Gjurmimi i Korrupsionit përmes Të dhënave të Hapura dhe Evidencave. Trajnim për aktivist dhe gazetar

85 të rinj aktivist dhe gazetarë janë trajnuar nga organizata AIS mbi aspekte praktike të Gjurmimit të Korrupsionit përmes Open Data dhe Evidence-Based Data.

Ky cikël, ku trajnimi i fundit u mbajt në datat 11 dhe 12 tetor është pjesë e aktiviteteve të projektit EU4 Rule of Law: Citizens Engagement for Public Integrity (CEPI) in the Western Balkans and Turkey, projekt i financuar nga Bashkimi Europian.

Përdorimi i Open Data në parandalim dhe luftim rastesh korruptive është pjesë e misionit dhe aktivitetit të punës së Organizatës AIS. Organizata jonë është unike në punë e saj për krijimin dhe operimin e Data Bazave që sigurojnë transparencë dhe vlerësim risku në shpërndarjen e Parave dhe Kontratave Publike.

Konkretisht përmes Data Bazave si Spending Data Albania, Open Procurement Albania dhe Open Corporates Albania. Çdo aksion i shoqërisë civile  në Parandalim dhe Luftim të korrupsionit lehtësohet përmes aksesit në të dhëna dhe databaza prioritare. Kjo infrastrukturë e të dhënave ku informacioni publikohet me një cilësi të lartë dhe në mënyrën që lejon lidhje mes dataseteve nxit aktivistët dhe gazetarët të bëhen pjesë e trajnimeve tona mbi Përdorimin e Open Data në Luftimin e Korrupsionit. Projekti EU4 Rule of Law zbatohet nga Transparency International dhe Organizatat Partnere.