Të dhëna të Hapura dhe analiza për Kriminalitetin në Familje dhe me të Mitur

Kriminaliteti i të Miturve dhe Kriminaliteti në Familje, këto tema kanë qenë në qendër të publikimeve dhe analizave në portalin Open Data Albania të javëve të fundit. Nga 4 deri 10% e autorëve të dënuar për krime dhe kundravajtje penale nga Gjykatat Shqiptare, në dekadën 2005-2015, janë të mitur nën moshën 18 vjeç. Krime kundër pasurisë si vjedhjet, krime kundër jetës dhe aksidente e pakujdesi në drejtimin e mjetit janë veprat penale që hasen më shpesh tek të miturit. Politika penale në Shqipëri vijon të viktimizojë mosha nën 18 vjeç duke i dënuar në mënyrë paradoksale për vepra ku ata janë viktima si ushtrimi i prostitucionit dhe kalimi i paligjshëm i kufirit.

Gazetarinë e Bazuar në Fakte – MGP një projekt me kontribut

Programi ynë Money, Goverment and Politcs, një program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri nëpërmjet programit  MATRA for Rule of Law ka kontribuar ndjeshëm në Facted – Based Journalism/ Gazetarinë e Bazuar në Fakte në dy vitet e fundit. Në përfundim të fazës së parë të programit konstatohen dhjetëra tema dhe artikuj në faqe të para të gazetave dhe në titujt kryesor të programeve lajme në tv. AIS ka hapur, mirë strukturuar dhe ka analizuar të dhëna për shpenzime buxhetore, trende ekonomike dhe sociale, të dhëna për deklarimin vjetor të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, taksa dhe financime publike. Kjo gamë informacioni i lehtë për tu kuptuar dhe përdorur ka stimuluar qindra artikuj mediatik me gazetari të bazuar në fakte.

Pozicion Pune IT, Webmaster

Kërkohet të punësohet me kohë të plotë ora 9:00 me 17:00 çdo ditë nga e Hëna në të Premte, një person në pozicionin Webmaster. Personi duhet të ketë njohuri IT, shprehi dhe eksperienca të mira mbi algoritmet. Njohur mbi databazat. Të mos ketë punuar vetëm me WordPress dhe të ketë aftësi të mësojë duke punuar. Personi duhet të ketë Diplomë Studime Universitare në Informatikë Ekonomike ose Inxhinieri Informatike.

Vëndi i punës është në Tiranë.

Dërgoni një CV në shqip ose në anglisht në adresën [email protected] titulli i emailit CV – IT, Webmaster.

Aplikimet  janë të hapura deri në datë 20 Dhjetor.

Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor, Workshopi, Follow the Money / Ndiq Paratë – në ScanTV

Me dëshirën për të forcuar rolin e medias në cështje të transparencës, llogaridhënies dhe antikorrupsionit, AIS organizoi workshopin Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor. Dekriminalizimi, standarti dhe rregullat e auditimit të financave elektorale, keqpërdoirmi i sektorit publik ishin tema që u trajtuan nga ekspert pjesëmarrës në workshop :

Z.Afrim KRASNIQI, Drejtor Ekzekutiv ISP

Znj. Eleonora OLLI, Nënkryetare  IEKA

Znj.  Manjola NAÇO, Drejtore Audit KLSH

dhe u diskutuan me gazetarët.

Në event ishte edhe znj.  Dewi van de WEERD, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës e cila theksio rolin e rrëndësishëm që ka media për procese të rregullta zgjedhore dhe në tkurrje të rasteve korruptive.

Më poshtë kronika e përgatitur nga ScanTV për këtë workshop.

 

Workshop Datë 08.12.2016 : Follow the Money / Ndiq Paratë – Financimi i Subjekteve Elektorale dhe Korrupsioni Zgjedhor.