24; ABC News; Panorama; Vizion Plus; MCN TV etj. Për dy ditë radhazi gazetarët nën mentorimin e stafit të AIS, punuan së bashku në krijimin e historive mediatike mbi korrupsionin dhe problematikat në Prokurimin Publik. Slogan i këtij eventi ishte Empowering Fact Based Journalism. Dhjetëra investigime dhe histori mediatike publikohen çdo muaj bazuar në të dhëna të hapura të publikuara me cilësi të lartë në databaza e organizatës AIS. Partnerët kryesor në punën për transparencë me të dhënat janë gazetarët. Raste të shumta të keqpërdorimit të fondeve dhe kontratave publike zbardhen nga përfaqësues të masmedias duke parandaluar raste korruptive ose duke forcuar kulturën e monitorimit qytetar dhe llogaridhënies. Më poshtë gjeni foto nga momente të aktivitetit:
Agjenda: Shkarko Këtu Për të aksesuar listën e pjesmarrësve: Kliko Këtu AIS mban çdo vit evente kreative si DataThon (DataMarathon) ku udhëheq aktorë të shoqërisë civile, gazetar dhe të rinj student, në përdorimin e të dhënave. Prej dhjetor 2011 AIS është promotor i eventeve për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare si DataThon, Hackathon apo Diplohack Tirana and Albania. Ky DataThon u mbështet nga National Emdowement for Democracy NED.