Master Class: Integriteti Zgjedhor, përmirësime përmes të dhënave dhe proceseve që bazohen në evidence – Open Data Youth Fellowship

Në datën 3 Korrik u mbajt një event me Titull Master Class: Integriteti Zgjedhor, përmirësime përmes të dhënave dhe proceseve që bazohen në evidence (Electoral Integrity, improvement through data and evidence-based processes)

 

Eventi ishte perceptuar si një Master Class ku dataanalist pjesë e Programit për Rritjen e Kapaciteteve të të Rinjve përmes Open Data Fellowship Network, prezantonin përpara kolegëve të tyre më të rinj, dhe individëve që kanë interes për angazhim në Çështje që Lidhen me integritetin zgjedhor. Raporte dhe Analiza që lidhen me këtë temë.

 

Në event morën pjesë përfaqësues nga Institucione dhe Organziata të rëndësishme, si OSCE, USAID, Këshilli i Europës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Westminster Foundation for Democracy Tirana WFD, Instituti për Studime Politike, Programi rajonal RYCO, SCiDEV, Unioni i Gazetarëve , etj organziata lokale.

 

Ilir Brasha prezantoi një artikull me temë Projeksione Zgjedhore Ndarje Mandatesh dhe rreziku për Mos përfaqësim përmes Votës. Artikulli është publikuar gjatë muajit Qershor në faqen Open Data Albania dhe ka marrë një numër të mirë klikimesh Projection of Mandate distribution for MPs in the 2025 elections based on data results for Subjects of the May 14 Electoral Process – Open Data Albania (ndiqparate.al) .

 

Tema u shoqërua me pyetje të mëtejshme dhe debate mbi arsye dhe kriteret që mund të çojnë në rraporte të zhdrejta sasiore mes numrit të votave për subjekte të caktuara politike dhe numrit të deputetëve.

Pajtim Nikolli prezantoi gjetje që lidhen me Fuqinë Ekonomike të 27 Individëve Zotërues në Media Televizive Ekrane në vend duke identifikuar për secilin numrin e bizneseve, sektorët ku vepron, pozicionimin si kontraktorë publik në prokurime publike, përfitime nga statusi investitor strategjik, Programi Shqipëria 1 Euro apo kontrata dhe marrëveshje Koncesionare me shtetin shqiptar. Kjo pasaportë dhe analiza e krijuar tregon për secilin forcën dhe interesat ekonomike. Zotëruesit e Mediave janë aktor të rëndësishëm edhe në çështje zgjedhore pasi pozicionimi dhe ndërvarësia e interesave të tyre në biznese, potencialisht mund të ndikojnë për krijimin e bindjes, simpatisë dhe opinionit të drejtpërdrejtë elektoral orientuar nga interesi dhe influenca.

 

Të dhënat mbi Zotërues Media janë të publikuara në data-bazën Open Corporates Albania Shoqëri Biznesi (opencorporates.al)  ndërsa Raporti do të publikohet së shpejti në web faqen e Open Data Albania.

 

Një aspekt tjetër që u prezantua dhe diskutua me të pranishmit është nevoja e përdorimit të  Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Procese Zgjedhore. Këtu AIS përmes themelueses Besjana Hysa prezantoi aplikacionin Za’Lart Posts – Za’Lart 2017 – Za’Lart 2017 (ushahidi.io) , aplikacion që mund të përdoret në zgjedhje për të krijuar Hartën e Parregullsive dhe Blerjes së Votës. Ky aplikacion u jep punësi Individëve të ndryshëm të bëjnë raportime mbi problematikat zgjedhore në kohë reale, me foto dhe video.

 

Ky event është pjesë e aktiviteteve për  rritje kapacitetesh të të rinjve, përmes Open DataFellowship Youth Network, themeluar si pjesë e aktiviteteve të Projektit Open Data, Access and Transparency over Sectors exposed to Risk of Corruption,  i mbështetur Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risks of Corruption – Albanian Institute of Science (ais.al) nga Sida përmes Ambasadës së Suedisë në Tiranë (2021 – 2024).

 

Organizata AIS ka punuar me të rinjtë prej Dhjetorit 2021 duke synuar rritjen e kapaciteteve kundër korrupsionit parmes edukimit qytetar dhe përmirësimit të modeleve të kontrollit dhe verifikimit të fakteve. Gjatë kësaj periudhe organizata ka zhvilluar disa evente Search Results for “youth” – Albanian Institute of Science (ais.al)   si trajnime, forume debati, dataThon, sesione individuale apo master class me të rinjtë duke i ndihmuar ata të rrisin aftësitë dhe kapacitetet në Artikulimin në Publik, Debatin e bazuar në të dhëna dhe aplikimin e filozofisë për të dhëna të hapura. Programi bazohet në një kurikul trajnimesh shoqëruar me asistencë nga analistët e Open Data Albania dhe me një praktikë pune pranë Organizatës.