Menaxhimi i Shoqërive Tregtare të Zotëruara nga Publiku në periudha Elektorale, AIS starton monitorimin e tyre për Zgjedhjet 2019
Në vend funksionojnë dyqind e njëzet kompani të zotëruara nga një institucion publik bashki apo ministri. Menaxhimi dhe performanca e tyre është me rëndësi, ato janë asete publike, subvencionohen me para publike dhe ofrojnë shërbime utilitare të domosdoshme. Në zgjedhjet e vitit 2017 u artikuluan mjaftueshëm raste të influencës zgjedhore që lidhen edhe me asete të state owned company. AIS ka startuar punën për zbatimin e projektit “Monitorim mbi keqpërdorimin e fondeve publike nga kompanitë shtetërore gjatë periudhave zgjedhore”. Projekti mbështetet nga programi i USAID, “Accelerated Civic Development and Cooperation”. Qëllimi i projektit është të edukojë dhe fuqizojë qytetarët nëpërmjet informacionit dhe transparencës mbi mundësitë e keqpërdorimit të parave të tyre nga kompanitë e zotëruara nga shteti, asetet dhe burimet njerëzore gjatë periudhës Zgjedhore 2019 dhe të kontribuojë në uljen e korrupsionit zgjedhor , sigurojë llogari-dhënien e kompanive publike dhe mirëqeverisjen e tyre.