Open Spending Albania – Shpenzime Transparente për Shqipërinë

Projekti synon të sigurojë akses tek të dhëna të mirë-strukturuara dhe të vizualizuara mbi shpenzimet dhe prokurimet publike, duke u lejuar qytetarëve dhe OJQ-ve të jenë pjesmarrës në një qeverisje të hapur.

Instituti Shqiptar i Shkencave, konkretisht ekipi Open Data Albania, me dëshirën për të fuqizuar individin dhe shoqërinë shqiptare me informacion mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve ka ndërtuar një platformë të re njohur si Spending Data Albania.

Përmes disa aplikacioneve publiku ka të mundësi të njihet me mënyrën se si ai kontribuon përmes taksave dhe tatimeve të tij në tërësinë e buxhetit apo në specifikime sipas sektorëve. Po kështu përmes rubrikave Money Map (harta e parave) dhe Buxheti ofrohet informacion për ndarjen e buxheteve në sektorë përkatës dhe nënkategori. Pjesa më interesante e Platformës është aplikacioni „Monitorimi i thesarit“. Ky aplikacion dhe standardi i monitorimit të shpenzimeve të ditë pas dite nga administrata buxhetore është një standard që po i ofrohet qytetarit shqiptar në një kohë kur vende më me demokraci apo modele të avancuara të aksesit të informimit nuk ja kanë dalë ende ta realizojnë.

Përmes këtij aplikacioni çdo individ i thjesht ka mundësi të monitorojë transaksione të thesarit të shtetit, shpenzime të secilit institucion ditë pas dite duke u njohur me vlera për shpenzimet, përshkrime, përfitues apo klient të institucioneve buxhetore qofshin këto Institucione të Pavarura; Pjesë e Aparatit Qeverisës dhe Ekzekutivit; Institucione të Pushtetit Lokal etj.

Në këtë platformë informacioni është shterues për çdo shpenzim buxhetor nga janari 2012 deri në javët aktuale. Përmes këtij aplikacioni, gamës së informacionit dhe filozofisë së tij krijohet mundësia që shoqëria civile, media dhe qytetari të kenë akses informacioni për të ditur ku dhe si shpenzohen paratë e taksave dhe seteve publike sikundër për të reaguar e kërkuar llogari sipas slogani „Paratë Publike janë Para të qytetarëve“. Tërësia e transaksioneve përfshin edhe ato shpenzime dhe transferta që bëhen si pasojë e përzgjedhjeve me prokurim publik.

Duke ftuar publikun e gjerë të shfrytëzojë sipas interesit të tij këtë mundësi informimi lutemi na shkruani me qëllim që t’u ndihmojmë në përdorimin teknik të aplikacioneve apo në realizimin e analizave edhe më të detajuara si derivat i Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit.
Ky projekt realizohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave me mbështetje të

ACADEMIC`AL – Rritje e Vizibilitetit mbi Kërkimin Shkencor

Ky është rrjeti i parë i institucioneve shkencore shqiptare dhe kërkuesve shkencorë brenda e jashtë vendit. ACADEMIC’AL funksionon si një portal qëndror që mundëson publikimin e informacionit mbi profilet e kërkuesve shkencore dhe aktivitetet e tyre,  të cilat përfshijnë studime shkencore, projekte, dhe rezultate të punës eksperimentale. Platforma ACADEMIC’AL lejon transparencë të aktivitetit shkencor dhe evidentimin e lidhjeve midis kërkuesve shkencorë.

Smart Tourist Albania

Nisma jonë merr përsipër të krijojë një hartë turistike të ndotjes, nëpërmjet ekspozimit faktik në format foto-raportimi, format video dhe përshkrimi të situatës në formë teksti. Evidentimi do të realizohet nga reporterë, por në një masë të madhe edhe nga vetë turistët dhe banorët e zonave të ndryshme.

Qëllimi:
Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi ndotjen mjedisore në zonat turistike dhe ushtrimi i presionit qytetar mbi institucionet përgjegjëse përmes një platforme informuese online bazuar në raportimin e paanshëm dhe përfshirjen direkte të qytetarëve

Project-STA

 

 

 

 

 

Donatorë: Ambasada Amerikane, OSFA
Kohëzgjatja:  2012/2013
Module:
Platformë në Web
Aplikacion Mobile
Aktivizëm
URL: http://smarttourist.al

Nëpërmjet këtij projekti synohet ndërgjegjësimi dhe informimi realist dhe i paanshëm i publikut mbi gjendjen e destinacioneve turistike, si dhe ushtrimi i presionit mbi institucionet përgjegjëse për të nxitur veprime konkrete në përmirësimin e situatës. Diçka e tillë do të mundësohet përmes platformës smarturist.al, rrjeteve sociale dhe formateve video në mediat e hapura. Aplikime të posaçme për telefonat Android dhe Apple, të shkarkueshme në çdo telefon do të lehtësojnë raportimin në kohë reale. Diçka e tillë lehtësohet edhe nga fakti se sipas të dhënave të AKEP, në vend rezultojnë mbi 800 mijë pajtimtarë të telefonisë celulare me akses në internet, nga të cilët mbi 200 mijë përdorin rrjetin 3G.
Kjo nismë nuk synon të krijojë publicitet negativ, por fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit publik për të drejtën e çdo qytetari, të huaj apo shqiptar për një mjedis të pastër.

Faqja zyrtare e projektit eshte: www.smarttourist.al Nderkohe mund te na ndiqni dhe ne: https://www.facebook.com/SmartTouristAlbania

Open Data Albania

aaaaaaaaaOpen Data Albania është një iniciativë që promovon principet e të Dhënave të Hapura (Open Data).

Projekti synon të grumbullojë të dhëna nga zyrat publike mbi indikatorë socialo-ekonomikë, t´i përpunojë dhe publikojë këto të dhëna bazuar në teknologjitë më të fundit të informacionit.

Dixhitalizimi i Trashëgimisë Etnografike – Fototeka “SOTIR”

Projekti “Inventarizimi i Fototekës Private Sotir Korçë” u ideua dhe po zbatohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave AIS, Fototeka “Sotir” dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore. Qëllimi i këtij projekti është ruajtja, evidentimi, regjistrimi dhe promovimi i një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Realizimi i projektit sjell kontribut për fondin e fotografisë tonë artistike. Inventarizimi dixhital ndihmon për vlerësimin e traditës kulturore dhe trashëgimisë kombëtare në tërësi. Përmbajtja e imazheve është dëshmi e qytetarisë, traditës, nacionalizmit dhe modelit të familjes dhe shoqësirë së trevës së Korçës në fillim shekullin XX. Ky arkiv i çmuar u la në harresë në kohën e monizmit. Po njësoj ka munguar vëmendja nga institucione shtetërore lokale apo qendrore. Vlerat e kësaj Fototeke janë të ngjashme edhe me Fototekën “Marub”, por vëmendja për ta konservuar këtë trashëgimi ka qenë plotësisht e munguar. Projekti inicioi një vit më parë me përpjekje konkrete për sigurimin e një fondi modest për të mbuluar shpenzimet për procesin e skanimit dhe inventarizimit. Instituti Shqiptar i Shkencave bëri përpjekjet për ngritje fondi dhe thirrjes ju përgjigj një grup pasardhësish të familjeve të nderuara shqiptare në emigracion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Falënderime të veçanta janë për zonjat dhe zotërinjtë e nderuar Louis dhe Linda Fundo; Albert Fundo; Diane dhe Perry Pero; Richard dhe Viosa Lukaj; Philip dhe Sally Giantris; Nicholas dhe Dorothy Vangel; Jason George; Mark Fundo; Steven Fundo; Lauren Fundo. Mbështetja financiare për këtë projekt është e çmuar dhe simbolizon dëshirën dhe bujarinë e shqiptarëve në emigracion për t´ju gjendur vendit të origjinës. Projekti ka iniciuar në Korrik 2013 dhe përfundon brenda Shtator 2013.Sotiri Foto sotiri 4

Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik në Zonën para-Alpe

Instituti Shqiptar i Shkencave ka filluar punën për zbatim të Projektit “Inventarizimi Dixhital i Fondit Etnografik të Zonës para-Alpe”. Janë fshatrat Iballë, Mërtur Guri dhe Arsmiliska në rrethin e Pukës, qarku Shkodër objekt i këtij projekti.

Zona është tepër interesante për shkak të një mbi-shtresëzimi etno-kulturash tërësisht autoktone. Ajo ka shtrirje si territor qytetin e Mesjetës së Hershme Koman (shek VIII – XI). Kundrejt vlerave që zona mbart, fenomeni i braktisjes dhe mos vlerësimi i objekteve të vjetra e ka bërë tepër të rrezikuar këtë lloj pasurie. Në këto tre fshatra ende gjenden banesa të veçanta dhe objekte etnografike që dëshmojnë kulturë dhe traditë e që kanë potencial të mirë për të mbrojtur tezën e një populli të hershëm europian, sikurse për të nxitur atraksion të turizmit kulturor në zonë.

Projekti synon të evidentojë objekte arkitekturore shtëpi, kulla apo punishte të fortifikuara e pa status monumenti, të paregjistruara pranë fondit të Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore Kombëtare. Gjithashtu objekte të spikatura etnografike të kësaj zone si kostume popullore, set mjetesh artizanati për prodhime veglash muzikore apo veshjesh; instrument muzikor mbi 70 vjeçar si lahuta apo fyej. Për secilin objekt parashikohet kartelizim dhe inventarizim dixhital. Objektivat e projektit drejtpërdrejt synojnë të evidentojnë vlera të karakterit etnografik dhe kulturorë, por njëkohësisht aktivitetet i japin vlerë edhe turizmit të integruar me atraksionin për zona të veçanta për natyrën e njëkohësisht për elemente antropologjik që mbartin.

Ky program realizohet me mbështetje nga Ministria e Kulturës në Kuadër në kuadër të mbështetjes për iniciativa në fushën e Trashëgimisë Kulturore.  Instituti Shqiptar i Shkencave ka realizuar disa projekte të ngjashme si “Inventarizimi Dixhial i Fototekës “Sotir” apo Ekspozita “Lahuta e Eposit Shqiptar”.

Koordinator Programi Znj. Besjana Hysa [email protected]

Transparenca mbi Shpenzime Elektorale. Modeli Amerikan dhe Problematika ne Republikën e Shqipërisë.

Bisedë në Studion e Ora News TV, e ftuar Aranita BRAHAJ, Instituti Shqiptar i Shkencave – Nëntor 2012.

Në rastin e Shqipërisë partitë politike nuk kanë ende kurajë të bëjnë fushata të hapura dhe transparente për mbledhje të fondeve elektorale. Ato mbledhin para por kjo nuk behet publikisht dhe nuk reklamohet në media apo mitingje të hapura.

Procesi i transparencës me Financat e Partive Politike në Shqipëri është proçes për të cilin kemi filluar të punojmë shumë vonë dhe praktikisht është i munguar, Legjislacioni vetëm për dy fushatat e fundit ka parashikuar me disa nene transparencën dhe monitorimin e financave të partive politike. Por parashikimet ligjore nuk janë shumë të qarta dhe lënë shteg për transparencë të vonuar ose jo të plotë. 

Ende sot nuk kemi një publikim nga Komisioni Qendror Zgjedhjeve për shpenzime elektorale. Madje disa nga Partitë pjesëmarrëse në dy fushatat e fundit zgjedhore nuk kanë bërë ende procesin e detyrueshëm të auditimit.