ZA’LART në Media

“Blerja e Votës” mbi 230 raste të Raportuara në ZA’LART

 

intervista-me-aranita-brahaj-2Link: http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/keshtu-blihen-votat-ne-shqiperi-230-raste-te-denoncuara-44792/

 

Procedim Penal për Kryebashkiakun e Vorës, Aranita Brahaj përfaqësuese e ZA’LART shprehet për Zërin e Amerikës

 

Përdorimi i të Rinjve në Fushatë dhe Manipulimi i Votës

 

Dita e Zgjedhjeve dhe Problematika të Rapotuara në ZA’LART – Zëri i Amerikës

AIS në Edicionin e 3-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare për Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim, 2015

Instituti Shqiptar i Shkencave edhe këtë vit do të jetë pjësë e edicionit të 3-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare me fokus Teknologjitë dhe aplikacionet për Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim, organizuar nga Departamenti i Informacionit dhe Sistemeve Inxhinierike të Universitetit të Egjeut në Samos/Greqi në datat 29 qershor – 3 korrik 2015.

Në këtë aktivitet AIS / Open Data Albania do të përfaqësohet nga Shefiko Hajna, analiste për Open Data dhe Marilda Mancka pjesë e grupit të punës për Open Data Albania.

Shkolla Verore OpenGov2015 do të mundësojë përfshirjen e pjesëmarrësve në “Qeverisje të Hapur dhe Bashkëpunim” nëpërmjet çështjeve të tilla si: të dhëna të hapura, crowd-sourcing, modelim analitik dhe simulimi i mjete të sakta, analizë të dhënash dhe teknologjive vizualizuese.5668494685e1efd38006275d42719e28

Ambasadorja e BE znj. Romana Vlahutin fton qytetarët të denoncojnë blerjen e votës në ZA’LART

Faktori ndërkombëtar ka qënë tepër i angazhuar që proçesi zgjedhor në 21 qershor 2015 të vijojë në normalitet dhe të mos hasë fenomene si shit-blerja e votës. Ambasadorja e BE znj. Vlahutin gjatë Konferencës së dytë të Dhomës Zgjedhore organizuar nga Fondacioni Soros për situatën para dhe pas zgjedhore u bëri apel qytetarëve që të denoncojnë çdo formë presioni të mundshëm dhe tentative për blerje vote tek www.zalart.al. Gjithashtu, ajo konfirmoi rëndësinë e ketyre zgjedhjeve në arritjen e stabilitetit politik dhe proçesin e integrimit Europian të vendit.

 

Deklaratë e përbashkët e anëtarëve të Dhomës Zgjedhore mbi administrimin e proçesit zgjedhor

Dhoma Zgjedhore përmes anëtarëve të saj si KZLN dhe ISP ka monitoruar proçesin zgjedhor dhe tani do të vazhdojë të monitorojë proçesin e numërimit të votave. Përmes portalit online zalart.al është bashkëpunuar me qytetarët për të siguruar një proçes të rregullt zgjedhor.

Fakti që qindra qytetarë në të gjithë Shqipërinë i janë përgjigjur thirrjes për të raportuar në portalin zalart.al duke denoncuar çdo shkelje të evidentuar, përbën një lajm të mirë dhe tregon një angazhim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Proçesi votimit në përgjithësi u zhvillua në kushtet e një situate normale të rendit dhe sigurisë. Sjellja e policisë së shtetit vlerësohet të ketë qenë në përputhje me ligjin zgjedhor.

Gjithashtu vlerësojmë se media po luan një rol tepër të rëndësishëm në pasqyrimin minutë pas minute të situatës zgjedhore në mbarë vendin.

Daljet publike të partive politike në ditën e votimit megjithëse të kufizuara krahasuar me zgjedhjet e shkuara kanë thyer heshtjen zgjedhore. Gjithashtu në kundërshtim me ligjin u vëzhguan pranë qendrave të votimit dhe mjediset rreth tyre të kandidatëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë politikë. Gjatë ditës së sotme është konstatuar se komisionet e Qendrave të Votimit nuk kanë marrë masa për zbatimin e kërkesave të ligjit, që në 150 m larg QV të mos ketë materiale propagandistike. Raste të tilla janë raportuar në disa qytete.

Për shkak të ndarjes me vonesë të bazës materiale dhe mungesës së komisionerëve hapja e proçesit të votimit të bëhet me vonesë në disa QV apo për hapjen e tyre pa praninë e të gjithë anëtarëve.

Gjithashtu u konstatua se personave me aftësi të kufizuar nuk i janë krijuar kushtet e nevojshme të parashikuara në ligj për ushtrimin lirisht të së drejtës së votës.

Në disa raste, niveli i pamjaftueshëm i përgatitjes profesionale të komisionerëve të qendrave të votimit, ka bërë që disa votues të mund të fotografojnë votën e tyre në fletën e votimit dhe ta postojnë këtë nëpër rrjetet sociale. Një sjellje e tillë krijon kushte për shitblerjen e votës dhe deformimin e vullnetit të zgjedhësve.

Në disa raste në QV të Durrësit, Kavajës dhe Vorës u tentua që disa zgjedhës të mos lejoheshin të votojnë megjithëse e kishin emrin në listë.

Në këtë moment vullneti i votuesve shqiptar është shprehur me qetësi në kutitë e votimit. Anëtarët e Dhomës Zgjedhore bëjnë apel që çdo votë e Shqiptarëve të numërohet me korrektësi dhe zëri i tyre të dëgjohet nga palët në proces.

Anëtarët themelues të Dhomës Zgjedhore:

Bëjnë thirrje për një mirë-administrim të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore.

Bëjnë thirrje forcave politike që të tregojnë vullnetin e tyre në mënyrë që komisionerët e tyre të zbatojnë ligjin zgjedhor për numërimin, vlerësimin dhe tabelimin e rezultateve zgjedhore

I bëjnë thirrje administratës zgjedhore dhe në veçanti grupeve të numërimit të zbatojnë me përpikmëri kërkesat e ligjit.

Ripërsërisin qëndrimin e tyre që për çdo rast të konstatuar të thyerjes së ligjit të fillojë hetimi kryesisht nga organet ligjzbatuese.

Dhoma Zgjedhore, përmes KZLN do të monitorojnë hap pas hapi proçesin e numërimit të votive në të 90 qendrat e numërimit.

Raport i Ndërmjetëm ZA’LART 2015

Deri në datën 12 qershor, në portalin ZA’LART kanë mbërritur 200 raportime qytetare. Ato përmbajnë informacion dhe denoncime për abuzime në kuadër të fushatës zgjedhore. Raportimet janë të ndara në 12 kategori shkeljesh ku numri kryesor i raportimeve ka të bëjë me raste të keqpërdorimit të administratës dhe sektorit publik. Për këto lloj shkeljesh ka një sensibilitet të lartë që përkon me 44% të rasteve të raportuara apo thënë ndryshe me 98 raportime. Tentativa për blerje të votës kundrejt parave dhe shërbimeve, apo  kundrejt interesave të drejtpërdrejta është raportuar në 21 raste. Në raportime qytetarë zënë vend edhe njoftimet për tensione dhe parregullsi sikurse ndërhyrja apo prezencë e forcave të policisë së shtetit.

Raportimet Qytetare në ZA’LART ju mund ti gjeni duke klikuar tek Raportime.

Persa i  përket përdorimit të sektorit publik konstatohen raste të urdhëruara të prezencës së punonjësve të administratës në mitingje elektorale, kërkesa për ta deklaruar dhe premtuar votën kundrejt mundësisë për të mbajtur vendin e punës. Raste tipike janë largimet e bluzave të bardha nga spitalet dhe qendrat shëndetësore për pjesëmarrje në takime elektorale gjatë orarit zyrtar të punës, duke lënë pa kujdes pacientët. Këto raportohen në Librazhd, Fushë Arrëz, Mirditë dhe Berat.

Gjithashtu konstatohen raste më të përshkallëzuara të përdorimit të sektorit publik në bashki ku rikandidojnë kryetarët aktual. Tentativa për të patur votën e 18 vjetarëve duke rekrutuar ata në shkolla publike është një detaj që është raportuar në Vorë, Rrëshen, Kukës, Kamëz dhe Lezhë.

Probleme janë vënë re edhe me objektet që do të përdoren si qëndra për KZAZ ku raportohen se shumë prej tyre janë në godina publike të papërshtatshme si: godina të bashkive, objekte të institucioneve që refuzojnë të vënë sallat në dispozicion të KZAZ-ve apo raste të godinave të shkollave të mesme të cilat në datën 19 qershor vetëm 48 orë para votimeve do të jenë në dispozicion të maturës shtetërore.

Deri më tani janë 21 raste raportimi për Blerje Vote. Ato nuk përbëjnë raste tipike të vërtetuara, të blerjes së votës kundrejt shumave konkrete, por nisur edhe nga eksperienca me ZA’LART 2013, ngjarje të tilla shënohen me intensitet në javën e fundit të fushatës.

Të dhëna të portalit dhe rrjeteve sociale ku mund të gjeni Za’Lart janë:

WEB: http://zalart.al

FB: ZA’LART – Raised Voice Albania (community)

Twitter – ZA’LART @ZaLartAlbanian

YouTube – ZA’LART 2015

Untitled

Financime Elektorale

Drejtoresha Ekzekutive e AIS, Aranita Brahaj e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në televizionin ORA News, për të diskutuar në lidhje me të ardhurat finaciare dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore. “Ekopolitikë” është një program i cili trajton çështje të ekonomisë politike nën drejtimin e gazetares së njohur Aurora Sulçe.

Instituti Shqiptar i Shkencës pjesë e Dhomës së Situatës Zgjedhore

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 për herë të parë do të monitorohen dhe vlerësohen nga një koalicion prej 7 organizatash jo-qeveritare vendase të cilat kanë krijuar një dhomë të situatës zgjedhore me qëllim kordinimin e informacioneve dhe ekspertizën e tyre mbi ecurinë e procesit zgjedhor. Instituti Shqiptar i Shkencës, pjesë e kësaj iniciative në kuadër të projektit Za’Lart 2015 një portal “online”, u jep mundësinë qytetarëve të raportojnë lidhur me problematika dhe defekte zgjedhore.

Dhoma Zgjedhore 2015 – Iniciativë e Shoqërisë Civile

02 Qershor, 2015

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit për herë të parë do të monitorohen dhe vlerësohen nga një koalicion prej 7 organizatash jo-qeveritare vendase të cilat në një zë të përbashkët do të kordinojnë informacionet dhe ekspertizën e tyre në lidhje me ecurinë e të gjithë procesit zgjedhor

Dhoma Zgjedhore është një iniciativë tërësisht shqiptare e projektuar si një platformë për shkëmbimin e informacionit ndërmjet të gjithë aktorëve që punojnë për zgjedhjet, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë ndaj krizave të lidhura me procesin zgjedhor.

Kjo nismë e organizatave me përvojë në monitorimin e zgjedhjeve mbështetet nga Fondacioni “Soros”, me qëllim perftimin e një vlerësimi serioz dhe të besueshëm të faktorit shqiptar mbi cilësinë e proçeseve zgjedhore.

Pjesë e kësaj inciciative është edhe Instituti Shqiptar i Shkencës, që do japë kontibut në kuadër të projektit Za’lart 2015 një portal “online”, që u ofron qytetarëve mundësinë për të kontribuar në zgjedhje të ndershme dhe të lira në vend.

Znj. Aranita BRAHAJ, Drejtoreshë e AIS u shpreh se në raportimet e bëra për Za’Lart evidentohet se fushata zgjedhore e 2015 ka nisur me shkelje e problematika, duke vënë theksin në tentativat abuzive për rekrutim dhe korruptim të votuesve të herës së parë në shkollat publike, si dhe në përdorimin e sektorit publik për qëllime elektorale.

Permes krijimit të dhomës së situatës zgjedhore dhe të portalit online, shoqëria civile u bën thirrje qytetarëvë t’i bashkohen kësaj nisme, për të denoncuar çdo problem të hasur gjatë procesit të votimit, për ta bërë atë sa më demokratik dhe transparent.

Foto prezatimi te lajmit foto konference foto te perfaqesuesve

Shoqëria Civile për Monitorim dhe Zgjedhje të Drejta në Shqipëri

Point Conference: 20-24 of Maj 2015, Bosnje & Herzegovinë

Instituti Shqiptar i Shkencës edhe këtë vit ishte pjesë e një prej konferencave më të rëndësishme në rajon dedikuar llogaridhësnies në politikë dhe Teknologjive të reja, Point Conference. Organizata (Zašto ne) organizon Poin 4.0 Conference, që nga viti 2012 në bashkëpunim me 7 Organizata të Shoqërisë Civile në Europën Juglindore.

Këtë vit një panel i tërë ju kushtua përfaqësuesve të Shoqërisë Civile në Shqipëri, të përfaqësuar nga Aldo Merkoci (Mjaft), Besjana Hysa Albanian Institute of Science dhe Erald Hoxha Za’Lart Albania.

Paneli i ditës së tretë të konferencës me titulli: Shoqëria Civile për monitorim dhe zgjedhje të drejta në Shqipëri u mbajt nën moderimin e znj. Ivana Cvetković Bajrović (përfaqësuese e NED), e cila shkurtimisht prezantoi pjesëmarrësit me vështirësinë e proçeseve zgjedhore të hasura gjatë 20 viteve në vend

  • Sesioni u hap nga Aldo Merkoci, Drejtues i Marrëdhënive me Median në Lëvizjen Mjaft, prezantoi publikun me eksperiencën e shpenzimeve të fushtave dhe monitorimin e partive politike gjatë zgjedhjeve të 2013.
  • Besjana Hysa, Projekt menaxhere për Institutin Shqiptar të Shkencës foli në session për një sërë nismash që AIS ka ndërmarrë në kuadër të shpenzimeve elektorale për periudhën 2099-2013, të publikuara në portalin Open Data Albania.
  • Erald Hoxha, prezantoi projektin e AIS Za’Lart Albania që konsiton në përdorimin e një platforme mbi zgjedhjet në 2013, platforma do të ketë një vazhdimësi dhe në zgjedhjet e lokale 2015, ku u mundësohet qytetarëve të raportojnë raste të manipulimit të votës, abuzime të administratës me përdorimin fëmijeve në fushata elektorale, si dhe ecuri difektoze të proçesit zgjedhor.

Sesioni u pasua me diskutime nga të pranishmit lidhur me aspekte të shqetësuese të proçesit dhe monitorimit për zgjedhje të drejta në Shqipëri.

Prezantimi si vijon:

Civil Society Monitoring the Elections in Albania , keeping Free and Fair

Money Governements and Politics

Foto nga konferenca:

IMG_6304 IMG_6327

Të rinjtë dhe përdorimi i mjeteve ICT për zgjedhje të drejta

Workshop: Në Vlorë, Shkodër dhe Berat

AIS në partneritet me Vlora Youth Center në kuadër të projektit Za’Lart 2015 dhe Vlora Youth Vote, të financuara nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, dhe OSFA morën pjesë në prezantimin me titull Metoda/Instrumente të pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendimmarrëse. Akademia e Liderave të Rinj në Vlorë, zhvilluar më 16 Maj, 2015 u fokusua mbi metodat e pjesëmarrjes qytetare në proçeset vendimmarrëse.

Znj. Aranita BRAHAJ prezantoi në aktivitet platformën Za’Lart dhe diskutoi me pjesëmarrësit mbi mundësitë dhe efiçencën e përdorimit të instrumenteve ICT dhe mediave sociale në proçeset demokratike të pjesëmarrjes, si dhe monitorimin qytetar të zgjedhjeve lokale.

Në Shkodër më 29 Maj, 2015 AIS sëbashku me Institutin për Studime Ndërkombëtare (AIIS) organizuan një event në kuadër të projektit Za’Lart. Blerta TUCI dhe Shefiko HAJNA përfaqësuese për programin Za’Lart 2015, zhvilluan diskutime intesive me të rinj të forumeve politike Shkodër rreth problematikave zgjedhore, rolin e qytetarit zgjedhje dhe inkurajuan të rinjtë të përdornin platfromën Za’Lart, si një mjet për edukim dhe pjesëmarrje qytetare.

Gjithashtu në Berat në 5 qershor 2015 u mbajt trajnimi i tretë i rradhës me të rinjtë e akademisë politike. Në trajnim programi Za’Lart u prezantua nga drejtoresha e AIS Aranita BRAHAJ e cila u shpreh mbi rëndësinë e përdorimit të Za’Lart në raportimin e defekteve dhe parregullsive zgjedhore.

 

image-2843397ca809cf841cb7d4833c802a8ce4f6d8e2a707be27fe13c8c01486dff4-V 11267732_850030618407625_6469824670309695006_o 11267997_850031018407585_8821770646696955040_o11103194_420419564786557_4890500227241944905_o