KLSH me një instrument Inovativ, Zgjidhjet Software Data Mining dobishmëri për Transparencë dhe Anti-Korruspion
Institucioni Shqiptar i Auditit Suprem ka tashmë një instrumentinovativ, të dobishëm dhe transparent për të evidentuar dhe mirëstrukturuara impaktin në media dhe publik. Zgjidhjet Software të modelit Data Mining janë risi në fushën e ICT. Ato janë aplikuar vetëm në dekadën e fundit, fillimisht nga bizneset por aktualisht edhe nga Sektori Publik. Kontrolli i Lartë i Shtetit KLSH është institucioni i parë në vend që aplikon këtë zgjidhje software për të bërë detektim, mirë-strukturim dhe katalogim të çdo artikulli dhe publikimi teknik që lidhet me Punën dhe Impaktin Institucional. Kjo zgjidhje software është implementuar nga organizata AIS në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID, me projektin “Transparenca në Sistemin Shëndetësor”. Instrumenti është finalizuar në Nëntor 2018 si një instrument me dobishmëri të lidhur me transparencën dhe anti korrupsionin.