AIS report against the anti-defamation draft package, amendments to the Law on Audio-Visual Media and Law on Electronic Communications

AIS, in response to the public consultation on the two draft laws presented as the “Anti-Defamation Package” has prepared a report of objections and proposals. The proposed amendments target the Law on Audio-Visual Media in the Republic of Albania and the Law on Electronic Communications in the Republic of Albania.  The full report of proposals is available here.

Since December 2018, when the Ministry of Justice published the draft laws, AIS expressed itself against the proposed amendments both at public hearing events and institutionally. In short, AIS/Open Data Albania is absolutely against the following:

  1. Regulation of issues related with “online defamation” by AMA Law.
  2. Suspension, Blocking (Censorship) of Portals without a Court Decision (civil law only).
  3. Mandatory registration of Online Media with AKEP (Authority for Economic and Postal Services) as an attempt to ensure instrumentalization and state control. (This is not about the registration of portals, but a register of online media).
  4. Finally, AIS is against both drafts, which are extremely poor even in terms of formulation: legislative technique, language accuracy and clarity; proposed timeframes, legal competence, etc.

On the other hand, AIS/Open Data Albania is IN FAVOR of legal regulations of issues related with online media defamation, but only if this done through an integral law, considering the model applied in the UK through the Defamation ACT 2013.

As far as the blocking and suspension (censorship) for justified reasons is concerned, this must only be in the discretion of the civil section of Judicial District Courts. Regulation of court procedures outside the Code of Procedure is also applied in the case of the Law on Measures against Domestic Violence. That is, procedures that considering the risk posed by online defamation, still provide a regular, fast, effective, and transparent process in compliance with due legal process.

In addition, AIS has already objected to earlier changes to the regulation of The Authority of Electronic and Postal Communications regarding the registration and administration of domain names, which introduce quite restrictive elements.(See Here)

Our organization, well known as a promotor of the Open Data in Albania will continue to challenge these two drafts, as well as the wrong approach introduced during presentations at the Assembly of Albania.

PROPOZIME TË AIS PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” DHE LIGJIN “PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Hyrje e shkurtër

Interneti “u mundëson njerëzve që të kenë akses në informacion dhe shërbime, për t’u lidhur dhe për të komunikuar, si dhe për të ndarë ide dhe njohuri globalisht. Ai siguron mjetet thelbësore për pjesëmarrje dhe shqyrtim në aktivitete politike dhe aktivitete të tjera të interesit publik.”[1]

Sipas Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut interneti është “një mjet informacioni dhe komunikimi veçanërisht i ndryshëm nga shtypi i shkruar, në veçanti për kapacitetin e tij të ruajë dhe transmetojë informacion. Rrjeti elektronik që i shërben biliona përdoruesve të tij në mbarë botën nuk mund të jetë subjekt i të njëjtave rregullime dhe kontrolli. Rreziku i dëmit që paraqitet nga përmbajtja dhe komunikimi në internet për ushtrimin dhe gëzimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ….është qartësisht më i lartë sesa ai që paraqitet nga shtypi.[2]

Për më tepër, në çështjen Ahmet Yildirim v Turqisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut theksoi se “interneti është bërë tashmë një nga mjetet më parësore për të ushtruar të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informacionit.[3] Po ashtu Gjykata njohu se “shpifja dhe lloje të tjetra të fjalës së paligjshme, përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe gjuhën që nxit dhunë mund të shpërndahen si kurrë më parë, në mbarë botën, vetëm në pak sekonda dhe në disa raste qëndrojnë përherë të shfaqura në media.” [4]

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka sanksionuar se kërkesa e parë dhe më e rëndësishme e nenit 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeirut është se ndërhyrja e çdo autoriteti publik në lidhje me të drejtën e shprehjes duhet të jetë e ligjshme. Në mënyrë që të jetë në përputhje me këtë kërkesë të rëndësishme, ndërhyrja nuk kërkon thjesht një bazë në të drejtën e brendshme të vendit.  Ligji vetë duhet t’i korrespondojë disa kërkesave të rëndësishme të “cilësisë”. Në veçanti, një normë mund të konsiderohet si ligj vetëm në rastet kur është hartuar me precizion që t’u mundësojë shtetasve që të rregullojnë sjelljen e tyre. [5] Masa e precizionit varet, në një masë të konsiderueshme, në përmbajtjen e instrumentit në fjalë, fushës për të cilën ai është dizenjuar të mbulojë, si dhe numrit dhe statusit të atyre që ai iu drejtohet.[6] Ndërsa nocioni i parashikueshmërisë zbatohet jo vetëm gjatës fazës së implementimit të sjelljes, por edhe në “formalitet, kushte, kufizimet apo sanksionet” të cilat i bashkëlidhen një sjellje të tillë, nëse koonsiderohen si shkelje e ligjit të brendshëm të vendit.[7]

Rekomandime

1.    Përqasja për të rregulluar cështjen e “shpifjes në internet”[8] në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin akt ligjor që rregullohen media audiovizive dhe komunikimet elektronike, nuk është e rekomandueshme. Rregullimi i medias audiovizive/komunikimeve elektronike dhe transferimi i rregullimit të çështjes së shpifjes edhe në fushën e internetit në to është një qasje e gabuar legjislative.

2.   Të drejta e njeriut nuk e përjashtojnë ndalimin dhe ndëshkimin e shpifjes, edhe për sa i përket fushës së internetit. Liria e shprehjes së individit zbatohet edhe në internet, sikundër është e zbatueshme në çdo lloj mjeti tjetër të komunikimit. Kufizimet janë të lejueshme vetëm nëse kalojnë testin e tre pjesëve (three – part test): legalitetin, legjitimitetin dhe proporcionalitetin.  Ndërhyrjet në lirinë e shprehjes janë legjitime nëse: a) parashikohen me ligj, b) ndjekin qëllim të ligjshëm; c) janë të nevojshme ne një shoqri demokratike.

3.   Bazuar në sa më sipër AIS është e mendimit se autoritetet publike kanë të gjithë “hapësirën e vlerësimit” për të rregulluar me ligj çështjen e shpifjes në internet. Gjithsesi, kjo çështje duhet të rregullohet vetëm me një ligj të vecantë  – ligj integral – që i dedikohet dhe mbulon vetëm këtë çështje e pavendosur dhe shtuar/ndryshuar ligje të tjera, qofshin këto të fundit në lidhje komunikimet elektronike. Modeli i Defamation Act 2013 në Mbretërinë e Bashkuar mund të shërbejë si model i vlefshëm për përmbajtjen dhe teknikën legjislative të rekomandueshme në këtë rast.

4.  Ligji i ri integral nuk duhet të ketë si qëllim në vetvete ndëshkimin, por përcaktimin e alternativave zhvilluese, përqasje të specifikuara dhe efektive ligjore, të cilat janë të përshtatshme për karakteristikat unike të internetit.  Vetërregulli duhet të jetë i parashikuar si një mjet efektiv për t’iu adresuar gjuhës së urrejtjes, shpifjes, ekstremizmit, etj dhe si i tillë duhet të promovohet.

Rritja e ndërgjegjësimit dhe përpjekjet edukuese për të promovuar mundësinë e gjithësecilit për t’iu përfshirë në mënyrë autonome, vetënxitëse dhe në mënyrë të përgjegjshme në internet duhet të jetë element përbërës i ligjit të ri integral. Në këtë drejtim sipas së drejtës ndërkombëtare shteti ka një sërë detyrimesh pozitive që duhet të përmbushë. Ky komponent njihet ndryshe si “internet literacy”.

5.    Gjuha e përdorur në tekstet e neneve duhet të rishikohet. Afatet e parashikuara në projektligj janë të tilla dhe fillojnë psh: Kërkesa për të drejtën e përgjigjes duhet të paraqitet tek OSHPE-ja brenda 7 ditësh nga publikimi i fakteve dhe informacioneve që pretendohen jo të sakta. Në rast se shkelet ky afat kërkesa nuk paraqitet ose edhe kur paraqitet nuk merret ne shqyrtim.

Afati në këtë nen dhe në nene të tjera nuk duhet lidhet me datën e publikimit të informacionit, por me datën e marrjes dijeni nga ankimuesi dhe provës se kur ai ka marrë dijeni. Psh një person mund të vihet në dijeni se ndaj tij është bërë shpifje nga një portal me një muaj vonesë (sepse personi nuk sheh fare portale) dhe jo brenda disa ditësh nga publikimi, siç e parashikon ligji.

6.   Ligji i ri integral (sikundër edhe dy projektligjet në konsultim) duhet të eleminojë sa më të tepër që të jetë e mundur fjalë të përgjithshme. Psh cfare do të thotë informacione “jo të sakta për një person” ose “Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik duhet të sigurojë që trajtimi i ngjarjeve përfshirë cështjet që janë tema të debatit publik, të jetë i drejtë për të gjithë subjektet e interesuara në këto cështje dhe të paraqitet në mënyrë të vërtetë dhe të paanshme.” Ky përcaktim është i vështirë që të kuptohet dhe për më tepër edhe të zbatohet. Në rast se një person hap blogun e vet dhe shpreh mendimet e tij psh për të kundërshtuar hyrjen në Bashkimin Europian të Shqipërisë ateherë si duhet të rregullojë sjelljen e vet ky bloger për të qënë i vërtetë dhe i paanshëm??!!. Blogu në internet sipas parashikimeve të të dy projekligjeve përfshihet në fushën e veprimit të tyre.

Shprehje të tjera të përgjithshme të përdorura në projekligje, dhe që ndikojnë në standartin e precizionit të kërkuar nga ana e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që kërkojnë rishikim janë “Ofruesi i shërbimit të publikimit elektronik: nuk duhet të cënojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut”, ose “të respektojë rregullat e moralit publik”; ose “të mos cënojë sigurinë e publikut“, etj. etj.

7.   Ligji i ri integral dhe parashikimet e bëra në dy projekligjet në konsultim nuk duhet të vendosë rregjistrimin e medias online, në cdo formë të saj, si kusht për të operuar këto të fundit në mënyrë të lirë. Është kuptueshme që kushte rregjistrimi në AKEP (ose kudo tjetër) mund të vendose psh në rast se këto portale aplikojnë për të marrë ndihmë financiare nga shteti, por në cdo rast rregjistrimi duhet të jetë i thjeshtë, me procedurë transparente dhe e paanshme politikisht, si dhe në cdo rast të mos ndikojë në pavarësinë editoriale.

8.  AIS vlerëson se i vetmi institucion që mund dhe duhet të urdhërojë bllokimin/pezullimin[9] duhet të jetë vetëm gjykata e rrethit gjyqësor përkatës, seksioni civil. Nuk ka arsye, sikundër parashikohet në projekligj, të shtohet një rrugë tjetër ajo administrative. Për më tepër më procedurat e vettingut në gjyqësor – që janë në realizim e sipër – shtojnë garancitë për vendimmarrje nga një gjyqësor i pavarur jashtë ndikimit politik dhe profesional edhe në këtë fushë. Ligji i ri integral duhet të përmbajë edhe për gjykatën në detaje dispozita që të garantojë  proces të rregullt gjyqësor. Në këtë fushë rregullime të procedurave gjyqësore jashte kodit të procedurës civile janë aplikuar edhe në rastin e ligjit “Për masat ndaj dhunës në familje”. Për pasojë procedura të shpejta, efektive, transparente dhe në përmbushje të procesit të rregullt gjyqësor janë të mundshme të parashikohen në këtë ligjin e vecantë integral. Vendimi i bllokimit/pezullimit do të jetë si cdo vendim gjyqësor i arsyetuar dhe ku do të parashikohen edhe mënyrat e ankimit të tij.

Masa e pezullimit të përkohshëm gjithashtu duhet të jepet me vendim të arsyetuar të gjykatës. Ligji i ri integral, për cdo faze shqyrtimi gjyqësor, duhet të parashikojë afate të shpejta dhe efikase gjykimi dhe vendimmarrjeje.

9.    Ligji i ri integral duhet të parashikojë se masa e bllokimit/pezullimit të aksesit në faqe të caktuara internet përbën masën shumë serizoe të ndërhyrjes me lirinë e shprehjes. Si e tillë masa e bllokimit duhet të konsiderohet me ligj si masa e fundit ekstreme që mund të ndërmerret vetëm në raste të mirëspecifikuara në ligj dhe që justifikojnë një gjë të tillë. Këto masa mungojnë në tekstin e projektligjit, sepse lidhen vetëm me një kriter numerik të kundërvajtjes administrative, e cila vështirë se kalon testin e shkeljes ekstreme.

10.  Të njëjtat të drejta për njerëzit që janë off line (jashtë fushës së veprimit të internetit) të drejta, detyrime, politika sjelljeje janë të njëjta edhe kur përdorin internetin, vecanërisht e drejta e shprehjes së tyre dhe aksesi në informacion.  Fjalët, kushtet dhe rrethanat se kur do të bllokohet/pezullohet aksesi në internet duhet të jenë të mirëpërcaktuara në ligj dhe jo më formulime të përgjithshme.

Edhe në interpetimin e tyre nga gjykata, ligji i ri duhet të sanksionojë se ato duhet t’i referohen qartë konceptit më të ngushte dhe pak kufizues të mundshëm.

11.   Cdo faqe interneti që bllokohet/pezullohet duhet të ketë edhe informacionin e nevojshem në një një gjuhë jo të zhargonit profesional juridik se kush e ka kërkuar bllokimin, arsyet e vendimit të bllokimit, vendimi i gjykatës, koha kur është i vlefshëm ky bllokim etj.

Pezullimi/bllokimi i të gjithë faqes së internetit si rregull nuk duhet të jetë i lejueshëm. Çdo urdhër gjykate për bllokim/pezullim duhet të jetë konkret dhe cdo informacion tjetër i ligjshëm, edhe nëse është aksesor në faqen e internetit, nuk duhet të jetë subjekt i bllokimit/pezullimit.

AIS


[1] Rekomandimi CM (Rec) (2011)8 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare për mbrojtjen dhe promomovimin e universalietit, integritetit dhe hapjes  së internetit, miratuar nga Komiteti i Ministrave ne 11 shtator 2011.

[2] Çështja Editorial Board of Pravoye Delo and Shtekel v Ukraines, vendim i datës 5.05.2011, para 63.

[3] Çështja Ahmet Yildirim v Turqise, vendimi i datës 18.12.2012.

[4] Çështja Defli AS v Estonia, vendim i datës 16 qershor 2015, paragrafi 110.

[5] Çështja Lindon, Otchakovsky-Lauren, and July v Frances, aplikimi nr. 21279/02, paragrafi 41.

[6] Çështja Groppera Radio AG dhe te tjerët v Zvicrës, vendim i datës 20 mars 1990, paragrafi 68.

[7] Çështja Kafkaris v Qipro, aplikimi nr. 21906/04, paragrafi 140.

[8] “Rregullimi i shpifjes në internet” është terminologjia që i ka paraprirë prezantimit dhe më pas e ka shoqëruar fazen e hartimit dhe te publikimit të ketyre dy projekligjeve që janë në konsultim publik.

[9] Megjithëse masa të tilla mund të shërbejnë për interesat e rëndësishme shtetërore – veçanërisht mbrojtjen e sigurisë kombëtare ose mbrojtjen e rendit publik – ose të mbrojnë të drejtat individuale – si liria, siguria dhe barazia – ato ndërhyjnë me lirinë e shprehjes dhe të drejtën e aksesit në informacion dhe, rrjedhimisht, mund të ketë implikime negative mbi vlerat demokratike.

Liria e shprehjes përfshin të drejtën e shpërndarjes së informacionit ose ideve që “ofendojnë, trondisin ose shqetësojnë shtetin ose çdo sektor të popullsisë” siç thuhet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs

Bashkëlidhur letra që AIS i ka drejtuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Informacion më poshtë lidhet me aktualitetin e krijuar për shkak të pafunksionalitetit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese dhe me një ankimim të mëhershëm në Gjykatën e Starsburgut AIS kundër Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për të shkarkuar letrën ju lutem klikoni këtu

AIS i drejtohet Gjykatës së Strasburgut, në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese i kërkohet shqyrtim themeli për çështje në rekurs

Në datën 19 Nëntor AIS i është drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut , Këshilli i Evropës me kërkesën Për të Trajtuar me përparësi ankimin e AIS kundër Shqipërisë dhe për të shqyrtuar themelin e kësaj çështjeje për shkelje të nenit 6, nenit 10 dhe nenit 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e njeriut.

Kjo kërkesë vjen në kushtet kur Gjykata e Lartë ku është bërë rekurs dhe Gjykata Kushtetuese janë jo funksionale.

Etapa të Çështjes për të cilën kërkohet Gjykim në themel, janë parashtruar për Gjykatën e Strasburgut si vijon:

Në datën 9 qershor 2015, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), një OJF shqiptare, i dërgoi një kërkesë zyrtare tre subjekteve kryesore zgjedhore, përkatësisht Partisë Socialiste (PS), Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) duke iu kërkuar atyre informacionin e mëposhtëm:

1.         listën e donatorëve të fondeve jopublike, nga të cilët ata kanë përfituar që nga data 21 maj 2015, mbi 100 000 (njëqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në shërbime ose mallra;

2.         Listën e çdo shpenzimi të kryer që nga data 21 maj 2015, duke përdorur fondet vjetore të përfituara nga buxheti i shtetit në vitin 2015.

Subjektet e mësipërme zgjedhore nuk iu përgjigjën kërkesës sonë. Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 24 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën (aksesin) e informimit”, AIS, në datën 7 korrik 2015, paraqiti ankesë përpara Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në datën 25 korrik 2015, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale na njoftoi për vendimin e tij nr. 44, datë 22.07.2015 “Për refuzimin e ankesës”. Komisioneri e refuzoi ankimin tonë nr. 675, datë 9.07.2015, me arsyetimin se “informacioni i kërkuar duhet të administrohet nga organizatat e parashikuara me këtë ligj dhe nenin 2 të tij, të cilat nuk janë përcaktuar si autoritete publike në kuptimin e mënyrës sesi ato janë të organizuara, si ato veprojnë dhe kuadrit të tyre rregullator”.

Në zbatim të Nenit 25 të Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Instituti Shqiptar i Shkencave paraqiti një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës.

Pas përfundimit të seancave gjyqësore, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë u shpreh me vendimin nr. 5687, datë 10.11.2015, sipas të cilit: “Gjykata rrëzon kërkesë-padinë e Institutit Shqiptar të Shkencave kundër Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrimin e Shqipërisë, i cili kërkon “Shfuqizimin e vendimit nr. 44, datë 22.07.2015 të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale” si padi që nuk bazohet në prova apo në ligj.” Gjykatës iu të vendoste partive politike (subjekteve zgjedhore), përkatësisht Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që t’i japin Institutit Shqiptar të Shkencave informacionin e kërkuar për financimin e fushatave të tyre zgjedhore sipas kërkesës së saj (AIS) të datës 9 qershor 2015.

Në datën 25 nëntor 2015, Instituti Shqiptar i Shkencave depozitoi në Gjykatën Administrative të Apelit ankim kundër vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Gjykata Administrative e Apelit, me vendimin nr. 5236, datë 22.11.2017, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Çështja është në pritje të gjykimit nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Në datën 18 maj 2016, AIS iu drejtua Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke i kërkuar asaj të shprehet për proceset gjyqësore dhe nëse ato përbëjnë shkelje të Neneve 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Siç mund ta jeni në dijeni, në datën 22 korrik 2016, Kuvendi i Shqipërisë miratoi 17 amendamente kushtetuese të nevojshme për të reformuar sistemin e drejtësisë, duke synuar ndryshimin e imazhit të tij, duke e bërë atë më të pavarur, llogaridhënës dhe efikas. Këto ndryshime kushtetuese, ndër të tjera, përfaqësojnë zbatimin e Ligjit të Verifikimit, i njohur si rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Procesi i rivlerësimit të anëtarëve të sistemit gjyqësor, i njohur ndryshe si procesi i verifikimit (vetting), filloi në nëntor 2017 dhe do të përfshijë mbi 800 gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe një numër të punonjësve të tjerë të sistemit të drejtësisë.

Deri më sot, nga rezultatet e procesit të verifikimit, në Gjykatën e Lartë vetëm 4 gjyqtarë kanë kaluar procesionin e rivlerësimit dhe dy prej tyre janë ende në procedurat e rishikimit në Kolegjin e Apelimit.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese është institucioni që është goditur më rëndë nga procesi i rivlerësimit. Nga nëntë anëtarë, vetëm dy prej tyre kanë kaluar me sukses procesin dhe njëri prej tyre është në procesin e apelimit para Kolegjit të Apelimit.

Askush në Shqipëri nuk është në gjendje të parashikojë kur do të krijohen dhe do të bëhen funksionale Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Rrjedhimisht, askush në Shqipëri nuk mund të japë përgjigje për kohën se kur do të gjykohet rekursi i AIS-së në Gjykatën e Lartë dhe, nëse është e nevojshme, në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, çështja e kërkesës dhe e gjithë situata humbet aktualitetin, sepse kërkesa për transparencë të financimeve të partive politike në zgjedhje u paraqit në vitin 2015, dhe ende nuk ka përgjigje përfundimtare nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë/Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, zgjedhjet e ardhshme vendore do të zhvillohen në qershor 2019.

Gjithashtu, duam të shtojmë në kërkesën e AIS përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut argumentet ligjore dhe kërkesën për shqyrtimin e pretendimit për shkelje të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nga Shqipëria.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në rastin Magyar Helsinki Bizottsag kundër Hungarisë ka pranuar se një e drejtë e tillë për informim ose detyrim për të dhënë informacion mund të lindë në dy kategori rastesh: (1) kur dhënia e informacionit është vendosur me vendim gjyqësor të ekzekutueshëm dhe (2) në rrethanat ku aksesi në informacion është i dobishëm për ushtrimin e të drejtës së individit për lirinë e shprehjes dhe kur mohimi i saj përbën një ndërhyrje në atë të drejtë.

Më tej, Gjykata ka përcaktuar katër parime, të marra nga rastet e fundit të jurisprudencës së saj në lidhje me aksesin në informacion, të cilat mund të përdoren për të përcaktuar nëse një mohim i aksesit përfshihet në kategorinë e dytë të rasteve.

Qëllimi i kërkesës për informacion: është një kusht, përpara shqyrtimit të sferës së zbatimit të Nenit 10, ku informacioni që kërkohet të jetë i nevojshëm për ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes. E drejta e votimit mund të konsiderohet si liri e shprehjes dhe njohja përpara datës së zgjedhjeve me  financimet e partive politike është parakusht për zgjedhje të lira dhe të drejta. Kjo mund të vlerësohet kur mohimi i dhënies së informacionit do të pengonte ose dëmtonte ushtrimin e të drejtës së individit.

Natyra e informacionit të kërkuar: informacioni për të cilin kërkohet akses, në përgjithësi, duhet të përmbushë “testin e interesit publik”, në mënyrë që dhënia e tij të jetë i nevojshëm sipas nenit 10.

– Roli i kërkuesit: kur individi kërkon akses në informim me qëllim të informimit të publikut në cilësinë e tij si vëzhgues publik ose shoqëror, kjo do të jetë një vlerësim i rëndësishëm në përcaktimin nëse zbatohet Neni 10.

Informacioni i gatshëm dhe i disponueshëm: shkalla në të cilën informacioni i kërkuar është i gatshëm dhe i disponueshëm, gjithashtu, do të jetë një kriter i rëndësishëm kur përcaktohet nëse Neni 10 është i zbatueshëm për një rast kur një individi i është mohuar aksesi në informim.

Bazuar në këto kushte, ju lutem merrni parasysh kërkesën tonë për të shqyrtuar edhe themelin e rastit të paraqitur në kërkesën AIS kundër Shqipërisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut të paraqitur në  datën 18 maj 2016 lidhur me shkeljen e nenit 6, nenit 10 dhe nenit 13 të Konventës Evropiane. Gjithashtu merrni në konsideratë dhe mundësinë e përshpejtimit të procedurës për shqyrtimin e kërkesës/ankesës së AIS-it në Strasburg, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Duke shpresuar se kërkesa jonë do të merret parasysh.

Aranita Brahaj –
Drejtore Ekzekutive e AIS

Përfaqësuesi Ligjor  Avokat Viktor Gumi

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Këshilli i Evropës

Etapa të mëparshme të Procesit Gjyqësor AIS vs Parti Politike për Transparencë me Financat Elektorale

Pozicion Pune Programues , Webmaster

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer.

Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY).

Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri në gjuhën gjermane, pasi kandidatë të suksesshëm mund të transferohen pas 6 deri 12 muajve në një subjekt të ngjashëm në shtetin Gjerman.

Pagesa neto është 900 USD, me kontribute dhe tatime të paguara. Java e punës është 40 orë.

Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim Web Developer, deri më 18 Janar 2019.

Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar sistaf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.

Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik. Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.

Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).

Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.

Cilësitë: i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar, i aftë të punjë 8 orë në ditë.  Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në [email protected] duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim specialist përpunim të dhënash Data Enter deri më 18 Janar 2019.

Kërkohet një specialist përpunim të dhënash Data Enter

AIS është duke këkruar 1 ose 2 persona staf për përpunim të dhënash. Procesi i punës është i thjeshtë dhe lidhet me përgatitjen e databazave me të dhëna të shoqërive tregtare. Pozicioni i punë nuk ka lidhje me analizë apo përpunim statistikor.

Personi duhet të jetë i diplomuar (edhe trevjecar) në degët financë, kontabilitet, biznes apo juridik. Të ketë njohuri mbi të dhëna të regjistrit të biznesit (QKB) dhe nëse nuk ka njohuri të jetë i aftë të mësojë shpejt mbi përmbajtjen e një regjistri të tillë.

Ora e punës paguhet neto 250 lekë plus kosto të punësimit apo kontraktimit (tatim mbi të ardhurën personale, kontribute shoqërore dhe shëndetësore të detyrueshme).

Kandidati / Kandidatja do ti nënshtrohet një procesi prove.

Cilësitë: i aftë për të mësuar, nivel të lartë përqëndrimi, modest dhe i motivuar për të punuar, i aftë të punjë 8 orë në ditë. Email [email protected]

Prokurime të Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga janar 2015, online një databazë sipas standardit OpenContracting

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga institucionet më të rëndësishme publike. Projektet e tij mbulohen nga Buxheti i Shtetit dhe kreditimi i Institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Prokurimi i punëve civile të FSHZH janë prokurime me rëndësi të veçantë për shkak të vlerave të larta dhe impaktit që duhet të krijojnë në sektorin publik. AIS ka përgatitur një databazë për secilin prokurim sipas standardit OpenContracting. Çdo individ mund të gjej aty të dhëna për tendera, fonde limit, oferta fituese, operator fitues, operator të skualifikuar, afate dhe terma kontratash. Të dhënat mund të filtrohen duke mundësuar analizë sipas vendosjes gjeografike të investimeve, kontraktimit me subjekte të caktuara të huaja apo vendase, tip procedurave të aplikimit në tenderim, kategorive të projekteve sipas vlerës dhe nivelit të konkurueshmërisë në garë. Të dhënat do të përditësohen çdo ditë duke u bërë të mundur taksapaguesve të monitorojnë kontraktime që lidhen me para dhe të mira publike.

Asset Declaration, interesa ekonomike dhe pasurore të Kryebashkiakëve

Cilat janë interesat ekonomike të Kryebashkiakëve? Asset Declaration është një proces i kontrollit të integritetit, interesave dhe pasurisë së zyrtarëve të nivelit të lartë. Në vendin tonë Kryebashkiakët si drejtues të nivelit të lartë dhe të zgjedhur me votë kanë detyrim të bëjnë deklarim të aseteve pranë institucionit Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Kontrollit të Interesave. Por aktualisht asset declaration nuk janë të publikuara në web të Inspektoriatit apo në web të bashkive. Para dhe Pushtet është një databazë me akses publik, krijuar nga AIS duke aplikuar të drejtën për akses informacioni. Në këtë rubrikë janë të zbardhura të gjitha deklaratat pasurore të Kryebashkiakëve në vite. Çdo qytetar mund të bëjë kërkim dhe kontroll online për tu njohur me interesa pasurore dhe ekonomike të kryebashkiakut të tij dhe anëtarëve të familjes. Të tjera analiza mbi të ardhura dhe interesa ekonomike për Kryebashkiak gjenden tek Open Data Albania.

Open Corporates Albania – Monitoro Klient të Bashkive

Monitoro Klient të Bashkive, është një nga projektet e AIS për transparencë me Bashkitë. Projektit ka si rezultat kryesor databazën Open Corporates Albania. Në këtë databazë janë të dhëna ekonomike të subjekteve të biznesit që kanë fituar tendera dhe kontrata me bashkitë. Databaza prezanton Kontraktorët Privat të Bashkive, bën te njohur se kush janë zotërues dhe drejtues të tyre,prezanton performancën ekonomike dhe historikun e aktivitetit ekonomik. Këto subjekte ekonomike pasi fitojnë një tender bëhen implementues të shërbimeve, punëve apo veprave publike. Gjithashtu publiku njihet edhe me faktin se kush qëndron pas këtyre kompanive që fitojnë të drejtën e Kontraktorit me Njësi të Qeverisjes Vendore. Për secilën shoqëri biznesi është ndërtuar një pasaportë sipas standardit OpenCorporate dhe në këtë pasaportë është edhe lista e tenderave të fituar sipas bashkive gjatë periudhës 2015 dhe ongoing.