TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS Newsletter Korrik & Gusht 2019Open Data Albania zbardh të dhëna mbi Dëmin ekonomik të audituar nga Kotrolli i Lartë i Shtetit gjatë 2018
Portali Open Data Albania ODA ka publikuar në muajin Korrik disa artikuj hulumtiv me të dhëna të hapura nga raporte të Auditmit të Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH gjatë vitit 2018. Artikujt bëjnë të njohur dëmin e konstatuar sipas vlerave monetare, institucionet që kanë shkaktuar dëm më të lartë, sektorët dhe fushat ku është kryer ky dëm. Vlera të Dëmit dhe Jo Efektiviteti konstatuar gjatë auditimeve të këtij viti është dyqind e trembëdhjetë miliard Lekë. Në monedhën Euro përllogaritet një pikë shtatë miliard Euro. Dëmi ndahet në dy kategori që janë Parregullsi dhe Shkelje Financiare me Dëm Ekonomik në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera, dhe Shkelje të Disiplinës Financiare me ndikim Negativ në Performancën e subjekteve të Audituara. Auditimet janë bërë sipas Planit të Auditimeve të Institucionit gjatë muajve të vitit 2018 por i përkasin veprimtarisë ekonomike dhe financiare të viteve 2014 – 2018. Gjatë vitit 2018, KLSH ka realizuar auditime në njëqind e gjashtëdhjetë e dy institucione.
Event me Gazetar Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit
Në datën 26 korrik u mbajt në Tiranë një tryezë e rrumbullakët me gazetar dhe përfaqësues nga shoqëria civile me temë Roli i Autoriteteve Qendrore dhe Lokale gjatë periudhave zgjedhore, Praktika të Monitorimit. Tryeza u organizua nga Organizatat Instituti Shqiptar i Shkencave AIS dhe Instituti për Studime Politike ISP me mbështetje të USAID, projekti Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë. Organizata AIS është duke zbatuar projektin Monitorimi i Abuzimit me asetet publike nga kompani me pronësi shtetërore gjatë periudhave zgjedhore. Si rezultat i këtij projekti u prezantuan edhe dy databaza. Njëra prej tyre ka të plotë historikun dhe informacionin për çdo procedurë tenderash të Shoqërive me Zotërim Publik në dy vitet e fundit përfshi vitin elektoral. Databaza tjetër i siguron publikut informim dhe njohuri mbi menaxhimin dhe performancën e shoqërive me zotërim publik prej datës së themelimit deri ne vitin aktual. Kjo databazë aksesohet në portalin Open Corporates Albania rubrika Shoqëri me Zotërim Publik .
AIS starton projektin Improvement of Integrity of the Public Contractors, mbështetur nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtëme
Projekti më i ri i startuar nga AIS titullohet “Improvement of Integrity of the Public Contractor, Legislation, Practice and Role of Civic Actors”. Projekti mbështetet nga Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme si një nga Programi MATRA në Shqipëri. Në datën 18 korrik Zonja Ambasadore Guusje Korthals Altes dhe drejtoresha e organizatës AIS Aranita Brahaj nënshkruan marrëveshjen për fillimin e aktiviteteve. Projekti do të vlerësojë legjislacionin kombëtar duke e krahasuar me atë të vendeve të EU sa i takon rregullimeve në lidhje me përzgjedhjen dhe vlerësimin e kompanive private që garojnë për të fituar kontrata me shtetin. Në finale gjetjet do të shërbejnë për të propozuar përmirësime të legjislacionit dhe praktikës kombëtare. Një komponent i projektit është edhe fuqizimi i medias investigative dhe aktorëve civil që monitorojnë procese të kontraktimit publik me fokus çështje që lidhen me integritetin e kontraktorëve privat.
TRANSPARENCY, ACCOUNTABILITY AND CIVIC ENGAGEMENT
AIS NewsletterIntegrimi i algoritmit Red Flag në procesin e vlerësimit të riskut në Kontrollin e Lartë të Shtetit
instrumenti redflag është publikuar online. Algoritmi Red Flags është përfshirë në bazën e mirë-strukturuar të të dhënave që përmban procedurat e tenderave të realizuara nga institucionet e sektorit të shëndetësisë prej 1 Janarit 2016.
Quick Links
Albanian Institute of Science
“Asim Vokshi”
Nr 13 /25, Kati 3
1001, Tirana